Në Vitin e shenjtë për të gjithë katolikët të bamirësisë më 20 mars mbërrin në vendin tonë Sekretari i Shtetit i Vatikanit Pietro Parolin për të bekuar Katedralen e katolikëve të ritit lindor “Fjetja e Shën Mërisë” në Sofje dhe të shqyrtojë në nivel më të lartë shtetëror dhe kishtar problemin me refugjatët.
Cili është Pietro Parolin, kleriku mi i ri (61 vjeç) në postin Sekretar të Shtetit të Vatikanit, i dyti për nga rangu pas papës Françesko?
“Ai ka mbaruar Akademinë e Papatit, të ashtuquajturën Shkollë të Vatikanit për diplomatë, dhjetë vjet ka qenë Zëv/ministër i Jashtëm, Nunci në Nigeri, Meksikë, Kolumbi, Venezuelë në kohën e Ugo Çavesit, i pari ka vendosur kontakte me Vietnamin në mbrojtjen e lirisë fetare – tregon Dimitër Gançev nga seksioni bullgar i Radio “Vatikani”. –Ai i pari kontaktoi me Kinën dhe në saj të përpjekjeve të tij në vitin 2007 Papa Benedikt XVI i ka dërguar letrën e tij të parë katolikëve kinezë, letër e cila mbetet si një prej dokumenteve kryesor në pontifikatin e tij. Kardinali Parolin është diplomat i karrierës, por para së gjithësh klerik. Siç thotë vetë ai, diplomacia është mjet që të jetë klerik.”
Në Sofje me Liturgjinë solemne Kardinali Parolin do të bekojë katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” të katolikëve të ritit lindor, një bashkësi e vogël që ekziston më se 160 vjet dhe shërben si urë midis fesë katolike dhe asaj ortodokse.
Gjatë vizitës së tij Kardinali Pietro Parolin do të pritet nga Presidenti Rosen Plevneliev, Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Mustafa Haxhi. Në programit e mikut të lartë është parashikuar takim edhe me Patrikun e Kishës ortodokse bullgare Neofit. Ky takimi është dakorduar që gjatë tetorit të vitit të kaluar në kohën e vizitës së Nuncit të papës Monsenior Anselmo Guido Pekorari në Patrikanë.
“Në atë kohë u përcaktuan temat – përkujdeset për më të varfëritë, ruajtja e mjedisit dhe më në veçanti refugjatët, të cilat do të konkretizohen me ardhjen e Kardinalit Parolin – thotë Dimitër Gançevi. – Përpara që të vijë në vendin tonë ai do të vizitojë Maqedoninë, ku gjithashtu tema kryesore do të jene refugjatët. Prandaj mendoj, se nga takimi midis Patrikut Neofit dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit mund të presim lajme.”
Për çështjet e refugjatëve përfaqësuesit e dy kishave do të dalin nga qëndrime të ndryshme. Kisha ortodokse bullgare i bën thirrje shtetit tonë që të mos pranojë më migrantë, ndërsa Papa u bën apel qeverive dhe popujve të hapin dyer për ta:
“Në deklaratën e nënshkruar nga Papa Françesko dhe Patriku i Moskës dhe i tërë Rusisë gjatë takimit të tyre në Kubë gjatë shkurtit, ishte deklaruar, se dy kishat kanë qëndrim të përbashkët të krishterë ndaj refugjatëve, kujton Dimitër Gançevi dhe përgjithëson – tema është e përbashkët për Patrikun Neofit dhe Kardinalin Parolin. Që në takimin e tij me Patrikun bullgar Nunci Pekokari tha, se papa ndan shqetësimet e refugjatëve, por ata duhet të respektojnë të gjitha ligjet dhe rendin publik në vendet, ku mbërrijnë. Do më thënë të krishterët duhet me mirëdashësi të pranojnë çështjen për refugjatët dhe kjo u vë re në të gjitha konferencat të peshkopatave në Evropë.”
Dimitër Gançevi shtoi në përfundim se gjatë këtij viti mbushen 25 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Vatikanit, por marrëveshja kryesore midis tyre ende nuk është nënshkruar. Kështu që vizita ndoshta do të kontribuojë për zgjidhje e kësaj çështje ndërshtetërore. Ky është dokumenti me të cilin Kisha katolike do të njihet si person juridik që të mund të ketë prani të vetë në ushtri, spitale, burgje.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..