Të udhëtosh pothuajse pa para, pa emisione të dëmshme për mjedisin, dhe krahas kësaj të kënaqet syri me pamjet e bukura përreth, është e mundshme vetëm kur lëvizësh me biçikletë. Çiklizmi në qytetet më të mëdha të vendit fiton një popullaritet gjithnjë më i madh. Të hipur mbi biçikleta mund të shihen njerëz në mosha të ndryshme. Mirëpo, çiklizmi nëpër rrugët e vendit fsheh shumë rreziqe. Kudo problemet janë të njëjta. Ato rrjedhin nga fakti, se biçikleta nuk është prioritet në strategjitë kryesore për zhvillimin e transportit. Ka shumë mosbarazime midis biçikletës dhe automjeteve të tjera nëpër rrugët. Krahas kësaj nuk ka edhe standard për sinjalizimin rrugor të itinerareve për biçikleta. Kjo megjithëqë kishte disa iniciativa për rregullimin e tabelave në një gjatësi prej 100 kilometrave nga itinerari evropian pranë lumit Danub. Është e domosdoshme të zbulohen rrugë, nëpër të cilave të udhëtohet pa të ketë rrezik për biçikletën dhe për çiklistin. Probleme rrjedhin edhe nga mbulesa e keqe e rrugëve automobilistike.
Lajmi i mirë sipas zotit Kirill Kallojanov nga Asociacioni Bullgar për Turizmin Alternativ është, se transporti hekurudhor tek ne nuk refuzon të transportojë udhëtarë me biçikleta. Mirëpo, jo gjithmonë ka vende speciale për ta, gjë që krijon disa probleme gjatë udhëtimit. Kohët e fundit në Sofje u mbajt një konferencë u kushtuar problemeve të turizmit me biçikleta në shtetet e Ballkanit. Përfaqësues të Serbisë, Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë paraqitën përvojën dhe idetë e tyre për zhvillimin e infrastrukturës për ecje me biçikleta. Pjesëmarrjen bullgare në rrjetin e itinerareve për biçikleta mbi hartën e Evropës e cakton zoti Kirill Kallojanov:
“Nëpër kufijtë veriore, jugore dhe perëndimore të Bullgarisë kalojnë dy itineraret evropianepër biçikleta. Gjatësia e rrugës pranë lumit Danub është përafërsisht 600 kilometra. Itinerari tjetri quajtur “Rruga e Perdes së Hekurt” bënë kthesa të shumta dhe kalon përmes kufirit. Pjesa bullgare në të është më se 1000 kilometra. Kjo rrugë kalon përmes një terreni malor dhe është e përshtatshme për një grup çiklistësh të përgatitur mirë me ekipe të mira. Në nivel evropian janë të botuara harta të hollësishme të këtyre dy itinerareve. Në fakt ka të huaj të cilët kalojnë përmes tyre. Mirëpo, tek ne nuk ekzistojnë shenjet e domosdoshme dhe infrastruktura nuk është e mirë për turistët.”
Deljan Todorov është përfaqësues i Shoqatës “Velo Ruse”. Pranë qytetit kalon itinerari evropian, i cili e lidh Oqeanin Atlantik me Detin e Zi. Kjo rrugë dihet si Euro Velo 6. Qëllimi i anëtarëve të klubit të qytetit është të shndërrojnë qytetin në “kryeqytetin е biçikletave” në pjesën bullgare të Danubit. “Pjesa pranë qytetit është shumë tërheqëse për çiklistët, sepse rruga kalon përmes rajoneve me natyrë më të bukur – tregon Deljan Todorov. – Rruga bullgare kalon pranë Danubit dhe përfundon në qytetin Silistra. Kjo pjesë shfrytëzohet nga banorët vendas. Turistët perëndimorë disponojnë harta. Mirëpo, tek ne nuk ka ndonjë infrastrukturë të caktuar dhe shfrytëzohen rrugët automobilistike. Rruga nuk është e sigurt. Shoqata jonë synon të sigurojë informacion të aktualizuar për rrugët, të cilat duhet të evitohen nga çiklistët. Sigurojmë informacion për rrugët nëpër të cilave nuk ka aq shumë automjete. Kemi dëshirë, që edhe tek ne të bëhen ndryshime për biçikletat dhe për çiklistët. Mirëpo, përvoja jonë tregon, se pas çdo ndërrimi të pushtetarëve ne duhet t’u sqarojmë dobitë nga çiklizmi. Krahas kësaj duhet t’u shpjegojmë atyre edhe qëllimet e ekzistencës së shoqatës sonë. Kjo kushton shumë kohë. Megjithëkëtë nuk e humbim shpresën.”
Probleme të ngjashme kanë edhe në Rumani. Për ta flet Mirçae Krisbasanu nga shoqata “Cycling Romania”:
“Në krahinën e Rumanisë, në të cilën prodhohen verërat, jo larg Bukureshtit u përqendruan mbi zhvillimin e turizmit çiklistik dhe eko. Me ndihmën e Dikasterit Evropian të Vullnetarëve ndërtuam 7 rruga për biçikleta me mbulesa prej asfalti dhe ofroud. Vëmë shenje dhe caktuam itinerarin. Afro 500 veta erdhën të testojnë trasenë gjatë vitit të parë. Pas kësaj numri i tyre u shtua dhe vetëm për një vit arriti 1500. Ky është vetëm një shembull për mundësitë, të cilat fshihen në vendbanimet e vogla për zhvillimin e turizmit nëpërmjet krijimit të itinerareve të reja të panjohura dhe tërheqëse për turizëm me biçikleta.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..