Për shumë njerëz testi i psikologut të njohur Rorschah me njollat e bojës së shkrimit është çelës drejt shpirtit të tyre personal me ndihmën e shkencës. Për të tjerë “Njolla e Rorschahut” është një vend tërheqës në Plovdiv – vend për takime me gotë birre në dorë me shpirtin e lirë të krijuesve të pavarur. Kultura e klubeve ka vend të rezervuar në jetën artistike në vendin tonë. Këtë e vërteton klubi “Njolla e Rorschahut”, i cili tashmë 15 vjet është skenë për letërsi serioze, muzikë interesante, por edhe për ndërtimin e publikut të mirë me interesa ndaj veprave cilësore. Krijuesi i tij – shkrimtari Aleksandër Sekullov thotë, se klubi është i pavarur nga shija e masave, nuk është në shërbim të artistëve të caktuar dhe është i lirë të bëjë gjëra që të tjerët nuk u lejojnë vetes. D.m.th. “ne përpiqemi të ecim para publikut, duke shpresuar se ai do të na besojë dhe do të na ndjekë” – përgjithëson ai.
Çdo të martën “Njolla e Rorschahut” hap dyer për takime me shkrimtarë dhe libra të njohur. “Salloni letrar “Spirt&Spirit” ekziston tashmë 7 vjet dhe qëllimi i tij kryesor është të lidhë letërsinë bullgare në tërësinë e saj, të tregojë autorë të ndryshëm për nga mosha, stili, tematika, temperamenti dhe popullariteti, të zbulojë tendenca të reja para të tjerëve – rrëfen shkrimtari. – Sa i përket cilësisë, me kalimin e kohës ndërtuam besim në shkrimtarët dhe botuesit e mirë bullgarë dhe ata dinë, se do gjejnë qëndrim të mirë, profesional dhe etik ndaj tyre.”
Por ka dhe autorë, të cilët janë tabu. Salloni letrar nuk do të lejonte për shembull të ashtuquajturit prodhues të produkteve letrare – një numër të caktuar faqesh me kopertinë, të cilët shiten në bazë të popullaritetit mediatik të personave të caktuar dhe të mirëpritura nga shtëpitë e botimit për shkak të fitimit të garantuar, është kategorik Aleksandër Sekullov.
Në “Njollën e Rorschahut” tashmë kanë qenë të ftuar një sërë poetësh dhe shkrimtarësh të njohur – Zdravka Evtimova, Teodora Dimova, Vlladimir Zarev, Nikollaj Millçev, Toma Markov... Shumë shpejtë do të ketë takim me Aksinija Mihajllovën, laureatë e Çmimit prestigjioz francez për poezi “Apoliner”.
“Millen Ruskov, mbajtësi i çmimeve prestigjioze letrare, jo vetëm ka qenë i ftuar në “Njolla e Rorschahut”, por një herë me dëshirë të vetë drejtonte njërin prej takimeve. Pikërisht në klubin tonë ai ra dakord që një roman i tij të bëhet spektakël teatral. Pas një viti të suksesshëm në skenën e Teatrit të Plovdivit, shfaqja do të jepet përsëri në shtator kur do të jetë gati skena e teatrit.”
Aleksandër Sekullov nuk është vetëm shpikësi i “letërsisë së lartë”, por dhe shkrimtar produktiv. Në fund të vitit të kaluar doli nga shtypi vepra e tij e fundit – “Endacaku dhe djemtë e tij”. Për të ai thotë se është roman për rrugën e vështirë drejt dritës në marrëdhëniet midis baballarëve dhe djemve të tyre.
Në lidhje me larminë e letërsisë bullgare në treg Aleksandër Sekullov pohon: “Autori bullgar filloi të bëhet tërheqës për lexuesin bullgar. Është interesante sa do të vazhdojë kjo larmi e librave të botuar bullgarë. Mendoj, se në një moment të caktuar do të ketë zbaticë dhe se marrëdhëniet midis botuesit dhe autorit do të bëhen gjithnjë e më profesionale. Do të ketë edhe diferencim të shtëpive të botimit, siç është nëpër botë.”
Shkrimtari nuk di a ka arritur të edukojë shije estetike ndaj letërsisë së mirë nëpërmjet sallonit të tij letrar dhe thekson, se kjo nuk është e detyrueshme që edhe në të ardhmen të vazhdojë të prezantojë autorë dhe vepra cilësorë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..