Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vallë, a do t’i jepet fund pronësisë së firmave me vjedhje pas vendosjes së një regjimi më të rreptë?

Krasimir Katranxhiev
Foto: arkiv personal

Para një viti ambasadori francez në Bullgari Ksavie Laper djo Kaban lajmëroi një fakt skandaloz – vjedhjen e firmës franceze “Bellvedere” me ndihmën e një gjyqtare bullgare me reputacion të diskutueshëm. Deklarata e tij për “mollë të kalbur” në sistemin gjyqësor, me ndihmën e të cilave çdo kompani mund të pronësohet me vjedhje, provokoi një diskutim për cilësinë e juridiksionit tek ne. Krahas kësaj u vu në pah një sistem kriminal për vjedhjen e shoqatavenë lulëzim.

Kompani të shitura prapa shpinës së pronarëve ose borxhe të grumbulluara nga kontrata të parealizuara janë vetëm disa prej metodave, të cilat i shfrytëzojnë vjedhësit virtuozë të firmave. Shkaku fshihet në regjimin tepër liberal të shënimit në Regjistrin Tregtar. Ky është qëndrimi i kryetarit të Dhomës së Noterëvenë Bullgari Krasimir Katranxhiev. Lidhur me këtë ai shpjegon:

“Secili, që depoziton dokumente të caktuara mund të bëhet menaxher dhe të marrë ndonjë firmë. Kjo sepse nuk ka mekanizma për kontroll. Disa prej dokumenteve të kërkuara nga nëpunësit e regjistrimit duhet të jenë të noterizuara. Mirëpo, ato dokumente paraqiten nga menaxheri i ri me noterizim të falsifikuar. Ka raste kur nuk kërkohet edhe noterizim.”

Së shpejti Regjistri Noterial dhe Regjistri Tregtar do të lidhen me njeri tjetrin, pasi para kohe u ndryshuan dy nga rregulloret për arkivat e noterëve dhe për qasjen me Regjistrin Tregtar. Kështu në Agjencinë e Regjistrimeve do të verifikohet në çdo moment vërtetësinë e dokumenteve për transferimin e aksioneve dhe për ndërrimin e menaxherëve. Kështu do të ushtrohet një kontroll më të madh. Lidhur me këtë zoti Katranxhiev shpjegon:

“Noteri do të vërtetojë një kontratë për shitjen e aksioneve dhe do të regjistrojë në arkivin e tij. Krahas kësaj ai do të ketë detyrimin të regjistrojë atë edhe në sistemin “Unitet”. Qasje në regjistrin e përgjithshëm të Dhomës së Noterisë do të kenë zyrtarët e regjistrimit. Ata do të verifikojnënë se kontratat janë të certifikuara në fakt nga noteri. Kjo është një masë, e cila në etapën e tanishme ka rëndësi të madhe. Ndërrimi i menaxherit të firmës gjithashtu do të vërtetohet nga noteri.”

Vjedhësit e firmave orientohen te kompani me një qarkullim prej miliona levash, thekson noteri Krasimir Katranxhiev dhe shton, se ky fenomen është i panjohur për shtetet evropiane.

“Ftuam specialistë të së drejtës tregtare nga Gjermania dhe Austria. Ata u habitën nga regjimi liberal në Bullgari. Në ato dy shtete çdo firmë regjistrohet. Në të njëjtën kohë çdo veprimtari lidhur me regjistrimin e firmës realizohet vetëm nëpërmjet noterit. Tek ne secili që disponon nënshkrim elektronik mund të paraqitë dokumente. Në parim nënshkrimi elektronik nuk mund të manipulohet. Tek ne nënshkrim elektronik disponojnë më se 400 mijë veta.Kishte kohë, kur njerëzit shiteshin identitetin, edhe të vdekur kishin nënshkrim elektronik. Procesi është i pakontrolluar sepse me prokurë mund të nxirret nënshkrim elektronik. Dokumente mund të paraqiten vetëm me nënshkrim elektronik. Kështu që me këtë shpërdorohet shumë shpesh sepse kontrolli është i ulur.”

Fenomeni me vjedhjen e firmave ekziston pothuajse që prej dhjetë vitesh. Ai ka përmasat e biznesit, por është paradoksale sepse nuk ka njerëz të dënuar për këtë. Kjo për shkak të mungesës së klauzolave në kuadrin e të cilëve të kërkohet përgjegjësi penale, sipas Prokurorisë. Ministrja e drejtësisë Ekaterina Zaharieva tha, se tani diskutohen ndryshime në Kodin Penal. Qëllimi është të rritet ndëshkimi për vjedhjen e firmave nga dy vjet deri në gjashtë vjet burg. Mirëpo, sa i rreptë të jetë teksti, pa veprime reale të Prokurorisë, ligji do të mbetet vetëm si një urim i mirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD