Muaji mars filloi me një maratonë muzikore – një varg koncertesh në sallën “Bullgaria”, kushtuar Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë më 3 mars. Fillimi qe dhënë nga Orkestra përfaqësive frymore e Gardës Kombëtare me dirigjent major Radi Radev dhe soliste Edelina Kënave, Orlin Goranov, Vasill Petrov, Vanja Kostova, Bojan Mihajllov, Maja Neshkova, Orlin Pavllov, Desi Dobreva, Kori i fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, rok-grupi “Kikimore” e të tjerë. Në ditën e festës dyert e sallës “Bullgaria” qenë të hapura për adhuruesit e muzikës dhe atdhedashës që nga ora 11 në mëngjes deri në orën 9 në mbrëmje, kurse filarmonia e Sofjes, kori Kombëtar i filarmonisë “Svetosllav Obretenov”, kori “Kosmiçeski gllasove” (Zërat kozmikë), koristë kori dhe orkestra e ansamblit Kombëtar folklorik “Filip Kutev”, grupi vokal i fëmijëve “Pim Pam”, ansambli i dhomës “Te Deum Adoramus” dhe të tjera, e përmbushën shpirtin e publikut me krenari dhe gëzim.
Zonjat do të përshëndeten në festën e 8 marsit posaçërisht nga grupi “Atlas” në “Studion numër 5” të Pallatit Popullor të Kulturës. Muzikantët prezantojnë projektin e vet të ri në të cilin janë përfshirë versione të përpunuara të këngëve më të njohura – ajo e cila fitoi “Grami” vjet “Thinking Out Loud” të Ed Sheeran, Bruno Mars, Avicii me këngën “Wake me up” si dhe këngë fare të reja të muzikantëve nga grupi “Atllas”.
Më 8 mars feston dhe grupi i ri bullgar “In Between” – një vit nga incizimi i këngës së parë prej autori, si dhe ditëlindjen e këngëtares me një zë “të zi” Anna-Maria. Autore e muzikës dhe e teksteve ajo është mes dy binjakëve Angjell dhe Vasill Tonkin – kitarist dhe aranzhim të këngëve. Emri i grupit është një lojë me fjalën “midis”. Festa e tyre u shënua në klubin e kulturës “Dafa” me një koncert akustik përpara shokëve dhe adhuruesve të muzikës së tyre, me repertor përsëri “Midis” stileve “pop”, “rok” dhe “pënk”. Të 3 muzikantët janë të freskët, kreativë, shumë interesantë dhe kanë zbuluar skajin e vet në jetën e vet të pasur muzikore të kryeqytetit tonë. Gjatë muajit prill, këngë të tyre mund të dëgjohen dhe në “Studion 5” –prej viteve një nga skenat më avangarde për art.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR