Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shtëpinë bullgare në rrota sikurse je në shtëpi

БНР Новини

Një projekt modern bullgar propozon një zgjidhje për njerëzit, të cilët duan të pushojnë aty, ku vendosin dhe të ikin nga vendpushimet e zhurmëta, por njëkohësisht të mos të privohen nga komoditeti i shtëpisë. Arkitektja Hristina Hristova është autore e “Koleliba” – një shtëpi pushimi në rrota. Ajo është e ndërtuar mbi një platformë për makinë dhe tërhiqet nga automobili.

СнимкаHristina i përshkruan parametrat e saj dhe se me çfarë ajo është më e ndryshme nga të tjerët nga ky tip:

“Ka divan, i cili shndërrohet në formën e krevatit, kuzhinë, banjë dhe vend për ruajtjen e sendeve. Qëllimi është të ketë kaq, saç na është e domosdoshme, jo më shumë, prandaj është dhe 9 kuadrat. Ideja për shtëpi mbi rrota nuk është diçka e re. Ajo lind në Shtetet e Bashkuara, por në një drejtim krejt tjetër. Aty shtëpi të ngjashme përdoren, që të shmangen masat ligjore (të mos të paguhen taksa, në qoftë se shtëpia është mobile) i shmangen dhe tërheqjes së kredisë me hipotekë. Ideja ime është të përdoret krejtësisht si një shtëpi për pushim. Ajo është më e ndryshme, sepse si tërësi shtëpitë në rrota, të cilat ekzistojnë dhe në shtete të tjera, kursejnë maksimalisht shumë vend dhe formohet një ngjeshje e të gjitha gjërave brenda. Për mua qe me rëndësi të ketë hapësirë dhe të mund të ndihesh si në shtëpinë tënde, pa qenë i shtrënguar. Në shtëpi nuk ka asgjë e cila të jetë me përmasa të vogla dhe çdo gjë është me përmasa standarde.”

СнимкаMe kalimin e kohës vijnë dhe ide të reja, projekti zgjerohet dhe del jashtë kufirit të hapësirës së banesës – muzeu bio i larmisë ekologjike, një klasë mobile mësimi... Hristina e ka projektuar “Kolelibën” kështu që cilësia e jetës në të, të jetë në një nivel të lartë:

“Ajo është efektive nga ana energjetike, sepse nuk ka asnjë shenjë të lënë në terren, që është shumë gjë e vlefshme. Në fakt ky është dhe problemi bazë të ndërtimit – betonimi i terrenit, që në këtë rast mungon. Kohët e fundit është shumë modern tipi off-the-grid (të jesh absolutisht i pavarur nga korrenti, uji dhe burimet e tjera të energjisë), por shtëpia ime nuk është e konstruktuar në këtë mënyrë. Ajo lidhet me rrjete qendrore dhe mund të përdoret për të jetuar gjatë gjithë vitit. Ka izolim ngrohjeje, hidro izolim, është e klimatizuar për çdo një stinë.”

СнимкаEtapat administrative, përmes të cilave duhet të kalojë njeriu, që të mund të përdorë shtëpinë mobile në bazë të destinacionit përcaktues tek ne, dalin mjaft të ndërlikuara. Ka disa variante, por ai të cilin Hristina dhe bashkëshorti i saj e kanë përdorur, është regjistrimi i platformës. Mbi të, nën formën e një ngarkese, transportohet shtëpia. Sfida është licencimi i shtëpive, që duhet të bëhet përmes të ashtuquajturit tekno test, përmes të cilave kalojnë mjete jostandarde të transportit. Vështirësia vjen dhe nga fakti, se ai zakonisht përdoret për makina dhe mjete transporti, të cilët nuk kanë regjistrim në Bullgari ose për masa të veçanta, të cilat nuk futen tek ne.

Përveç kësaj, me qenë se është individuale, çdo një shtëpi duhet të kalojë përmes kësaj procedure të ndërlikuar. Hristina nuk humbet shpresë dhe besim se do të gjejë rrugë për një regjistrim të lehtë të shtëpisë me rrota dhe në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Dejan Tomov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD