Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votim i larmë për ndryshimet në Kodin zgjedhor

Foto: BGNES

Ditën e enjte në Kuvendin Popullor filloi leximi i dytë i ndryshimeve në Kodin zgjedhor. Dy orë e gjysmë vazhduan mosmarrëveshjet vetëm për pikën e parë të propozimeve për ndryshime, e pikërisht për votimin e detyrueshëm. Ai u miratua me 109 votë “pro”, 74 “kundër” dhe të 10 “të abstenuar”. PSB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ishin kundër propozimit, por ai kaloi me votat e GERB, Frontit Patriotik dhe të partisë ABV. Ishte interesant votimi i partnerëve të koalicionit të GERB-it nga Blloku i Reformatorëve. Dy prej deputetëve të tyre votuan “pro”, 13 “kundër” dhe 5 u abstenuan. Vota negative e 13 deputetëve ata e shpjeguan me këtë, se votimi me detyrim është në kundërshtim me parimet demokratike. Nga PSB dhe LDL e shpallën tekstin antikushtetues, sepse në Ligjin kryesor votimi është paraparë si e drejtë dhe jo si detyrim. Ja për se LDL shpalli, se do të kundërshtojë tekstin në Gjykatën Kushtetuese, me gjithë formulimit të bërë për votimin e detyrueshëm si “detyrë civile”.

Në mënyrë intriguese kaloi votimi i akoma dy propozimeve për ndryshime në Kodin zgjedhor – për krijimin e seksioneve zgjedhore jashtë shtetit dhe për zhvillimin e referendumeve paralelisht me zgjedhjet. Edhe në të dy rastet GERB në momentin e fundit hoqi dorë nga vendimet e saj të mëparshme dhe votoi “kundër”. Vetëm para një viti në Kuvendin Popullor shumica qeverisëse mori vendim për kombinimin e referendumeve me zgjedhjet. Tani, me këtë korrigjim, referendumi me iniciativë të shoumenit Sllavi Trifonov, do të zhvillohet gjatë korrikut ose gushtit, dhe jo bashkë me zgjedhjet presidenciale në vjeshtë. Çështjet e përfshira në referendumin e propozuar prej tij janë për votimin e detyrueshëm, pakësimin përgjysmë të numrit të përfaqësuesve popullorë, pakësimin e subvencionit të shtetit për partitë politike dhe për votë mazhoritare për drejtorët e drejtorive të rretheve dhe rajonale të MPB.

Edhe një befasi tjetër kishte gjatë votimit të pikës së tretë të propozimeve. Përfaqësuesit popullorë nga partia GERB votuan kundër tekstit të parashtruar prej vetë atyre për krijimin e seksionit të veçantë zgjedhor jashtë shtetit. Kështu ata mbështetën LDL, PSB dhe bashkë me Frontin Patriotik, ABV, “Ataka” dhe Qendrën demokratike bullgare e hodhën poshtë propozimin, të miratuar më përpara nga komisioni juridik në parlament. Kjo do të thotë, se si deri tani bullgarët jashtë shtetit do të mund të votojnë vetëm për listat partiake dhe jo të shprehin preferencë ndaj ndonjë prej kandidatëve të përfshirë në të. Këtë të drejtë e kanë vetëm votuesit në vend.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD