Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Referja bullgare e snookerit Proletina Veliçkova është në elitën e sportit botëror

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ato mund të nënshtrojnë madje burrin më të pamëshirshëm. Kohët e fundit gratë rreth tavolinës së snookerit gjithnjë e më shpesh i diktojnë rregullat, kurse milionë njerëz e ndjekin intrigën në televizion. Me të vërtetë virtuozët me stekë në dorë tërheqin shumë fansa nga mbarë bota, kurse në hijen e aureolës së tyre fshihen Temidat e bukura.

Gjatë shekullit të XIX me snooker janë dëfryer shtetasit britanikë – në Indi për shembull oficerët mbretërorë kanë kaluar dhjetëra orë rreth tavolinave të snookerit. Më vonë me snookerin u dashurua klasa punëtore në Ishull. Sot ai praktikohet në tërë Evropën, gjithashtu në Kinë, Tajlandë dhe në shumë shtete të tjera aziatike.

Sa kohë është e domosdoshme, që të dashurohesh me këtë sport? Del se mjaftojnë vetëm tridhjetë sekonda, ose tetë-dhjetë shkelje të syrit. Pikërisht për kaq kohë kishte nevojë Proletina Veliçkova, që të kuptojë se snookeri do të bëhet një pjesë e pandarë e jetës së saj. “Ishte diçka si dashuri me shikim të parë”, ajo kujton momentin, kur duke parë rastësisht një ndeshje snookeri në televizion me pjesëmarrjen e Roni O’Sëlivan ajo mori vendim për t’u bërë pjesë e kësaj bote, por si refere.

Снимка“Fillimisht vendosa kontakt me asociacionin tonë dhe fillova të vizitoja turnetë, ku referët më trajnonin. Isha refere në vazhdim të gjashtë muajve vetëm te ne, pas kësaj kalova një kurs gjashtëmujor ndërkombëtar”, na tregon Proletina Veliçkova.  

Sot vajza 25 vjeçe është pjesë e elitës botërore të snookerit dhe para saj janë hapur të gjitha dyert e turneve të mëdhenj në botë. Një prej vetive të domosdoshme për referët e snookerit është durimi, por Proletina shpërndan iluzionin për lojën e mërzitshme dhe statike, e cila vazhdon orë me radhë.

“Rregullat janë mjaftë të vështira dhe në qoftë se njeriu e sheh lojën, pa i kuptuar rregullat ai nuk do të mund ta vlerësojë mirë lojën. Kështu qe së pari duhet t’i dish mirë rregullat dhe pas kësaj mund ta ndiesh tërë dramën.”

Tashmë në vendin tonë zhvillohen me sukses të madh forume prestigjioze të snookerit. Sporti fiton popullaritet gjithnjë e më të madh dhe ne kemi lojtarë gjithnjë e më të mirë, por ndoshta më të paharrueshme për fansat e lojës janë dy ndeshjet demonstrative me Roni O’Sëlivan. Nuk është e rastit se edhe Proletina, e cila ka qenë refere e tyre i konsideron si ndeshjet më të paharrueshme në jetën e saj.

СнимкаSnookeri bën përshtypje me ekipin elegant, me mënyrën e tij dhe me... heshtjen. Kjo është një lojë për xhentëlmenë.

“Jo, kjo nuk është klishe – thotë Proletina. – Lojtarët profesionistë në të vërtetë sillen si xhentëlmenë. Ta njohësh faullin e bërë, ta tregosh qëndrimin pozitiv ndaj referit, fansave dhe publikut – këto janë gjëra të zakonshme në snooker. Të mos jesh xhentëlmen – kjo është pothuaj e pamundur.”

Në kompaninë e kaq shumë xhentëlmenëve bullgarja e bukur ndihet shumë e respektuar. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë femra hyjnë në këtë botë mashkullore – jo vetëm për shkak të turneve që organizohen. “Ne vetë u bëmë më të guximshme”, thotë Proletina. Si një profesioniste e vërtetë ajo mund të përqendrohet dhe mund të lavdërohet jo vetëm me aftësitë e saj shumë të mira psikike, por edhe me ato fizike. Nganjëherë ajo merr pjesë në snooker edhe si lojtare, por preferon të jetë refere. Përveç anglishtes, për shkak të snookerit, ajo zotëron gjithashtu norvegjishten dhe suedishten, kurse aktualisht është duke mbaruar studimet e saj për master në programin e semiotikës, gjuhës dhe reklamës në Universitetin e Sofjes. A është e rastit zgjedhja e shkencës së shenjave nga Proletina? Ka pak të ngjarë, pasi vajza e re mendon se përkushtimi i saj ndaj snookerit është njëfarë shenje.

“Shenjë? Po! Mendoj se përfitova shumë mirë nga kjo shenjë. Arrita ta kuptoj në mënyrën e drejtë dhe shpresoj të vazhdoj po kështu përpara” – buzëqesh Proletina.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Pas Tashkentit 2022 Karllos Nasar është sërish kampion bote në peshëngritje

Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..

botuar më 24-12-12 9.20.PD

Kubrat Pulev u bë kampioni i parë bullgar i botës në peshat e rënda në WBA

Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..

botuar më 24-12-09 9.31.PD
Karllos Nasar

Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024

Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..

botuar më 24-12-06 4.21.MD