Në Klubin letrar “Peroto” në Pallatin Popullor të Kulturës u zhvillua premiera e romanit “Flutura braziliane pas shpinës time”. Botimi ka fituar konkursin e Ministrisë së Kulturës. Përpara tij autorja Anna Kollçakova ka dy përmbledhje vjershash dhe një roman “Ardhja e majmunëve”. Udhëtim drejt humanizmit – kështu mund të emërtojë librin, i cili lexohet me një frymë. Një histori tepër emociononte për fatin e një fëmije të dënuar nga shtëpitë e dikurshme sociale për fëmijë të braktisur. Jashtë kësaj teme, në themel të librit Anna Kollçakova gërsheton devijimet lirike në shkronjat kursive, në të cilat për shembull prek probleme si de humanizmi i shoqërisë.
“Këtë libër e bëra kështu, që të mund ta lexojnë dhe njerëz, të cilët thjesht duan të shikojnë se çfarë do të ngjajë, kur e kalojnë kursivin – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Anna Kollçakova. – Nga ana tjetër, në qoftë se ndonjë do, pasi të shikojë se çfarë rastis në fundin e saj, të kthehet përsëri, të mendohet mbi këto gjëra, për të cilat thash. Të kujtohet për disa autorë, në qoftë se i ka lexuar, si Alesandro Bariko, Pabllo Neruda dhe Hristo Fotev, dhe të bëjë ndonjë farë asociacionesh. Mendoj se do t’i jem me dobi në një udhëtim të tillë interesant.”
“Një roman i shkëlqyer, një nga librat më të mirë bullgar, të dalë gjatë muajve të fundit në shtëpinë botuese “Letera” – kështu drejtoresha e saj Nadja Furnaxhieva e përcaktoi romanin e Anna Kollçakovës. Dhe akoma: “Kur e morëm dorëshkrimin në e-mail, unë qesh tepër kureshtare dhe menjëherë fillova ta lexoj. E fillova dhe nuk e lash në kuadrin e disa orëve me radhë. Thjesht mbeta pa frymë, derisa e lexova. Libri qe i shkëlqyer. Dhe unë qesh shumë kureshtare se kush është autori, sepse mjerisht deri në këtë moment nuk e njihja Anna Kollçakovën. Doli se, ajo ka një roman të botuar – “Ardhja e majmunëve”, një përmbledhje vjershash. Bisedova pak me të dhe mbeta me përshtypjen nga toni i saj i butë dhe nga karakteri, se vetëm një autore e tillë, e cila mban kaq shumë dashuri dhe mirësi në vetvete, mund të shkruaj një roman të ngjashëm.”
Në premierë libri u prezantua nga docentja Vesella Genova nga Fakulteti i filologjisë Klasike dhe të Reja në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
“Romani na kthen ose na transferon sipas moshës dhe përvojës sonë jetike drejt viteve 80 të shekullit të XX dhe drejt sistemit ekzistues deri përpara pak kohe për rritjen e fëmijëve të braktisur “Shtëpia nënë dhe fëmijë” – tregoi ajo. – Një studente, e cila në bazë të një rastësie të madhe bie në një punë vullnetare në një shtëpi të tillë, gjen në repartin në të cilin rriten fëmijë me të meta, një vajzë të cilën e konsideron si të shëndosh. Lufta e saj për jetën dhe për të ardhmen e kësaj fëmije është vija bazë e temës në roman, rreth së cilës ndërthuren disa fije të rëndësishme dhe të thella kuptimore. Ato të drejtojnë drejt problemeve të moralit shoqëror dhe personal, kuptimit të ekzistencës dhe të rastësisë së verbër. Romani pikturon një pamje gjoja impresioniste, por në fakt tepër realiste të anës shpirtërore të shoqërisë bullgare nga mesi i viteve 80 të shekullit të kaluar. Kjo pamje është e rëndë dhe të shtynë.”
Çfarë fshihet pas titullit të pazakonshëm të librit? Flutura braziliane është e lidhur me teorinë e kaosit, fillestari i të cilit është matematiku amerikan dhe meteorolog Eduard Llorenc. Gjatë vitit 1962 ai mban një fjalim të titulluar “A mundet një flutur, e cila hap krahë në Brazili, të shkaktojë tornado në Teksas?” Ja se çfarë shton Anna Kollçakova: “Unë e kam përdorur si simbol të kaosit, të rastësisë dhe të dënimit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..