Më 12 maj në Institutin Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hapet një ekspozitë e bukur – “Pasqyra e kohës: Bukuria e gruas gjatë shekujve”. Në të janë treguar artefakte nga epoka e herët e hekurt (shekujt e XI-VI përpara lindjes së Krishtit) deri në mesjetën e vonshme. Ekspozita do të mbetet në muze deri më 25 shtator.
“Këto janë rreth 170 sende: zbukurime, kozmetikë, pjesë prej kostumeve, mbishkrime murale, piktura mbi enët prej balte dhe prej metali – ve në dukje docenti doktor Ljudmill Vagilinski, drejtor i Institutit Kombëtar Arkeologjik me muze. – Ata janë të punuara prej metaleve të larmishme: flori, argjend, qeramikë, qelq, kockë, bile ka dhe tapë, të përdorur për sandale. Shumë interesant për mua është dhe katalogu i ekspozitës, në të cilin ka artikuj me një informacion të pasur. Këto janë studime shkencore, por të paraqitura në një mënyrë më tërheqëse për modën gjatë shekujve. Shikojmë se cila ka qenë ajo nga koha e trakëve të lashtë dhe gjatë njëqindvjeçarëve të fundit arrijmë deri tek stërgjyshet tona – bullgaret nga Mesjeta.”
Ideja për ekspozitën është e specialistëve nga muzeu. Në fillim Ljudmill Vagalinski ka qenë deri diku i shqetësuar nga fakti nëse do të mund të mblidhen eksponat të mjaftueshëm për të. Por ekipi – pothuajse krejtësisht i përbërë prej grave, i ndihmuar nga një kolegë fare i ri, e ka kryer punën e vet në mënyrë të shkëlqyeshme. 15 muze nga i gjithë vendi kanë dhënë sendet të cilat i kanë, kurse Ministria e Kulturës ka siguruar mjete për shtypjen e katalogut pranë ekspozitës. Në këtë mënyrë vizituesit do të kenë mundësi të shikojnë një ekspozitë e cila të mbahet mend nga ana profesionale dhe atraktive.
Kurator i saj është doktoresha Natalia Ivanova: “Ajo e cila personalisht për mua qe shumë e rëndësishme është të mund të zgjedhim sende të larmishme, me qenë se tema e lejon këtë, dhe mendoj se e realizuam. Prezantojmë zbukurime dhe elemente të kostumit. Jemi munduar të ndjekim zhvillimin e modës në veshjet dhe prerjen e flokëve gjatë kësaj periudhe të madhe kohore. Vizitorët do të shikojnë, se sendet e paraqitura janë shumë të larmishme.”
Në ekspozitë mund të shikohen dhe bizhuteri të bukura prej floriri, argjend, gurë, enë për vajra aromatike dhe kozmetikë, pasqyra, të cilat kanë arritur deri tek ne, pjesë nga një tekstili të lashtë. Disa nga zbukurimet duken në mënyrë tepër moderne dhe sot. Ka dhe substanca mjaft të ruajtura, të cilat janë përdorur si makijazhe nga koha e qytetit të dikurshëm të lashtë detar Apollonia. Në fakt, në emër të bukurisë trakët i kanë zbukuruar trupat e tyre me tatuazhe. Vizituesit do të mund të shikojnë dhe një piersing të lashtë...
“Kini parasysh se, ne kemi një informacion më të madh për të pasurit – shënon Ljudmill Vagalinski. – Mjerisht dhe tani, si dhe më parë, këta të cilët lenë të dhëna për veten e vet, janë të pasurit. Ata kanë një mundësi të tillë. Nëse do të shkruhet për ta, nëse ata do të shkruajnë mbi gur për veten e vet, por ata kanë paratë. Dhe informacioni është kryesisht për ta. Për njerëzit e zakonshëm mund të gjykojmë nga arkeologjia.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..