Më 9 qershor shënuam Ditën Ndërkombëtare të Arkivave – ditë, e lidhur me historinë dhe kujtesën e njerëzimit, por edhe me mesazhin që kjo kujtesë të ruhet. Në lidhje me këtë kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”, doc. Dr. Mihaill Gruev vuri në dukje, se qëllimi strategjik i institucionit është arkivimi elektronik.
“Bota ka marrë rrugën drejt zëvendësimit të plotë të dokumenteve në letër me ato elektronike. Kjo është një sfidë e madhe për stafet arkivore jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë – tha ai. – Ja për se përpilojmë standarde, rregulla për tërë administratën shtetërore për ruajtjen e dokumenteve elektronike së pari në institucionet, pas kësaj edhe për dorëzimin e tyre në Agjencinë Shtetërore “Arkiva”. Për garantimin e autenticitetit dhe sigurisë së tyre, ndoshta kjo detyrë do të jetë prioritare për agjencinë në bazë të strategjisë për zhvillimin e qeverisjes elektronike në periudhën deri në vitin 2020.”
Siç shënoi doc. Gruev, kjo është lidhur me zhvillimin e teknologjive të informacionit, edhe me jo pak mjete financiare. Ato zakonisht janë deficit në administratën shtetërore në tërësi, ndërsa në sistemin e arkivave edhe në shkallë më të madhe.
“Kjo është detyrë e qeverisë dhe pikërisht Agjencia “Arkiva” është institucioni, i cili është ngarkuar me përpilimin e standardit në një perspektive të afërt dhe për pranimin e dokumenteve të para elektronike. Nga përvoja që kemi në kontaktet me koleget tanë në vendet e tjera, më në veçanti me ato në BE, dimë, se kjo është sfidë për të gjitha sistemet e arkivave. Sepse qëndron e hapur çështja a do të mund të lexohet dhe a do të mund të përdoren këto dokumente elektronike pas 20,30 dhe 50 vjetësh.”
Ky fakt imponon që në çdo 5 deri në 10 vjet të aktualizohet ky masiv me të dhëna, i cili me kalimin e viteve do të rritet. Por për kolegjiumin botëror arkivor kalimi i administratave shtetërore nga qarkullimi në letër tek qarkullimi elektronik është sfidë. Në sistemet më të zhvilluara arkivore ka arkivim elektronik.
Mes dokumenteve të reja të depozituara në arkiv është koleksioni i Bashkimit “E vërteta”, krijuar në vitin 1990 për studimin e krimeve të regjimit komunist. Në të ka lista ku janë regjistruar njerëzit e persekutuar, dëshmi për vitet e hershme të regjimit totalitar.
Do të shtojmë, se vitin e kaluar e bija e Presidentit të ndjerë Zheljo Zhelev dorëzoi arkivin e të atit. E bija e paraardhësit të tij Petër Mlladenov gjithashtu ka vendosur të dorëzojë arkivin e babait të saj. Në depon e arkivit është paraqitur dhe arkivi i pasur i intelektualit të shquar prof. Marko Semov. Ivan Gazdov, ish rektor i Akademisë së Arteve, gjithashtu ka bërë dhurim. Është i vlefshëm dhe dhurimi i ofruar nga aktori Nino Llukanov nga Stara Zagora. Llukanov është aktor i njohur në teatrin e qytetit dhe në dhurimin e tij ka fotografi, albume, artikuj të gazetave etj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..