Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brukseli e lavdëron ekonominë bullgare, kurse ajo është duke u vonuar

БНР Новини
Foto: arkiv

Në prognozën e fundit pranverore për zhvillimin e ekonomisë së vendeve-anëtare të BE-së Komisioni Evropian jep vlerësime mjaftë të mira sa u përket arritjeve ekonomike, që priten nga Bullgaria gjatë këtij viti, si edhe gjatë dy viteve në vijim.

Edhe Sofja zyrtare, edhe opinioni publik në vend janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj asaj që flitet jashtë shtetit, sidomos në Bruksel. Zakonisht autoritetet dhe njerëzit në Bullgari dëgjojnë nga kryeqyteti i Evropës së bashkuar kritika, vërejtje, qortime dhe rekomandime, sesa lavdërime dhe njohje të rezultateve të mira.

Pikërisht për këtë shkak vetë fakti se Komisioni Evropian rriti deri në 2 për qind në vit rritjen e pritur të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë këtij viti gëzoi të gjithë në vend. Ndërkaq, disi u injorua fakti se praktikisht ekonomia bullgare po vonohet në krahasim me vitin e kaluar dhe se gjatë dy viteve në vijim ajo nuk do të kthehet te niveli rekord prej 3 për qind gjatë vitit 2015. Anas mbeti edhe fakti se nga vendet e porsaaderuara vetëm Estonia do të zhvillohet më ngadalë nga Bullgaria, domethënë vendi ynë është i parafundit në këtë grup për nga tempet e rritjes ekonomike.

Prapëseprapë prognoza e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike të Bullgarisë përmban edhe mjaftë vlerësime pozitive. Papunësia do të vazhdojë të pakësohet deri në nivelin e pranueshëm prej 8 për qind, konsumimi i brendshëm do të vazhdojë të rritet, eksporti gjithashtu do të rritet, deflacioni do të vonohet dhe tashmë kthehet në “inflacion shëndetësor”. Përveç këtyre lajmeve të mira, mund të themi gjithashtu se vëzhguesit e Brukselit presin ulje të deficitit buxhetor.

Në sfondin e kësaj perspektive relativisht pozitive të përvijuar nga Komisioni Evropian për Bullgarinë, ka edhe jo pak kritika dhe paralajmërime. Në Bullgari u kushtohet një vëmendje e madhe subvencioneve evropiane të kohezionit dhe mediat nuk harrojnë të informojnë madje për projektet më të vogla, të realizuara me financimin evropian dhe kryesisht për problemet më të vogla, me të cilat ndeshet vendi gjatë livrimit dhe përvetësimit të tyre. Edhe për këtë interes të rritur të shoqërisë ka arsye serioze – mbi 70 për qind prej investimeve publike në vend realizohen me financimin evropian. Kjo sipas Komisionit Evropian do të thotë varësi të tepërt nga fondet evropiane. Pikërisht vonimit të livrimit dhe të përvetësimit të parave në kuadrin e programeve të kohezionit gjatë këtij viti i detyrohet vonimi i tempeve të ekonomisë bullgare, shpjegojnë ekspertët evropianë dhe kanë të drejtën, por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Pjesa tjetër gjithashtu është përmendur në prognozën e rishikuar pranverore të Komisionit Evropian – rryma e dobët e kapitaleve të huaja në Bullgari. Pikërisht këto kapitale i financojnë investimet e reja, sepse kapitalet bullgare nuk janë të mjaftueshme dhe në një shkallë të madhe janë spekulative.

Megjithatë pritet që ekonomia bullgare të ecë përpara, edhe pse ngadalë. Mirëpo, ekonomia bullgare varet shumë nga faktorët e jashtëm, sepse sot që të prodhosh dhe të merresh me tregti në mënyrë efektive, ka nevojë për tregje të mëdha. Thënë me fjalë të tjera, mirëqenia e vendit dhe e qytetarëve të tij në një shkallë të madhe varet jo vetëm nga masat e qeverisë dhe nga kushtet e brendshme të biznesit, por edhe nga gjendja dhe proceset në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos në ato evropiane. Në këtë drejtim ka jo pak probleme, sepse në shumë vende aktiviteti i biznesit mbetet i ulët dhe kufizon importin e mallrave të huaja, përfshi këtu edhe të atyre bullgare dhe kështu vonon tërë ekonominë kombëtare të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD