Kremikovci është një lagje e kryeqytetit, e cila ndodhet në pjesën e tij veriore, në rrëzat e malit Stara Planina. Përveç me kombinatin e stërmadh metalurgjik nga e kaluara e afërt ajo është njohur me monastirin e saj, të ndërtuar në Mesjetë. Rrethinat e tij janë piktoreske dhe atje fillojnë shumë itinerare turistike , të përshtatshme për këmbësorë dhe çiklistë. Prej oborrit të monastirit hapet një pamje të mrekullueshme drejt Fushës së Sofjes me malin blu Vitosha. Të dhëna të sigurta të shkruara për Monastirin e fshatit Kremikovci kemi nga shekulli i XV, kur është ndërtuar kisha e vjetër në oborrin e tij me mbishkrimet autentike murale. Mirëpo historia e tij fillon akoma disa shekuj më parë. Gjatë kohës së pushtetit osman atje ka qenë qendra kulturore e arsimore e rajonit, ku janë bërë shumë kopje të dorëshkrimeve liturgjike. Një nga punimet shembullore është Ungjilli i Kremikovcit nga viti 1497.
“Ndërtesa jonë është më të re dhe shumë e madhe – është ndërtuar në vitin 1972 – tregoi Veselina Gjosheva nga Vatra e Kulturës “Svetlina – 1906” (Drita). Aktualisht punojmë fortë. Kemi grupe për kërcime popullore – për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, për kërcime moderne, ansamble këndimi etj. Për fëmijët punojnë shumë shkolla – për arte, gjuha, valle dhe sport. Sivjet shënojmë disa përvjetorë – 110 vjet nga krijimi i vatrës sonë të kulturës, 160 vjet veprimtari të vatrave të kulturës në Bullgari, 10 vjet nga themelimi i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Gergjovsko veselie” (Gëzimi i Ditës së Shën Gjergjit). Të gjitha këto do t’i festojmë më 9 maj me një koncert të madh të të gjitha grupeve dhe ansambleve tona.”
Një nga aktivitetet me përmasa më të mëdha të vatrës së kulturës në Kremikovci është Festivali Folklorik “Gergjovsko Veselie”. Ai zhvillohet çdo vit në disa skena – në sheshin pranë ndërtesës së vatrës së kulturës dhe në livadhet rreth monastirit, mbrojtësi i të cilit është pikërisht Shën Gjergji. Programi festiv është i pasur, pjesëmarrësit vizitojnë edhe qytete të tjera, ku gjithashtu japin koncerte. Sivjet ata do të jenë në qytetin Koprivshtica (Bullgari Perëndimore), i cili është emblematik për arkitekturën e Rilindjes Bullgare.
“Gjatë viteve shumë grupe kanë marrë pjesë në festivalin tonë – edhe bullgare edhe të huaja – vazhdoi Veselina Gjosheva. – Dëshirojmë që gjithmonë të ketë pjesëmarrës ballkanikë. Edhe sivjet kemi ftuar ansamble nga Rumania, Shqipëria, Serbia. Të gjitha kërcimtarët janë me përgatitje të shkëlqyeshme dhe krenohemi me këtë se festivali tashmë u bë një qendër e folklorit cilësor, të interpretuar nga amatorë.”
Tradita tashmë detyron – më 5, 6 dhe 7 maj livadhet pranë monastirit “Shën Gjergji Trofeprurësi” do të jenë plot me njerëz në kostume të shumëngjyrëshe tradicionale dhe do të dëgjohet muzikë popullore. “Gergjovsko veselie” do të ngarkojë me emocione të fuqishme pozitive pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit.
Fotografi: Vatra e Kulturës “Svetlina” dhe wikipedia.org
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..