Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Opera e ngre shpirtin njerëzor”- bisedë me Krasimira Stojanovën

Foto: arkiv

Krasimira Stojanova është një nga këngëtaret më fine të operës në hartën e yjeve në botë e cila përsëri e dhuroi publikun me çaste të paharrueshme përpara disa ditëve në sallën Bullgaria. Në një bashkëpunim me filarmoninë e Sofjes dhe nën drejtimin e shkopit të maestro Gjeorgji Dimitrovit, dëgjuam një program të përzgjedhur shumë mirë. Tingëlluan interpretime të shkëlqyera të arieve të operës dhe recitative, dhe po kështu dhe uvertura nga klasicizmi botëror.

Krasimira Stojanova është këngëtare me një lartësi botërore në artin e operës. Ajo është e dekoruar me titullin më të lartë “Kamerzengerin” gjatë vitit 2009, e cila u është dhënë këngëtarëve të operës në Austri.  Dy vjet më përpara, gjatë vitit 2007, merr dekoratën “Muzikant i vitit” të dëgjuesve të “Alegro vivaçe” të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Kurse gjatë vitit 2015 dekoratën e nderit”Doktor honoris kauza” të Akademisë për një art muzikor, të vallëzimit dhe të pikturimit në qytetin Plovdiv, nxënëse e së cilës është dhe ajo vetë.

Nuk ka një përcaktim për një soprano të Verdit....por në qoftë se ekzistonte, kjo do të ishte Krasimira Stojanova. Ndaj këtyre fjalëve të kritikës botërore, do të shtonim se drita dhe gëzimi të cilët burojnë nga zëri i saj janë si një ujëvarë prej diamanteve të rralla , ngjyrat e të cilëve zbukurojnë eterin.

Posaçërisht për Radio Bullgarinë këngëtarja e madhe e operës dha një intervistë të ndryshme, të përmbushur me shumë dashuri, bukuri, liridashësi dhe pjekuri, një dokument të gjallë për kërkimet krijuese dhe emocionet shpirtërore në artin e një artisti të madh. Falënderimet e mia më të përzemërta ndaj radios Kombëtare për këtë gjest të miqësisë. Me medien tuaj më lidh një partneritet të shkëlqyer - qenë fjalët e saj të para. Kurse pyetjes për vendin e operës në kohën tonë moderne ajo u përgjigj kështu:

Opera nuk duhet të përzihet me gjini të tjera, sepse atëherë do të humbas individualitetin e vet. Ajo është një art elitar që nga një moment të caktuar historik e këtej. Përpara 300-400 vjetëve nuk ka pasur radio, nuk ka pasur mjete për një komunikim në masë dhe njerëzit vet e kanë gëzuar dhe dëfryer veten. Mund të thuhet se opera në fakt është prindi i largët i radios, “një radio e gjallë”. Sot nuk duhet të jetë një art elitar, por të imponojë forcë dhe moral. Të çojë drejt mendimit dhe jo të ofrojë cinizma dhe të bëhemi dëshmitarë të një amullie të regjisorëve. Sepse sot opera është “mbretëria e regjisorëve”. Ata bëjnë me të, çfarë të duan. Në kohën e kaluar këngëtari ka qenë mbret, bashkë me dirigjentin, shpesh dhe me kompozitorin. Kurse sot, mjerisht nuk është kështu. Opera duhet të lartësojë shpirtin njerëzor.

Le të rikujtojmë se, debutimin e vet si këngëtare të operës Krasimira Stojanova e bën me rolin e Xhildës në operën “Rigoleto” nga Verdi gjatë vitit 1995 në operën Kombëtare të Sofjes. Gjatë vitit 1998 është e angazhuar në grupin e Shtatsoperas në Vjenë, ku dhe në këtë moment është një mike-soliste e përhershme. Këndon në teatrot më prestigjioze të operës dhe sallat e koncerteve nëpër botë- Metropolitën dhe Karnegi holl në Nju Jork, opera Mbretërore “Kovënt gardën” dhe Rojall Allbërt holl në Londër, shkalla e Milanos, Dojçe oper dhe Koncerthaus në Berlin, Koncerthaus në Vjenë e shumë të tjera. Punon me dirigjentët Rikardo Muti, Zubin Meta, Zhorxh Pretr, Sër Kolin Dejvis, Maris Jansons, Franc Vellzer-Mjost, Fabio Luizi, Daniele Gati, Vasill Kazanxhiev, Gjeorgji Dimitrov, Emill Tabakov, Pavell Balev e të tjerë.

