Po të besosh në të mirën dhe po të kërkosh gjërat që kanë vlerë të lartë kudo rreth teje, kjo do të thotë se e ke vendin tuaj në këtë botë. Kështu mendon Petër Bojaxhiev, i cili dhe shpenzon kohën e tij për biznes dhe fushata të arsyeshme. Ai është udhëheqës i një agjencie për reklamë dhe është ndër bullgarët që kanë studiuar jashtë shtetit, por kanë vendosur të kthehen në atdhe. Ka arritur shumë suksese në kushtet e tregut të shtrënguar të raklamës, të ambientit të keq të konkurrimit dhe të kompanive të falimentuara.
Pasi mbaroi universitetin në fushën e reklamës dhe komunikacioneve në Britaninë e Madhe , kaloi stazh në Gjermani dhe mori mjaft dije dhe know-how, Petër Bojaxhiev u kthye në Bullgari. Sepse mendon se tek ne ai mund të zhvillojë potencialin e vet.
Shikova mundësi për zhvillim – për zhvillimin e ideve të mia dhe të kolegëve dhe miqve të mi - ideve të lindura jashtë shtetit – tha Petër Bojaxhiev. – Bullgaria është një treg i vogël, por nuk është zhvilluar, ka shumë dega në të cilat mund të bëhet shumë. Me përparimin e revolucionit digjital këto mundësi bëhen gjithnjë e më shumë. Por ideja ime nuk ishte lidhur me teknologjitë e larta, mund të them se ishte frymëzuar nga fillimi i shekullit të 20-të. Kështu me pertnerin tim në biznes filluam veprimtari dhe tani në agjencinë tonë të reklamave gjërat shkojnë shumë mirë.
Në fillim bile nuk kanë pasur ofis. Klientët e tyre të parë ishin miq të tyre. Për ta dy të rinjtë krijuan dizajnin e broshurave. Sot gobox është një agjenci, e cila jo vetëm punon mbi fushata të reklamës, por edhe dërgon mesazhe sociale. Për shembull Active Hour është një reklamë e ujit mineral dhe në të njëjtën kohë është thirrje drejtuar prindërve që të inkurajojnë fëmijët e tyre në ushtrimin e sporteve. Fëmijë iu dhurojnë dhuratat e veta fëmijëve të varfër – është pjesë e fushatës bamirëse të një kanali televiziv. Dhurimi i 12 mijë pjeshkave në qendrën e Sofjes është një mënyrë origjinale për reklamimin e frutave bullgare në kuadrin e një fushate të reklamës së lëngave.
Gjatshtë vjet në Bullgari – të gjithët dimë si mund të zhvillohet një biznes – tregon për fillimin Petër Bojaxhiev. Por unë kategorikisht nuk pranoj mendimet se mënyra e vetme për arritjen e suksesit është lidhur me mashtrime dhe vjedhje. Mendoj se biznesi mund të jetë i ndershëm, të përparojë duke respektuar rregullat dhe ligjet. Besoj se bile në se nuk arrijmë suksese financiare do të arrijnë suksese nga pikëpamja morale dhe do të japim një shembull të mirë për njerëzit pas nesh.
Petër Bojaxhiev beson se ideja e mirë mund të mposhtë mjedisin e keq për biznes. Biznesi bëhet kur japim diçka, jo kur veprojmë në mënyrë të padenjë për fitimin e një fushate apo të një klienti. – beson ai.
Jashtë marketingut ka diçka tjetër – e quajmë atë koeficient të ndikimit të dobishëm. Nuk është me rëndësi a bëhet fjalë për komunikim me konsumatorin përfundimtar apo për një fushatë për krijimin e imazhit, qëllimi është jo vetëm t’i shtojmë shitjet, por edhe të tregojmë se si duhet të mendojmë për ambientin, për njerëzit rreth nesh dhe si mund të dhurojmë ndonjë të mirë. Kështu që të bëhemi më të mirë dhe më humanë.
Dhe duke pasur parasysh se “biznesi është rruga e zbatimit të ideve të suksesshme sociale”, Petër Bojaxhiev shpreh angazhimin e tij me problemet e njerëzve të pastrehë, për të cilët ka bërë një film dokumentar. Ai ndihet i trishtuar për shkak të fatit të mjerë të këtyre njerëzve, por në të njëjtën kohë shqetësohet të flas për këtë.
Gjithmonë kur shikoj ndonjë njeri të moshuar rreth kazanëve të plehrave, pyes veten – a në të vërtetë njeriu e meriton këtë fat? Çfarë ka bërë ai gjatë 40 apo 50 viteve të tij? Ky është një problem i rëndë, por besoj se po të bashkohemi rreth një kauze, ajo do të gjejë zgjidhjen e vet. Kështu që – kërkoj bashkëmendimtarë për këtë problem.
Petër Bojaxhiev mendon se nga mentaliteti perëndimor në Bullgari ka importuar besimin e njeriut në të mirën. Nuk pranon vetveten si patriot, por ndihet më mirë atje, ku ka lindur. Dëshiron të jetojë dhe të punojë kështu që të kontribuojë për shtetin e tij dhe për njerëzit e tij të afërt. Mirëpo në se njeriu nuk ndihet mirë këtu, në se nuk pranon Bullgarinë si atdheu i vet, është më mirë të zgjedhë rrugën e tij – mendon ai.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaSukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..