Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rachid Benzine: “Evropa duhet të mësohet nga përvoja e Ballkanit në islam”

БНР Новини
Foto: BGNES

Qendra kulturore “Shtëpia e Kuqe” dhe Instituti francez në Bullgari organizuan këto ditë debate për sfidat para të cilave gjenden myslimanët në shoqëritë mondane evropiane; për dallimet midis islamit në Evropë dhe versionet e ndryshme të islamit, të cilat bashkëjetojnë me fe të ndryshme në Ballkan. Ndër raportuesit kryesorë ishte politologu dhe historiani i njohur i islamit Rachid Benzine, pedagog në Institutin për Studime Politike në Eks-an-Provans dhe në Institutin Protestant të Teologjisë në Paris, i cili paraqiti pikëpamjen e tij për temën: “Islami në Evropë: në numrin njëjës ose shumës?”

Pas aktivitetit Rachid Benzine ra dakord për të dhënë intervistë për Radio Bullgarinë. Së pari e pyetëm për pozitën e tij dhe pse sipas mediave ai është “eksplorues i islamit liberal”.

“Unë personalisht nuk konsiderohem si mendimtar i islamit liberal, mediave u pëlqejnë të vihen etiketa si islam konservator, liberal etj. Mendoj se sipas shumicës së njerëzve islami liberal do të thotë islam, i cili i përshtatet kulturës dhe shoqërisë, ku zhvillohet. Për mendimin tim ky është islami i lirisë. Thënë me fjalë të tjera, unë e konsideroj veten si historian dhe antropolog, i cili studion tekstet e Koranit nga shekulli VII.”

Gjatë disa viteve të fundit u formua një treg i veçantë i islamit, në kontekstin e bashkëpunimit midis islamit lokal dhe atij global. Në këtë treg çdonjëri është i thirrur për të bërë zgjedhjen e vet, nënvizon Rachid Benzine. Në Francë ky bashkëpunim zbulon krizën e të menduarit post-kolonial, që e trajton përkatësinë fetare me instrumente politike dhe me masa sigurimi. Specifika e Francës është se ajo pa dyshim ka problem me fenë, problem ky i cili është lidhur me historinë e saj specifike. Sipas traditës shoqëria është laike, kurse përdorimi i atributeve të feve të ndryshme në hapësirën publike nuk bën përshtypje të mirë.

“Është me rëndësi të studiohen hollësisht etapat historike të zhvillimit të islamit që nga periudha e lindjes së tij. Sot ne jemi dëshmitarë se në Evropë ka shumë myslimanë dhe përfaqësues të feve të tjera, të cilët jetojnë me idenë për një islam të idealizuar. Ky është një islam që nuk ka ekzistuar kurrë. Ata duhet të jenë të qartë se çfarë përbën realiteti. Islami është produkt i një konteksti: koha, vendi dhe shoqëria, në të cilën zhvillohet.”

Fanatizimi i një pjese të njerëzve të rinj, terrori dje viktimat gjatë disa viteve të fundit çuan në politizimin e përkatësisë fetare dhe shumë myslimanë janë detyruar të justifikohen, sikurse feja i bën terroristë potencialë. Si u arrit në këtë situatë?

“Në të vërtetë, aktualisht ka frikë nga islami dhe islamizimi i Evropës, islami konsiderohet si njëfarë kërcënimi ndaj “vlerave evropiane”. Kjo frikë është shkaku që shumë njerëz të mos e shohin qëndrimin laik të shumicës së myslimanëve ndaj praktikës fetare. Ata nuk mund të kuptojnë se vetë myslimanët ndodhen në kurthin e ngjarjeve në plan ndërkombëtar.”

Kjo që flitet në Evropë për islamin është rrjedhim i përvojës koloniale dhe post-koloniale të Perëndimit. Cili është vendi i Ballkanit, i cili ka një histori shumëshekullore të bashkëjetesës së feve të ndryshme, përfshi këtu dhe islamin?

“Ka ardhur koha që Evropa post-koloniale të mësojë diçka nga Ballkani, ku islami ekziston që prej shumë shekujsh. Për fat të keq kohët e fundit edhe në Ballkan lindën frika të reja, të cilat sipas meje janë rezultat i realizimit të vështirë të projektit për Evropën e Bashkuar. Dordoleci “Islam” është një reflektim i vështirësive në krijimin politik të Evropës dhe i krizave me të cilat ajo ndeshet. Është më lehtë të themi se çfarë nuk jemi, pasi nuk e dimë se cilët jemi...”

Sipas Rachid Benzine Evropa duhet të ketë rol kryesor në zgjidhjen e krizës globale në islam. “Çelësi është në duart e Evropës. Ajo duhet të jetë ëndrra, shpresa dhe utopia, të cilat ta zëvendësojnë utopinë negative të Shtetit Islamik”. Hapësira evropiano-mesdhetare është e ardhmja e një islami tjetër, ku njerëzit e rinj mund të gjejnë patosin në jetë, dhe jo në vdekje.

Në përfundim Benzine citoi Abee Pierre, një prift katolik, mendimtar dhe humanist: “Një qytetërim vlerësohet sipas cilësisë së zemërimit, të cilin ia ofron rinisë”. Në tregun e zemërimit Shteti Islamik ofron një produkt, ka ardhur koha që ne të ofrojmë diçka tjetër, një formë zemërimi, e cila të provokojë kreativitet dhe jo asgjësim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD