Elena Marinova është presidente dhe partnere në një nga kompanitë më të mëdha të softuerit në Bullgari. Aktualisht ajo është anëtare e këshillit drejtues të Asociacionit Bullgar të Teknologjive Informative (BAIT) dhe të Këshillit Konsultativ të Shkencave Informative dhe të Komunikacionit dhe Teknologjive pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Përveç kësaj është pjesë nga bordi i Universitetit Amerikan në Bullgari #e-skillsambasador të Komisionit Evropian. Po kështu është mentor në fondet për investime të riskut Eleven dhe LAUNCHub.
Më 8 mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas, një nga damat me një influencë më të madhe dhe të suksesshme bullgare thotë se, në Bullgari nuk ka një diskriminim gjinie:
“Gratë në Bullgari punojnë dhe kanë suksese në të gjitha sferat e jetës. Me siguri nuk ka diskriminim në sektorin IT, për të cilin mund të shprehem në mënyrë më kompetente. Nuk ka dhe sesi të ketë në mënyrë kur mangësia është për rreth dhjetë mijë specialistë IT vetëm në Bullgari, afro milionë në Evropë dhe katër e gjysmë milionë në botë. Kështu që çdo një person IT është shumë i vlefshëm dhe ne nuk mund të mendojmë të diskriminojmë në çfarëdo qoftë baze. Aq më tepër. Se sektori IT është burim i gjithnjë e më shumë vendeve të punës në degët e tjera. Për shembull në Bullgari ai është lëvizës për pronat e patundshme –bëhet fjalë jo vetëm për biznes dhe ofis godinat, por dhe për apartamentet personale. Përveç kësaj për turizmin, dëfrimet, shëndetësinë, arsimin, sepse në sektorin tonë punojnë njerëz të rinj, inteligjent, të paguar mjaft mirë, të cilët kanë një standard të mirë të jetesës. I rekomandoj fortë çdo një prindi, i cili do që të drejtojë fëmijën e vet drejt një profesioni me perspektivë, që nga mosha e tij më e re ti kushtojë vëmendje përgatitjes në matematikë, gjuhët e huaja dhe jo në vend të fundit mbi programimin, që të mund të ketë mundësi të hyjë në sektorin IT. Kuptohet se, kjo nuk është me çdo kusht, secili ka një farë talenti, të cilin duhet ta zhvillojë, por me siguri hapja e dyerve drejt sektorit IT është një investim shumë i mirë.”
Dallimet në qëndrimin dhe sjelljen e burrave dhe të grave ndaj punës dhe drejtimin Elena Marinova gjen në faktin se:
“Gratë mbështeten shumë më tepër tek intuita, sesa burrat. Burrat janë shumë më tepër të lidhur me të menduarit logjik, të dhënat, faktet...
Më mirë është kur ato kombinohen. Por nuk do të thosha, se ka ndonjë mosbalancim shumë serioz. Prapë së prapi në Bullgari dominojnë meshkujt në IT sektorin, pavarësi dhe me pak. Por ka shtete, në të cilat dominojnë gratë dhe kjo është e kushtëzuar nga specifikat e ndryshme kulturore. Kështu që nuk mendoj, se është lidhur kaq me profesionin , sesa me perceptimin për këtë, se kush çfarë mundet të bëjë.”
Elena Marinova nuk ka ndier një qëndrim më të ndryshëm ndaj vetes së vet në punën që ka, për shkak të faktit se është grua. Thotë se shumë më tepër e kanë diskriminuar në lidhje me moshën, sesa për nga gjinia. Ajo e përcakton liderin e mirë si një njeri i cili:
“Duhet të mund të mbrojë pozitat e veta, të marrë vendime gjatë një informate jo shumë të plotë, të mund ti frymëzojë njerëzit, ti përfshijë në atë që mendon se është e drejtë, të mund ti pohojë gabimet e veta dhe të bëjë korrigjimet e domosdoshme dhe kthesa atëherë, kur kjo është e domosdoshme. Nuk është e lehtë që të arrihet e gjithë kjo. Në fakt është mjaft e vështirë, por kur mundesh të arrish balancë dhe të tregosh bindje, kjo sjell rezultatet përkatëse.”
Çfarë pozitivash mund të sjellë shtimi i numrit të grave në pozita drejtuese dhe a imponohet me të vërtetë që gratë e suksesshme të lënë pas dore familjen në emër të karrierës?
“Është mirë të ketë bilanc. Ne mundohemi që të mos të kemi ekipe thjesht të grave ose të meshkujve, sepse që të dyja gjinitë plotësohen shumë mirë. Kjo është me rëndësi si për ekipet e softuerit, ashtu dhe për administratën dhe marketingun dhe përkatësisht për ekipin e menaxhimit, që në fakt nuk do të thotë se, kemi kuota. Jemi shumë larg nga ky mendim dhe unë e konsideroj si humbës. Konkurrenca është shumë e rëndësishme për rritjen e mirë si në plan personal , ashtu dhe në planin e korporatës. Bilanci në menaxhimin e grave dhe të burrave jep një organizim më të mirë që ecën më mirë dhe në mënyrë më të qëndrueshme përpara. Derisa me lidhjen e bilancit të thjeshtë karrierë – familje kam dëgjuar se, disa njerëz e arrijnë, por unë nuk njoh të tillë. Unë dua që të kem më shumë kohë dhe për jetën time personale dhe për jetën profesionale.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..