Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda dhe besime për Pashkët

БНР Новини
Foto: BGNES

Pashka është një nga festat më të ndritshme të krishtere. Që prej shekujsh është ndër ritet më të respektuara popullore. Shumë prej praktikave popullore u formuan nën ndikimin e atyre kishtare.

Kalimi nga dimri te pranvera është në thelbin e të gjitha zakoneve, të cilët shoqërojnë ritet karakteristike për Kreshmën e Madhe, e cila gjithnjë paraprin Pashkët. Gjatë kësaj periudhe njerëzit iu drejtohen të gjitha fuqive të dukshme dhe të padukshme natyrore, të gjitha krijesave të mira dhe të liga. Kjo kohë karakterizohet me ritet e orientuara te tërheqja e mbrojtjes së krijesave të mira dhe te largimi i fuqive të keqe. Ato besime gjejnë shprehje gjatë tërë periudhës së Kreshmës së Madhe, e cila zgjatet 40 ditë. Kjo është një periudhë e përulësisë dhe mirësisë, një periudhë në të cilën ndalohen këngët dhe dëfrimet. Shumë këngë dhe legjenda përshkruajnë si me fyejt e tyre djemtë zgjojnë shtojzovallet dhe ato i ndëshkojnë sepse nuk respektojnë ndalesat. Sipas besimeve popullore ato vasha mitike respektojnë festat e krishtere, sidomos Pashkët. Secili, që nuk respekton ndalesat bie në zemërimin e tyre.

Më shumë besime lidhura me Pashkën kanë të bëjmë me vezët e kuqe. Ato posedojnë forcë magjike, sidomos vezët e parë të ngjyrosura që para agimit të diellit Të Enjten e Madhe. Në përfytyrimet e popullit të enjten nuk është ditë, në të cilën mund të merren vezët e pulave nga furriqet e tyre. Mirëpo E Enjtja e Madhe bënë përjashtim. Siç shkruan etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov: “Vezët e mbledhura Të Enjten e Madhe veçohen. Ato ngjyrosen të parë.” Forcën më të madhe e posedon veza e pjellë e parë. Uji, në të cilin treteshin bojërat ishte “i heshtur”. Ai mbahet në heshtje të plotë që para se të nisë të zbardhë dita. Me këtë ujë rinovohet edhe tharmi i bukës një herë për vite pikërisht Të Enjten e Madhe. Ato vezë posedojnë një forcë të madhe magjike të mjekojnë dhe të mbrojnë nga të gjitha të këqijat. Me to kryhen shumë rite. Përderisa bojatisin  vezët vashat dhe nuset këndojnë.

СнимкаTashmë ka shumë dëshmi, të cilat e përkrahin tezën, se Pashka ortodokse e zëvendësoi një rit më të vjetër pagan, gjurmët e të cilit shihen në tërë vargun e zakoneve. Në librin e tij “Festat e bullgarëve me legjenda dhe besime” etnologu Nikollaj Nikov citon një legjendë të vjetër për lindjen e festës. Ajo tregon për të kaluarën e lashtë, kur Zoti bridhte ndër njerëzit, u ndihmonte atyre dhe i mjekonte. Në atë kohë ekzistonte një mbretëri, pushtues i së cilës ishte një magjistar zemërkeq. Ai mbylli ujin dhe diellin në një shpellë të thellë dhe i kyçi me nëntë dry. Njerëzit punuan tërë ditën, por pa ujin dhe diellin, toka mbetej e tharë dhe nuk rritej asgjë. Bimët thaheshin, kafshët dhe zogjtë u zhdukën. Diku në mal jetonte një burrë i ri me dy fëmijët – një vajzë dhe një djalë. Një ditë burri vajti në pyll, që të kërkonte diçka për të ngrënë. Mirëpo, pasi nuk gjeti asgjë bëri prej druri një vezë dhe e ngjyrosi me dhe të kuqe. Pasi u kthye në shtëpi e vuri vezën pranë kokëve të fëmijëve të fjetur, që të zbulonin mëngjesin kur do të zgjoheshin nga gjymi. Gjatë natës burri ëndërroi një plak mjekërbardhë i cili e paralajmëroi, se magjistari zemërkeq do të vinte në shtëpi që të merrte fëmijët. Plaku i tha burrit që të mos frikësohet, por të merrte në duart vezën e kuqe. Ky plak mjekërthinjur ishte Plaku i Pashkës. Ditën tjetër pikërisht ndodhi atë, të cilën e paratha në ëndrrën Plaku. Magjistari në të vërtetë erdhi që të merrte fëmijët, por burri bëri pikërisht atë, të cilën e këshilloi Plaku – e mori vezën dhe e ngriti lartë mbi kokë. Këtë çast një dritë e fortë u përhap mbi tokën. Nga ndriçimi magjistari humbi forcën e vet. Njerëzit i çliruan ujin dhe diellin. Pemët u gjelbëruan, u dëgjua cicërima e zogjve, kafshët u kthyen dhe diçka u ngjall për jetë të re. Që atëherë njerëzit respektojnë Ditën e Plakut të Pashkës dhe ngjyrosin vezë të kuqe.

Ditën e Ngjalljes së Krishtit përfundon Kreshma e Madhe dhe hiqen shumica e ndalesave. Një element i detyrueshëm i festës janë vallet, të cilat posedojnë forcë magjike. Përmbajtja e këngëve, të cilat i shoqërojnë vallet i kushtohen pjellorisë së tokës, martesave, bereqetit. Vallet Ditën e Pashkës janë të mbyllura. Bota qëndron para një fillimi të ri, ndërsa rrethi i valles së ritit vjen të ripërtërijë formën e diellit – një kult universal, që daton nga koha më e lashtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD