Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Mitov: Nuk ka presion të forcuar të migracionit në kufijtë tanë, Evropa i është nënshtruar një terapie “hibride”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Mesazhi më i rëndësishëm i samitit midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë është se Bashkimi kthen kontrollon e vet mbi kufijtë e jashtëm – kjo është diçka për të cilën ngulim këmbë që prej muajsh. Elementi tjetër pozitiv është dëshira që të fillojë zbatimi sa më i shpejt i marrëveshjes për riadmision midis BE-së dhe fqinjit tonë jugor “. Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov. Si një rezultat shumë të rëndësishëm të samitit ai theksoi se Turqia ka rënë dakord për të pranuar prapë të gjithë imigrantët ilegalë, të cilët janë duke u nisur nga brigjet e saj drejt ishujve grekë të Egjeut, kurse Kontinenti i Vjetër, nga ana e vet, është angazhuar për të pranuar numrin e njëjtë të sirianëve nga ata që ndodhen në vend.

Pas mbylljes së rrugës ballkanike të migracionit nuk ka të dhëna për presion të forcuar mbi kufijtë tanë me Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë, na siguroi diplomati.

“Bullgaria është përgatitur për skenarë më të ndryshëm – u zhvillua një trajnim në kufi, kemi angazhuar resursin e ushtrisë dhe të Policisë Kufitare në një shkallë maksimale, kemi edhe plan veprimi, i cili është përkrahur logjistikisht dhe financiarisht, kështu qe të mund të reagojmë brenda disa orësh ndaj situatës potenciale, që është duke u krijuar. Përveç kësaj kemi arritur marrëveshje me kolegët tanë për paralajmërim të hershëm, në qoftë se shfaqen të dhëna për presion të forcuar migracioni në drejtim të Bullgarisë.”

Në takimin në Bruksel u shënuan gjithashtu masa për shpartallimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të njerëzve.

“Operacioni i NATO-s në Detin Egje po fillon tani, por ne shpresojmë se ai gjithashtu do të çojë te rezultate lidhur me kufizimin e veprimtarisë së trafikantëve të njerëzve dhe kuptohet me qëllimin e Turqisë për të mos lejuar krijimin e një itinerari të ri. Pra, duhet të jetë e qartë se ai, që po e mbyllim tani, është mbaruar përfundimisht dhe në të njëjtën kohë nuk duhet lejuar krijimi i një itinerari alternativ ballkanik. Bullgaria do të vazhdojë të ngulë këmbë për shndërrimin e qëllimit të Turqisë në veprime konkrete” – komentoi Mitov.

Para këtyre deklaratave diplomati u takua me studentët nga Universiteti për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore, që të shqyrtojë me ta sfidat para politikës sonë të jashtme. Ai tha se gjatë vitit të fundit vendi ynë ka qenë mikpritës i politikanëve me rëndësi regjionale dhe botërore dhe se politika e jashtme bullgare shënon një prej periudhave të saj më aktive gjatë disa dekadave të fundit.  

Me rastin e krizës së migrantëve Daniell Mitov deklaroi se nuk ka status të përjetshëm refugjatësh. Njerëzit, të cilët tani janë duke ikur nga vendet me konflikte, një ditë do të rikthehen atje dhe do të marrin pjesë në rimëkëmbjen e shteteve të tyre, shtoi ai. Ministri parashikoi se Shengeni jo vetëm se nuk do të shpërndahet, por së shpejti do të zgjerohet me akoma dy vende – Bullgaria dhe Rumania.

Lufta hibride është një prej rreziqeve më serioze për sigurinë tonë kombëtare, nënvizoi Daniell Mitov. Nëpërmjet propagandës bëhet provë të lëkundet zgjedhja e qytetëruar e vendit tonë dhe të prishet sovraniteti ynë kombëtar. Sipas fjalëve të Ministrit tërë Evropa i është nënshtruar një terapie “hibride”.

“Na manipulojnë me organizma të modifikuar gjenetikisht, që të prishin në këtë mënyrë procesin e integrimit të kontinentit dhe në rastin konkret zgjedhjen evropiane të Bullgarisë. Do të jap dy shembuj. I pari është lidhur me një intervistën time para një medie kryesore ruse. Bilanci midis tekstit dhe mesazheve ishte prishur nga mungesa e paragrafëve të tërësishëm, të cilët ishin fshirë. I dyti është “intervista” ime në një sajt të porsakrijuar. Për të mësova, pasi më kërkoi ambasadori i shtetit, për të cilin flitej në intervistë. Këta janë vetëm disa shembuj të vegjël se si funksionon fabrika e keqinformimit. Sipas saj Nijl Armstrong nuk është astronaut, por aktor, i cili ka xhiruar uljen e Hënës në Hollivud, kurse Bullgaria e ka ftuar Presidentin turk Erdogan  për të festuar 3 marsin në majën Shipka, por jo edhe Presidentin rus Putin. Ky lloj informacioni shkakton mungesë sigurimi dhe besimi te institucionet tona”, tha gjithashtu Ministri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD