Vetëm para tre muajve kryeministri Bojko Borisov shikoi mundësi reale, që ekonomia bullgare të regjistrojë një rritje nga 4.5 për qind. Pak më vonë u botuan të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor për rritjen e produktit të brendshëm bruto nga 3 për qind për vitin 2015. Në këtë sfond Ministria e Financave lajmëroi një variant të aktualizuar të parashikimit makroekonomik për periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017. Në të nuk ka asnjë gjurmë nga parashikimet e kryeministrit. Përkundrazi sipas ministrisë që këtu e tutje rritja do të vonojë dhe do të jetë nën 2 për qind për vit.
Mirëpo kjo nuk është një fakt qetësues, sepse Bullgaria si shteti më i varfër dhe më i prapambetur në BE-në duhet të avancojë dhe të barazohet me shtetet e tjera më të zhvilluara. Është fakt, se me ato ritme të ngadalta të rritjes kjo nuk mund të bëhet në të ardhmen e afërt. Kështu brezat e tanishëm dhe të ardhshëm i dedikohen varfërisë dhe mjerimit. Një qetësim sjellin planet për rritjen graduale dhe tepër të thjeshtë të pensioneve dhe të rrogës minimale të punës. Rritja e pensioneve do të jetë nga 1 deri në 3 për qind, ndërsa rritja e rrogës minimale të punës do të jetë përafërsisht 10 për qind. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të bëjë më të lumtur pensionistët që marrin nga 150 euro ose më pak për muaj, dhe qindra punëtorët me kualifikim të ulët, të cilët marrin rrogën minimale nga pak më se 200 euro.
Parashikimi i ri trevjeçar i Ministrisë së Financave nuk ndalet me hollësi mbi tregues të tillë të vogël nga pikëpamja makroekonomike, por shfrytëzon nocione si deficit buxhetor, inflacion, rezerva fiskale, borxh i jashtëm e kështu me radhë. Si rezultat bëhet e qartë, se shpresat janë tepër të matura dhe nuk parashikojnë as të mirën, as të keqen. Deficiti buxhetor do të ulet me nga 0.5 për qind për vit, ndërsa borxhi i jashtëm do të rritet. Inflacioni do të jetë pothuajse i padukshëm, papunësia nuk do të fshehë rreziqe për probleme sociale.
Edhe Komisioni Evropian ka një qëndrim të matur për ekonominë dhe për sferën sociale në Bullgari, jo vetëm Ministria e Financave. Kjo jep arsye të mendohet, se varianti i ri i parashikimit trevjeçar u hartua bashkë me ekspertë të Brukselit. Kjo vjen të sugjerojë, se ato shpresa i janë më afër realitetit, se sa shpresat e kryeministrit për rritje të produktit të brendshëm bruto nga 4.5 për qind. Jo se që nuk është e mundshme më shumë dhe më mirë. Përkundrazi, Bullgaria disponon shumë përparësi të pashfrytëzuara ose keq të trajtuara në ekonomi dhe në biznes. Ajo disponon kuadro të kualifikuara inxhinierie dhe IT. Firma softuerë bullgare janë ndër kompanitë më të suksesshme në botë, industria e ndërtimit të automobilave në vend është duke u avancuar, bujqësia ka një potencial të pashfrytëzuar për prodhimin e produkteve bio. Kështu që një dozë e vogël optimizëm nuk është e tepruar, sepse idetë e mira kanë nevojë pikërisht për këtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..