Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biçikleta e Aleksandër Maqedonskit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Liri dhe shokë të rinj – për shkak të këtyre thesareve ia vlen të braktisësh komoditetin dhe ta kthesh hobin e vet të dashur në një profesion. Sot Aleksandër Maqedonski ka lirinë të krijojë biçikleta unikate, kurse klientët e tij mirënjohës i kthejnë gjestin me miqësi dhe shoqëri.

СнимкаKur biçikletat nuk janë thjesht mjet për lëvizje, por një pasion, nuk të mbetet asgjë tjetër përveç t’u përkushtohesh. Me këtë filozofi ai themelon në Sofje studion e vet për biçikleta dhe i kthen qëllimet e veta në misione – të krijojë biçikleta të shkëlqyera, t’i provokojë njerëzit më shpesh të mbështeten tek rrotat dhe të kenë vendin e tyre të qetë për biçikleta.

Punishten e vet të parë Aleksandër e hap në bodrumin e shtëpisë në qytetin Drjanovo, kur ka qenë në klasën e gjashtë. Pas kësaj punon në punishten e babait të tij. Kurse pas një qëndrimi në sektorin e mediave në internet dhe punë në kompani IT, por më tepër pas qëndrimit të vet në Holandë, ku mendohet sesi duhet të lëvizim në një mjedis urban, ai e ndien dhe e kupton më tepër përcaktimin e vet. Dhe një ditë i thotë vetes – dua të rinovojë dhe të krijojë biçikleta unikale. Gjen një depo në qytetin Drjanovo dhe... fillon.

Снимка“Kjo më jep një liri të madhe në ditët e mia të përditshme, por dhe më merr shumë si kohë dhe punë, thotë për pasionin e vet të madh Aleksandër. Por me siguri ndjenja, se ti vet e nxjerr bukën e gojës, se çdo gjë të cilën e fiton është një fryt direkt nga përpjekjet e tua, është  një kënaqësi e madhe kuptohet, kur ke sukses.”

Shpesh Aleksandër hyn në rolin e një psikologu, që të mund të ndiejë se çfarë lloji biçiklete i shkon më tepër njeriut përball tij.

“Klientët tanë janë njerëz shumë të mirë dhe ne mjaft shpejt dhe lehtë mund të kuptojmë se çfarë duan. Kurse bisedat me ta më krijojnë miqësi të reja, sepse jo vetëm thjesht që ndokush të sjellë biçikletën për ta rinovuar dhe të dalë. Nganjëherë kalojnë orë të tëra dhe ditë duke shqyrtuar një projekt të dhënë, kurse kjo çon deri në një thellim të marrëdhënieve.”

СнимкаÇdo një biçikletë pranë së cilës është afruar Aleksandër është e papërsëritshme, e bërë unike me porosi të pronarit. Me fjalë të tjera ajo nuk ka analog në dizajn.

“Nuk kemi biçikletë e cila të jetë e njëjta si ajo e mëparshmja, thjesht nuk ka, nënvizon Aleksandër. Kuptohet se kemi ngjyra përsëritëse, sepse si në çdo gjë tjetër dhe këtu ka tendenca të modës. Por si një vizion të tërësishëm, si një kombinim të aksesorëve, ngjyrave, pikturave – çdo një është e ndryshme.”

Aktualisht më moderne është biçikleta me ngjyrë bruz. Njerëzit e pëlqejnë shumë ngjyrën gurkali, e cila të drejton te kultura vintixh, sqaron Aleksandër. Por biçikleta është shumë më tepër se kjo – ajo është një pjesë nga imazhi i njeriut të ri. Biçikleta është si një aksesor ndaj pamjes së njeriut, përgjithëson mjeshtri.

СнимкаPërpara ditëve të numëruara Aleksandër Maqedonski i gëzoi 236 fëmijë me biçikleta në qytetet Llom, Knezha, Popovo, Kubrat, Nova Zagora dhe Etropole, të cilëve iu dhuron biçikleta të punuara prej tij. Dhe e gjithë kjo me ndihmën e mbi 300 dhuruesve nga i gjithë vendi. Gjatë vitit të kaluar ai dhuroi 70 biçikleta fëmijëve në qytetin Drjanovo – diçka si një borxh qytetari ndaj vendit, ku gjendet punishtja.

“Biçikletë e vjetër për fëmijët” është një fushatë tjetër e bamirësisë e Aleksandrit, i cili ëndërron ta nxjerrë biznesin e tij jashtë kufirit – në vende me një traditë të pasur në prodhimin e biçikletave me një dizajn të veçantë. Dhe mbase sepse mban emrin e një komandanti nuk ka frikë nga sfidat.

“Mbase emri im është pak detyrues, sepse asociacioni të cilin e jep sjell deri tek pritje të mëdha tek njerëzit. Por unë shikoj të mos të mendohem për këtë. Thjesht unë kështu e kam emrin dhe kjo është!” – pohon mjeshtri i ri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD