Muaji janar qe muaji i zhvillimeve të ndryshme shqetësuese-dhe të bursës, dhe të naftës dhe të lindjes së afërt. Që të gjitha konfliktet treguan hyrje në një fazë të re. Këtë e llogarisin analistët nga Instituti i sociologjisë “Ivan Haxhijski” në analizën e vet të përmuajshme. “As shpërndarja e kuotave të emigrantëve, as ndalimi i tyre nga Turqia, as ndalimi dhe kthimi i tyre nga Greqia janë vendime punuese. Marrëveshja e Dublinit për riadmisim nuk respektohet. Shengeni është i bllokuar (pjesërisht dhe përkohësisht). “Viti i Ri i Këlnit” del një pikë kthesë për politikën gjermane ndaj emigrantëve. Me thellimin e krizës së emigrantëve fillon dhe një farë “kohe të ultimatumeve”- faktorë të ndryshëm në Evropë fillojnë gjithnjë e më shumë të kërkojnë vendime dhe zgjidhje të shpejta nga Brukseli”, shënohet në analizë.
Mjedisi i ndërlikuar ndërkombëtar i detyron dhe drejtuesit bullgar të flasin gjëra të reja. Politika e jashtme përqendrohet gjithnjë e më shumë në duart e kryeministrit Bojko Borisov, i cili tanimë ka ambicien të tregojë mëvetësi dhe të mbrojë interesin kombëtar.
E gjithë kjo na detyron të mendojmë se, Borisovi po mundohet ta kthejë balancimin e vet në një fizionomi personale politike dhe interes kombëtar, komenton politologu Përvan Simeonov. Ai mundohet ta kthejë kësmetin, të cilin e ka Bullgaria-fakti se nuk ndeshet me problemet e mëdha deri në këtë moment me një karakter ndërkombëtar, ta kthejë këtë fat në kapital. Sepse Bullgaria i mbron mirë kufijtë e vet evropian deri në këtë moment. Vendi ynë është një nga vendet e pakta të parashikuara në regjion, që është jashtëzakonisht jo stabile. Borisovi nga ana intuitive e kupton se, ambiciozja e vendit tonë duhet të rritet dhe jo vetëm të lëvrojë dhe të balancojë, por maksimalisht të mund të nxjerrë ndonjë farë dobish prej kësaj. Një gjë tjetër është nëse Borisovi do të mund ta bëjë. Ai ka dëshmuar cilësitë e tij prej lideri në territorin tonë, atyre të një vizionari-jo dhe kaq. Por në territorin evropian është një gjë tjetër shumë më e ndërlikuar. Në këtë etapë po vëmë re vetëm zanafillën, të shikojmë sesi do të vazhdojë.
Sipas analizës të institutit “Ivan Haxhijski”, në spektrin politik bullgar po vihet re një sulm dhe nga e majta dhe nga e djathta. Rrethet eksperte, të afërta me “të djathtën e vjetër” duan të arrijnë me një presion me manovër atë, e cila nuk rastisi me “luftën e gjatë të pozicionit”gjatë vitit 2015, e cila çoi deri në remontin e pjesshëm të Kushtetutës. Ka një ngjeshje të tensionit, një folje të forcuar për zgjedhje përpara afatit, është e zgjedhur dhe parulla, e cila mban në vetvete ndjenjën për kritikë dhe pathyeshmëri:” “Mjaft më!”. Qetësia politike nga viti 2015 i është e nënshtruar sprovës. Ajo kombinohet dhe me gjendjen më shqetësuese tradicionale për muajin janar të popullsisë, mos kënaqësia nga çmimet e reja të vinjetës, dëbora, rastet dhunës, raporti i Komisionit Evropian. Prandaj dhe projekti i ri i djathtë i menduar nga lideri i Demokratëve për një Bullgari të Fortë-Radan Kënev, i cili akoma është pjesë nga Blloku Reformator drejtues, afishohet jo kaq si “bashkim të të djathtëve” sesa bashkim të “qytetarëve” kundra “oligarkisë”. Sa i përket së majtës, që nga fillimi i mandatit deri tani nuk ka pasur muaj me konstatime kaq të ashpra të Partisë Socialiste Bullgare: “një drejtim të luhatur”, “pamjaftueshmëri nga ana e ministrit të brendshëm”, “dështim të reformës gjyqësore”, “një shëndetësi e shkatërruar”, një likuidim përfundimtar të arsimit” dhe pika kulmore “Bullgaria po vdes”. Përvan Simeonov vazhdon:
Roli i ri opozitar i Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, e cila po vizatohet , është e përshtatshme për kryeministrin Borisov. Ai preferon pikërisht këto dy parti të jenë në opozitë, për llogari të Radan Kënevit, i cili e shkel Borisovin në vendet më të ndjeshme si moral, zbulime, sistem gjyqësor. Radan Kënev del si opozitë në të djathtë, me fjalë të tjera, në qafë të kryeministrit. Prandaj Borisovi gëzon për opozitë nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe vota e ardhshme e mosbesimit mund të forcojë shumicën drejtuese “pak të tundur” rreth zgjedhjes së ministres së re të arsimit Meglena Kuneva.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë po e ri mendon “kthesën e djathtë”, të cilën ish lideri i saj Ljutvi Mestan pati bërë , dhe deklarohet si opozitë të partisë GERB.
Sipas forcës së rrethanave ,aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë është gllabëruar në vetvete, sipas Përvan Simeonovit. Por në një nivel më të thelluar, vështirë mund të evitohet, sepse bile dhe gjatë votimit të kandidaturës të ministres së re të arsimit Kuneva, u duk sesa i rëndësishëm është jo kaq votimi , por pjesëmarrja, ose mungesa e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë nga salla. Lëvizja për të drejtat dhe Liritë ka dhe biznes krahë dhe një kamp të caktuar mediesh dhe seriozisht pak e “ rrahu” zonjën Kuneva. Në një nivel të dukshëm Lëvizja qe kundra kandidaturës së saj, mbahej dhe sillej në mënyrë opozitare, por në nivel jo të dukshëm-e ndihmuan këtë kandidaturë si një pjesë nga Grupi Parlamentar dhe nuk hynë në sallë dhe kështu kuorumi qe pakësuar. Lëvizja mund ti lejojë vetes shfaqje të shumta dhe të ndryshme.
“Një pjesë nga Fronti Patriotik tregon një vetëdije më të madhe politike , kurse një pjesë tjetër –vazhdon të tregojë një sjellje politike me shumë drejtime-mbron qeverinë, por kërcënon me votë të mosbesimit, në qoftë se ndonjë firmë turke fiton ndonjë konkurs të dhënë. Volen Siderov nga partia “Ataka” po kështu mbron Rusinë dhe kërkoi një ri start të menjëhershëm të “Rrymës jugore”, por deklaratat e tij mbeten larg nga shoqëria dhe nga vëmendja e medieve,” theksohet në analizën e Institutit mbi sociologjinë “Ivan Haxhijski”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..