O çast ndalo, kaq i bukur je ti! - kështu thuhet në frazën e njohur të Gjotes. A ka shpesh momente të ngjashme e pyesim Krasimira Stojanovën. Ja dhe përgjigjen e saj:

Po, vazhdimisht. E kam këtë çast, kur të mundem të prek atë pikë në shpirt, e cila e detyron të emocionohet...Mendoj se, secili , i cili kërkon në mënyrë më të thelluar ta bëjë, e përjeton këtë çast. Por kush arrin deri në një përsosmëri? Vetëm Zoti! Muzika është hyjnore. Fizikanët dhe astronautët dëshmojnë se, i gjithë universi është i ndërtuar mbi një lloj të caktuar harmonie me logjikë matematikore. Jo rastësisht kemi 7 tone, 7 ngjyra, 7 ditë në javë. Çdo gjë është harmoni dhe një përsosmëri absolute, e cila i nënshtrohet ligjeve të universit. Mjerisht, ne njerëzit jemi këta, të cilët bëjmë një kundra rend dhe kundra harmoni në Tokë. Bëjmë çdo gjë të mundur që ta shkelim.

Forca njerëzore dhe dobësia janë në qendër të të gjitha kërkimeve në art. Këngëtarja e madhe vazhdon me shembuj nga krijimi i Gjotes.

Deri në çastin e fundit ne njerëzit jemi në sprovë. Por na jepet e drejta të kemi mundësi të spastrojmë shpirtrat tanë, që të mund të hyjmë në këtë rend gjigant, ligj dhe univers, ku mbretëron një harmoni e plotë. Neve na jepet një prioritet i madh- kokullja.  E gjithë ideja e Gjotes është e përfshirë në pamjen e Margaritës së pafajshme. Deri në momentin e fundit ajo kalon përmes çdo lloj tmerreve. Ka qenë kaq e pastër saqë Mefistofeli thotë: “Unë nuk mundem ti bëj asgjë”. Pavarësisht nga të gjitha, ai mundet ta josh. Ajo bën gabim me Faustin, por dashuria e saj është e pastër. Deri në fund të jetës së saj ajo është në një pendim të thellë e të sinqertë. Dhe çfarë? Zoti i dërgon sprovë. A nuk është ky shembulli absolut sesi duhet të jetojmë? Bele vet Fausti ka momente të pendimit se e ka lënë këtë qenie pa dashuri, pa veten e vet....një temë shumë e madhe ...Sa i përket energjisë, të cilën e marrë nga publiku vendas, do të thosha , se asnjë nuk është profet në vendin e vet. Publiku vendas ka kërkesa më të shumta. Njeriu vet ka kërkesa më të shumta përpara vetes së vet në skenën vendase. Por ajo të cilën e kam fituar si jehonë nga ana e publikut në Bullgari, ky kuptim, këtë shpërthim emocionues...Sado të më duartrokasin në vende të tjera, kjo ndjenjë nuk mund të merret në asnjë vend tjetër. Sepse ka një elektrodë tjetër në këtë përzierje. Ky është kuptimi tonë pa fjalë të shpirtrave tona. Një lumturi e madhe.

Në koncertin e vet në sallën “ Bullgaria” Stojanova doli 3 herë në bis, me të cilën e falënderoi publikun e etur për një art të vërtetë. Me “Lutjen e Marija-Desisllavës” nga opera me të njëjtin titull të P. Haxhievit, ylli bullgar këndoj një lutje në emër të Bullgarisë. Një final triumfues, të dekoruar me duartrokitje të shumta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD