Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vendin e punës do të hyjmë në role të ndryshme dhe do të mësojmë gjatë tërë jetës

Foto: Bulfoto

Jetojmë në një kohë të tensionuar. Dhe në se do t’i mbetemi mbrapa ecurisë së saj të shpejtë, atëherë humbin shanset për jetë të mirë. Kemi nevojë për një mendim të ri global, edhe në tregun e punës. Vetëm kështu do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi kërkesave të larta të botës së ndryshueshme. Kompanitë e së ardhmes do të kërkojnë të ashtuquajturat nëpunës shume funksionues. Profilizimi i ngushtë gjithnjë e më shumë do të mbetet në të kaluarën. Kështu njerëzit do të jenë të detyruar të disponojnë dituri në fusha të ndryshme, ndërsa atë që mungon në dituritë do të mësojnë gjatë punës.

“Multifunksionaliteti do të jetë motivacioni i ri, sepse njerëzit do të bëjnë punime të llojllojshme, ngandonjëherë do të plotësojnë disa detyranë një kohë të njëjtë. Në këtë mënyrë ata do të rritin produktivitetin e kompanisë dhe të jetës së tyre personale – komenton Nadja Vasilleva, drejtoreshë ekzekutive e një kompanie për grumbullimin e kuadrove. – Krahas kësaj edhe nivelet e stresit do të rriten për shkak të ndërrimeve të shpeshta. Kështu njerëzit më të qëndrueshëm do të arrijnë të plotësojnë detyrimet. Në të njëjtën kohë secilit do t’i imponohet të gjejë bilancin në aspektin profesional, të bëjë karrierë, të zhvillojë aftësitë dhe kualifikimin, të kontrollojë statusin e vet shëndetësor. Natyrisht kultura elementare financiare gjithashtu do të jetë e detyrueshme, kështu që njeriu të planifikojë dhe të kontrollojë bilancin e vet. Në përgjithësi multifunksionaliteti  do të japë një përparësi për kandidatët, të cilët konkurrohen për vendet e lira të punës.”

Punëdhënësit gjithnjë më e vështirë gjejnë nëpunës të kualifikuar. Kjo për shkak se evolucioni i vendit të punës kërkon cilësi dhe aftësi të ndryshme, si etika, gatishmëri për ndryshim, disiplinë, sipërmarrje, marrje përsipër të përgjegjësive të ndryshme, grumbullimi i diturive të reja. Të gjitha këto janë vetëm pjesë e virtyteve, të cilët do të jetë i detyruar të posedojë kandidati, shpjegon Nadja Vasilleva dhe vazhdon:

“Te punëdhënësit shihet një krizë të menaxhimit të mesëm për shkak të mungesës së përgjegjësisë, angazhimit, iniciativës. E gjithë kjo kthehet në një problem për firmën. Nga ana tjetër, kompanitë duhet të ndryshojnë mënyrën e punës dhe ndarjen e saj midis brezave të ndryshme. Përsa iu përket njerëzve që kërkojnë punë duhet të merret në konsideratë, se tani secili ka mundësi të zgjedhë ku të punojë – të mbetet në vend, ose të kërkojë bukën e gojës jashtë shtetit.”

Tani në tregun e punës ka pesë breza, të cilët dallohen nga njeri tjetri në motivacionin dhe në kërkesat. Në radhë të parë janë tradicionalistët, pas kësaj vijnë të lindurit në vitet 50-të të shekullit të kaluar dhe gjeneratat “X”, “Y” dhe “Z”. Lidhur me këtë zonja Vasileva shpjegon:

“Më shumë në tregun e punës janë njerëzit e lindur në vitet 50-të të shekullit të kaluar dhe gjeneratat “X” dhe “Y”. Të lindurit në vitet 50-të do të kërkojnë të punojnë më gjatë – ata janë tradicionalist, të disiplinuar, me arsim të mirë, sepsenë kohën e tyre teknologjitë nuk ishin aq të zhvilluara dhe ata disponuan kohë të përvetësojnë me thellësi profesionin. Mirëpo, nuk është e qartë, a presin punëdhënësit një cilësi të tillë të punës apo jo. Gjeneratat “X” dhe “Y” kanë një motivacion krejt të ndryshëm. Ata po përgatiten për një maratonë në punë. Ata kanë nevojë për një liri më të madhe që të ndryshojnë shpejtësitë në etapat e ndryshëm. Ata dëshirojnë të integrojnë punën dhe shtëpinë, sepse dinë se do të punojnë shumë gjatë. Për herë të parë brezat e rinj do të bëjnë karriera me disa punëdhënës, në vend të punës për tërë jetën.”

Kërkesat e tanishme të tregut të punës kanë të bëjnë me mësimin e gjuhëve të huaja dhe arsim në fushën e inxhinierisë, informatikës dhe financave. Mirëpo metodikat e deritanishme të grumbullimit të diturive, janë pak të vjetruara, mendon zonja Vasileva dhe shpjegon:

“Është i domosdoshëm një ndryshim radikal për mbarimin e shpejtuar të arsimit të lartë në përputhje me kërkimet e punëdhënësve. Duhet të realizohet një proces i mësimdhënies si për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit. Duhet të aplikohen metodika të reja, të cilat të ndihmojnë rritjen e punësimit dhe t’i përgjigjen moshës. Me ndihmën e punëdhënësve dhe institucioneve arsimore, njerëzit duhet të kalojnë nga puna te mësimi dhe anasjelltas. Kështu ata do të grumbullojnë përvojë, do të mësojnë gjatë tërë jetës dhe në të njëjtën kohë do të kenë të ardhura. Kështu ata do të jenë të kërkuar vazhdimisht në tregun e punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD