Letra prekëse e pensionistes Snezhana Kezheva i dërguar avokates së popullit të Republikës së Bullgarisë – Maja Manollova, e vuri startin e një vepre bamirëse, e pikërisht Fushatës Kombëtare “Pashkët për të gjithë” – “U dhuro festë gjyshes dhe gjyshit”. Në letër gruaja shpjegon mospajtimin me faktin, se nuk do të marrë 40 levat (20 euro) shtojcë shtetërore për Pashkët, sepse pensioni i saj tejkalon me më pak se sa 1 levë pragun e caktuar nga kabineti.
Pas takimit personal midis avokates së popullit dhe pensionistes, lindi ideja për një fushatë mirëbërëse. Deri tashti u mblodhën më se 420 mijë leva, me të cilat do të ndihmohen pensionistët pensionet e të cilëve janë mbi pragun vetëm me disa leva. Ndoshta ata do të jenë pak më se 20 mijë veta. Numri i saktë do të bëhet i qartë pas përfundimit të iniciativës. Do të jepen kuponë për nga 20 leva, të cilët do të shfrytëzohen në afro 5 mijë dyqane në mbarë vendin. Secili mund të dhurojë 1 levë në një llogari të caktuar bankare ose duke dërguar një SMS. Mbi shumën nuk llogaritet tatimi i vlerës së shtuar. Më shumë hollësi sjell avokatja e popullit Maja Manollova në një intervistë për Radio Bullgarinë:
“Kjo iniciativë nisi tekstualisht nga shtëpia e pensionistes Snezhana Kezheva. Ajo më ftoi të bëj vizitë në shtëpinë e saj, sepse është invalid. Dhembja e kësaj gruaje ishte, se prapë nuk do të marrë ndihmë nga qeveria për Pashkët. Çdo kabinet cakton një prag deri në të cilin u jep përkrahje sociale njerëzve, të cilët kanë nevojë. Ata, pensionet e të cilëve janë pak mbi pragun e caktuar indinjohen nga fakti se nuk do të marrin ato mjete. Kështu lindi ideja, që me ndihmën e shoqërisë të përkrahim ata pensionistë. Në këtë fushatë u përfshin edhe pensionistë, të cilët shfaqën dëshirë të përkrahin pensionistët me të ardhura më të ulëta.”
Fushatën “Pashkët për të gjithë” me mjete të tyre e përkrahën edhe krijues dhe sportistë të dalluar si Nikolina Çakërdëkova, Titi Papazov, Jordan Jovçev, Desi Bakërxhieva, Tonço Tokmakçiev, Rumen Lukanov, Krisko e shumë të tjerë. Në fushatë u përfshi edhe Kryqi i Kuq i Bullgarisë, Shoqata Kombëtare e Bashkive në Bullgari, firma – prodhuese të ushqimeve, organizata të punëdhënësve, pushtetarë, kryetarë bashkie, media, ndër të cilat edhe Radioja Kombëtare Bullgare, Aleanca Kombëtare për Punë me Vullnetarë, Postat Bullgare, nga ku pensionistët do të marrin kuponët.
Karakteri pozitiv i fushatës nxis edhe nisma të tjera të mira. Të rinj organizuan iniciativën “Bli dhe dhuro”, mbahen koncerte me qëllim bamirës, ndërsa mjekë bëjnë kontrollime mjekësore falas. Mirëpo prodhuesit dhe shitësit e ushqimeve, edhe të dëshirojnë të dhurojnë ushqime, hasin vështirësi me tatimin e vlerës së shtuar që është 20 për qind dhe me tatimin korporativ – nga 10 për qind. Tani ata preferojnë të hedhin ushqimet me afat të skaduar. Avokatja e popullit ka ide për optimizimin e veprimtarisë së dhurimit:
“Shumë prej njerëzve sikur nuk i kushtuan mjaftë vëmendje, se është mirë të bëjmë dhurata dhe të bëjmë mirësi ditët e festave. Mirëpo, trapeza e pensionistëve është e varfër edhe ditët e tjera të vitit. Është fakt, se në Bullgari asgjësohen qindra tonë ushqime. Sipas llogarive të organizatave joqeveritare – përafërsisht 700 mijë tonë. Firmat, të cilat prodhojnë dhe tregtojnë me ushqime, kanë leverdi më të madhe të hedhin ato ushqime se sa të dhurojnë. Duhet të organizohet një diskutim shoqëror mbi këtë temë, kështu që të ndryshohet legjislacioni dhe njerëzit të kanë interes të dhurojnë ushqime. Kështu nuk do të ketë njerëz të uritur në Bullgari në shekullin e XXI-rë. Duhet të bëjmë më shumë përpjekje, që të mos ketë aq shumë fëmijë të uritur dhe të moshuar pa të ngopur. Tani taksat për asgjësimin e ushqimit janë më të ulëta, se sa tatimet mbi ushqimet e dhuruara.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi i fushatës
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..