Një popullaritet të madh tek ne dhe nëpër botë ka profeti bullgar gjyshe Vanga, së cilës akoma duke qenë gjallë i është përcaktuar aftësia të shikojë në të ardhmen e secilit, i cili shkon tek ajo. Disa njerëz besojnë se, ajo ka zotëruar dhuntinë të parashikojë ngjarje, të vizitojë me shpirt vende të ndryshme dhe të kontaktoi me arsye me botët e tjera. Fenomeni Vanga nuk është i vetmi për Bullgarinë. Gjatë kohës së saj kanë jetuar dhe bullgarë të tjerë të dhuruar me një forcë të mbinatyrshme, të cilët i kanë shprehur parashikimet e veta në një rreth më të ngushtë njerëzish.
Shkrimtari Hristo Nanev ka pasur shansin e rrallë të takohet jo njëherë me disa nga profetët më të mëdhenj-fenomen ose me njerëz, të cilët nganjëherë i kanë vizituar. Në një varg prej 20 librave ai ka mbledhur parashikimet dhe urtësinë e profetëve. Gjysma e punimeve u janë kushtuar profetëve të njohur bullgarë nga fundi i shekullit të kaluar si për shembull Sllava Sevrykova. Nanev është studiues dhe të veprës së Ljubomir Llullçevit, i quajtur akoma “Profeti i Kurorës” ose “profeti në hije të mbretit Boris i III.
“Çdo një nga fenomenet bullgare ka ndihmuar, kurse me parashikimet e veta dhe sot u ndihmon njerëzve – tregon Hristo Nanev. – Kureshtare është se, profetët bullgarë kanë kontakte midis tyre. Ljubomir Llullçev, Vanga dhe Sllava Sevrykova dhe mësuesi Petër Dënov e kanë njohur njëri tjetrin. Këtë janë njerëz me dhunti fenomenale. Të cilët na befasojnë dhe sot. Përmes kontakteve midis tyre ata kanë përmirësuar cilësinë e punës së tyre. Çdo një profet është i vetmuar në jetën e vet personale, sepse ata janë të shënuar nga Zoti”, njerëz, të ndryshëm nga të tjerët. Për shembull profetët Vanga dhe Sllava Sevrykova janë quajtur midis tyre motra. Për shumë nga parashikimet, të cilat i bëri Sllava Sevrykova duke qenë gjallë, nuk ka pasur sesi të bëhen të njohura publikisht. Parashikimet e saj janë konkrete dhe në fusha të ndryshme, kurse përveç të tjerave kanë qenë jo të mirëpritura më tepër për njerëzit në pushtet. Ajo prej kohe parashikoi se, Në Bullgari do të bëhet një ndryshim të modelit politik. Piktori Panço Panev nga qyteti Sofja kujtohet për pyetjen se çfarë do të bëhet me të, në qoftë se e bën të ditur parashikimin e saj se, pas 20 vjetëve do të rrëzohet Todor Zhivkovi nga pushteti. Fjalët e saj kanë qenë se, ndryshimet do ta gëzojnë popullin tonë, por pas kësaj do të vijë një varfëri e paparë dhe njerëzit do të qajnë për kohën e kaluar. Këto supozime të saj dolën shumë të vërteta dhe të sakta, pohon më vonë piktori. Në rrethin e ngushtë të Sllava Sevrjukovës mbahen mend fjalët e saj, se do të paraqitet një njeri me shenjë në ballë, i cili do të ndryshoi botën. Një profeci e thënë shumë përpara paraqitjes së Mihaill Gorbaçovit dhe rolit të tij si president i Rusisë. Aty ka parashikime për kohën tonë, se pikërisht sapo të hyjë Bullgaria në Evropë, dhe bota do të niset për keq, thotë Sevrjukova. Ka pasur parasysh krizën financiare, e cila tronditi botën dhe akoma po i shqetëson njerëzit.”
Sipas tij bullgarët kanë nevojë, më në veçanti në vitet e vështirësive dhe të sprovave prej parashikimeve optimiste të fenomeneve dhe profetëve të vet. Me to e frymëzojnë popullin me një besim në të ardhmen më të mirë, që të mos ulin kokë njerëzit dhe me forca të veta të mund të bëjnë ndryshimin.
“Në parashikimet e Sllava Sevrjukovës për popullin bullgar ajo thotë se, ai nuk do të jetë gjatë kaq i gjunjëzuar, por do të vijë kohë, kur bota përsëri do të na vlerësojë dhe njerëzit e lindur në Bullgari do të japin kontributin e vet më në veçanti në fushat shpirtërore, në art dhe kulturë. Sipas fjalëve të saj, bile në “politikën e urryer” do të shfaqen personalitete”. Mbase është shumë e afërt koha, kur kjo do të ngjajë, sepse profeti vdiq gjatë vitit 1991, kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga parashikimet e saj. Kurse sa i përket pyetjes se “kur do të vijnë drejtuesit e mirë, ajo thotë se do të ndërrohen më shumë se 10 qeveri, derisa të vijnë ata të cilët do të punojnë me të vërtetë për Bullgarinë. Nga kjo pikëpamje ka perspektiva shumë të mira për vendin tonë, sepse pas kohe, siç parashikon ajo, “ne do të jemi Zvicra e dytë e Evropës”. Tani tingëllon në mënyrë fare absurde, kur jemi kaq të varfër dhe gjithmonë jemi në fund”, por në bazë të shumë treguesve, ky parashikim na jep optimizëm. Njëkohësisht ajo flet dhe për paraqitjen e dy liderëve të rinj burrë e grua, të cilët do të kenë një rol të madh për lartësimin e vendit tonë. Siç thotë profeti – “Këta do të jenë fenomene shpirtërore të cilat do ta afrojnë shumë popullin bullgar.” Sipas përshkrimit të bërë prej saj, kjo kohë po afron. Në qoftë se duhet të përgjithësojmë, pritet një ndryshim me cilësi dhe rritje të kombit, por siç thotë ajo vet, “ne nuk duhet të kthehemi në një gjigant ekonomik, por do të jemi prijës përmes forcave tona shpirtërore.” Në këtë kuptim, sipas Sllava Sevrykovës, Bullgaria është një vend i bekuar, sepse sprovat e mëdha të cilat e presin njerëzimin, do ta prekin më dobët vendin tonë. Profeti pohon se, bullgarët asnjëherë nuk do të zhduken nga harta e botës, në ndryshim nga disa popuj të tjerë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..