Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Korporative Tregtare: Pronari me bankë për harxhime në portofolin e vet

БНР Новини
Foto: BGNES

Para dy vjetësh u mbyll, pas kësaj u shpall në falimentin Banka Korporative Tregtare (KTB), e katërta për nga madhësia në Bullgari e biznesmenit dhe bankierit Cvetan Vasilev. Që atëherë Banka qendrore dhe Prokuroria e akuzuan shefin dhe aksionarin e saj kryesor në grabitjen e bankës, në publikimin e të dhënave, se u ka dhënë firmave të tij personale, të afërmeve dhe miqve të tij kredi pa garancitë e nevojshme me ndërgjegjen e plotë se këto para kurrë nuk do të shlyhen. U konstatua se në bankë mungojnë mbi 2 miliardë euro. Në bazë të ligjit për garantimin e depozitave u ishte paguar mbi 1.5 mlrd euro më se 100 mijë depozituesve. Për këtë ndihmoi shteti, duke marrë një kredi të re të jashtme, sepse në Fondin për garantimin e kursimeve nuk kishte mjaft para.

Bankieri-pronar Cvetan Vasilev ishte një njeri shumë i pasur dhe me influencë, fjala e tij dëgjohej në rrethet e larta qeveritare, në centralet e partive kryesore politike. Për shkak të rrjetit të gjerë të lidhjeve dhe të ndikimeve të dukshme e të padukshme dhe nën presionin e dhjetëra mijë depozitueseve të prekur, me detyrën që të zbulohet e vërteta dhe eventualisht të ndihmohet për mbledhjen e kredive – borxh u ngarkua një firmë e huaj e specializuar. Supozohej, se kompania e njohur me reputacion ndërkombëtar në mënyrë kompetente dhe paanësi do të hetojë rastin dhe nuk do të ndikohet nga lobitë e ndryshme politike dhe të biznesit në vend. U zgjodh një firmë angleze me kompetenca të vërtetuara dhe me përvojë në hetimin e kazuseve të ndërlikuara financiare. Këto ditë u publikua raporti i saj për problemet në Bankën Korporative Tregtare.

U bë e qartë, se prognozat më të këqija dhe dyshimet më të errëta, janë plotësisht të arsyeshme. Me argument dhe fakte Alix Partners arritën në konkluzionin, se fajtori kryesor për falimentin e bankës është aksionari i saj kryesor Cvetan Vasilev. U bë e qartë, se prej shumës 2 mlrd euro që mungonte në bankë, 1.3 mlrd euro janë marrë personalisht nga bankieri dhe firmat e tij. Në fakt ky bankier, i cili ishte shpallur para disa vitesh si Bankieri numër një në Bullgari, e ka përdorur bankën si portofol të vet, sepse në praktikë askush nuk e ka kontrolluar. Në teori – Banka qendrore e ka këtë detyrë – të kontrollit. Por duke parë si retë po errësohen mbi Bankën Korporative Tregtare, Banka Popullore Bullgare i siguronte të gjitha mediat, se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm dhe nuk ka asfare probleme të cilat të rrezikojnë kursimet e qytetarëve dhe firmave. Pas kësaj ajo sikur u tremb dhe filloi të trillojë historira të ndryshme të ngjashme me ato të romaneve kriminale. U bë e qartë, se udhëheqja e Bankës qendrore nuk ishte në dijeni për të vërtetën. Jo rastësisht shefi i mbikëqyrjes bankare ra në duart e Prokurorisë, ndërsa guvernatori i Bankës qendrore u largua me shumë zhurmë dhe me emër të njollosur. Vetë pronari i Bankës Korporative iku jashtë shtetit, nga autoritetet bullgare prej afro dy vjetësh përpiqen të ekstradojnë pa sukses. Ekspertët e pavarur anglezë nuk janë optimist dhe mendojnë, se mezi rreth 400 mln euro prej të gjitha borxheve mund të kthehen ndonjë ditë.

Banka Popullore Bullgaren tashmë ka udhëheqje të re, ndërsa Banka Korporative Tregtare nuk ekziston më. Tronditje financiare në vend nuk ka dhe gjithçka në sistemin bankar duket e qartë dhe në rregull. Por a është në të vërtetë kështu do të tregojnë rezultatet nga stres testet, të cilat Banka qendrore do t’u bëjë të gjitha institucioneve kreditore në vend për të parë cilësinë e kredive të dhënë prej tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD