Holdingu Energjetik Bullgar (BEH) mori nga një grup i bankave ndërkombëtare kredi prej 535 mln eurosh. Në BEH bëjnë pjesë të gjitha shoqëritë nga sfera e energjetikës dhe borxhet e tyre totale tejkalojnë 2 mlrd euro. Më shumë borxhe ka Kompania Kombëtare Elektrike ( NEK) dhe para së gjithash ndaj dy termocentraleve më moderne amerikane në vend – mbi 250 mln euro.
A do të mjaftojë kredia e re për shlyerjen e borxheve të Kompanisë Elektrike dhe a është e leverdishme ajo për të? Këto pyetje shkaktuan debate të tensionuara në rrethet e lidhura me energjetikës dhe në mediat, sepse nuk ka biznes ose person privat në vend, i cili të mos përdorë energji elektrike dhe të gjithë janë të interesuar për çmimin e rrymës elektrike.
Kriza financiare në energjetikën bullgare nuk është nga sot, as nga dje. Këto janë humbje dhe borxhe të grumbulluara me vite për shkak të menaxhimit jo efektiv, shpenzimeve të fryra, çmimeve jo reale që nuk mbulojnë shpenzimet. Të gjitha këto çështje nuk janë lidhur vetëm me menaxhimin, nuk janë vetëm ekonomike, por politike dhe sociale, sepse rreth 1/3 prej bullgarëve marrin ndihma sociale për shkak të pamundësisë për të paguar faturat për energji elektrike. Ndihmat sociale janë kryesisht për rrymë elektrike, e cila përdoret edhe për ngrohje. Jo rastësisht para tre vjetëve qeveria e parë e Kryeministrit Bojko Borisov u rrëzua nga pushteti për shkak të protestave masive kundër çmimeve tepër të larta të energjisë elektrike. Siç duket Kryeministri i atëhershëm dhe i tanishëm i ka bërë mirë konkluzionet e veta dhe në këtë sfond logjikisht ka bërë përpjekje për të gjetur mënyra o për uljen e ndjeshme të çmimit, o për ruajtjen e çmimit të rrymës elektrike në nivele të përballueshme. U bë e qartë, se fajtorët kryesorë për energjinë të shtrenjtë elektrike janë dy termocentralet më moderne në vend dhe të dytë janë pronë amerikane. Pas bisedimeve të gjata dhe të mërzitshme, pas zvarritjeve u mor vendimi, qe ato të ulin çmimin, por vetëm pasi Kompania Kombëtare Elektrike shlyen borxhet e saj ndaj tyre. Kompania Elektrike nuk ka para, ka vetëm borxhe. Në fund të fundit paratë u gjetën, me gjithë se janë më pak se sa kërkonte BEH në fillim, por janë të mjaftueshme që NEK të shlyejë borxhet e saj ndaj centraleve amerikane. Ato nga ana e tyre do të shlyejnë borxhet ndaj minierave të qymyrit që i furnizojnë me lëndën djegëse.
Tani gjithçka duket mirë, akoma më tepër se BEH porsa shpalli rezultatet e tij financiare për vitin 2015, të cilat janë inkurajuese, se tashmë ka një fitim modest, sepse vetëm para një viti të gjitha llogaritë e Holdingut ishin në ngjyrën e kuqe. Ky fitim minimal nuk do të jetë i mjaftueshëm për shlyerjen e borxhit të ri. Vetëm kamatat vjetore mbi të tejkalojnë po thuaj dy herë fitimin e realizuar. Me ndihmën e instrumenteve të ndryshme financiare tani për tani rreziku i falimentimit është shtyrë dhe mbetet kohë e mjaftueshme për kërkimin e rrugëve dhe zgjidhjeve, të cilët t’i lejojnë energjetikës shtetërore bullgare të dalë nga tuneli. Tani për tani kjo kredi e re është vetëm dritë e zbehtë, e cila tregon rrugën e drejtë të lëvizjes.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..