Gjatë viteve të fundit tema për votimin e detyrueshëm shpesh ka qenë në qendrën e diskutimeve publike. Mirëpo gjatë javës së kaluar parlamenti sikurse i vuri fund këtij procesi të vështirë dhe miratoi votimin e detyrueshëm pavarësisht nga kundërshtimet e një pjese të madhe të opozitës. Sa e diskutueshme është tema tregon dhe rezultati nga votimi në sallën plenare: 109 vota “pro”, 74 “kundër” dhe 10 “të abstenuar”. Për ata të cilët nuk votojnë do të ketë edhe sanksion – në qoftë se nuk shkojnë deri tek kutitë e votimit, emrat e tyre do të fshihen automatikisht nga listat e zgjedhjeve, kurse për zgjedhjet e ardhshme do t’u duhet të parashtrojmë një deklaratë. Temën e komenton politologu prof. Antonij Gëllëbov:
“Le të kthehemi pak mbrapa – kjo qe ideja e presidentit përpara dy vjetëve si një farë ilaçi kundër apatisë dhe mosbesimit në partitë politike, kundër korrupsionit në procesin zgjedhor e kështu me radhë. Kjo nuk u bë menjëherë dhe jo në formën, në të cilën ishte propozuar referendumi nga presidenti, kurse dhe konsultimi nuk kishte një karakter të detyrueshëm. Në fund të fundit përfaqësuesit e popullit duhej të merrnin këtë vendim, diçka e cila mund të rastiste përmes referendumit dhe të ketë një bazë më të madhe të pajtimit. Nuk zgjodhëm rrugën e arsyeshme që të mund të këshillohemi me të gjithë qytetarët, por iu deleguam çdo gjë partive në Kuvendin Popullor. Në fund të fundit ky vendim i rëndësishëm u morr në sallën plenare, u arrit një farë pajtimi ndërmjetës, dhe më duket se reagimet dhe pasojat nuk do të jenë të njëanshme.”
Për këtë flet edhe debati i zjarrtë në sallën plenare. Opozita qe kategorike kundër votimit të detyrueshëm. Sipas tyre, pasojat nga aplikimi i një detyrimi të tillë nuk do të jenë të mira për zhvillimin e demokracisë, komenton deputeti nga Partia Socialiste Bullgare Janaki Stoillov. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë po kështu në mënyrë kategorike janë kundër aplikimit të votimit të detyrueshëm dhe shikojnë në këtë vetëm një provë për minimizimin e ndikimit të Lëvizjes në jetën politike. Kritikë ndaj votimit të detyrueshëm janë dhe nga Blloku Reformator. Sipas Radan Kënevit, në bazë të “rrugës së detyrueshme legjislative” qytetarët bullgarë detyrohen të plotësojnë një greminë të madhe midis tyre dhe politikanëve. “Një greminë e cila është mëkati ynë” – pohoi Kënev në Parlament. Në këtë rast, a mund vota e detyrueshme të jetë në përgjithësi motivacion për njerëzit, të cilët nuk kanë votuar?
“Unë personalisht dyshoj në një tip të ngjashëm motivacioni –komenton profesori Gëllëbov. – Më tepër duhet të ketë mundësi që qytetarët të votojnë kundër të gjithëve. Pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë pjesë nga detyrimi çdo qytetari. Fakti se nuk ka ndjenjë për një detyrim të tillë në këtë formë më tradicionale të demokracisë flet për mosbesimin e thellë ndaj partive.”
Aktiviteti i ulur zgjedhor në Bullgari, i diktuar nga mosbesimi në klasën politike, i dedikohet zhgënjimit nga vitet e vështira të tranzicionit. Pas vitit 1989 prisnim se do të ndërtojmë shpejt një shoqëri të lirë dhe demokratike, kurse në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një tregtie zgjedhëse dhe një apati ndaj jetës politike tek ne. Profesori Antonij Gëllëbov shikon bile një kërcënim serioz për demokracinë në Bullgari.
“Unë kam frikë se ne nuk po e ndërtojmë jetën tonë politike sipas parimeve të demokracisë. Kam frikë se, jemi më afër deri tek një regjim tjetër politik, dhe jo të demokracisë – mendon profesori Antonij Gëllëbov. – Pikërisht prandaj një pjesë e madhe nga qytetarët bullgarë mendojnë se, pushteti formohet disi paraprakisht, jashtë vullnetit të tyre. Ata të cilët nuk votojnë jetojnë me përshtypjen se asgjë nuk varet nga njeriu i zakonshëm, se pushteti është i mbyllur dhe ndërrohet midis disa grupeve të subjekteve me ndikim, të cilët paraprakisht merren vesh se kush dhe si do të drejtojë. Ky mendim nuk korrespondon me demokracinë. Kjo korrespondon me oligarkinë. Oligarkia është një regjim politik, ajo është krejtësisht një sistem politik, ajo nuk është një grup prej oligarkëve. Kështu që rezuset përpara demokracisë në Bullgari janë krejtësisht reale. Në qoftë se kishte mundësi njerëzit të shprehen “pro” ose “kundër” votimit të detyrueshëm, unë jam i sigurt se nuk do të ishim të drejtuar përpara domosdoshmërisë të parashikojmë sjelljen dhe të partive politike, por të kemi një vullnet të shprehur qartë të qytetarëve, nëse janë gati të pranojnë votimin e detyrueshëm bile dhe me çmimin e ndonjë farë sanksioneve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..