Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaji i trëndafilit – një nga pasuritë e Bullgarisë

БНР Новини

Një nga simbolet e Bullgarisë – trëndafili vajdhënës, tanimë ka një muze të vet të ri. Ai gjendet në parkun “Rozarium” në qytetin Kazanllëk dhe prezanton historinë e prodhimit të vajit të trëndafilit dhe produkte të tjera nga lulja mbretërore nëpër tokat tona. Në fakt, ekspozita e parë është e hapur gjatë vitit 1967. Dy vjet më vonë ajo rritet në muze. Deri vonë ai ka qenë në Institutin e trëndafilit dhe të kulturave eterike në qytet. Tani gjendet në godinën e bukur dhe të rinovuar dhe është një pjesë nga muzeu Historik “Iskra” në qytetin Kazanllëk. Ekspozita e tij është e zakonshme. Është e konsideruar si e vetme për nga lloji i vet muze të trëndafilit në botë.

Muzeu i Trëndafilit Foto: zakazanlak.bgMendohet se në këtë krahinë vaji i trëndafilit nga varieteti Rosa damascena – trëndafili i Damaskut është i transportuar nga Damasku i Sirisë gjatë shekullit të XVII. Këtu ajo gjen kushte të përshtatshme për tu rritur.

“Vet klima këtu është e butë, gjatë muajit shkurt, kur fillojnë të firmohen sythat e trëndafilit, dimri është i butë – tregon Veliçka Todorova, cicerone në muze. – Gjëja tjetër, e cila është një faktor shumë i rëndësishëm për rritjen e këtij trëndafili është se toka është prej dheu ranor dhe gurishtor. Kjo do të thotë se, gjatë periudhës dimërore bima nuk ngrin, sepse nuk përmban ujë, që është gjë e mirë. Dihet se pas transportimit të trëndafilit janë munduar dhe në regjione të tjera ta risin, por më kot pa sukses, sepse aty gjatë dimrit bima ka ngrirë. Faktori tjetër jo favorizues është se edhe sikur diku të kenë mundur ta zënë, kur kanë filluar ta mbledhin, nuk kanë pasur specialistë dhe është nevojitur të marrin në punë njerëz nga regjioni i qytetit Kazanllëk. Kurse kjo e ka shtrenjtuar në mënyrë suplementare vajin e trëndafilit. Kështu që prodhimi i vajit të trëndafilit ka mbetur në këtë regjion për shkak të kushteve specifike gjeografike. Përveç rreth qytetit Kazanllëk, trëndafili vajdhënës rritet dhe në rrethin e Karllovos dhe në Strellça. Kjo është Lugina e Trëndafilit.”

Sënduk për ruajtjen e vajit të trëndafilitGjatë viteve tek ne janë rritur dhe varietete të tjera trëndafilash. Në fund të fundit, mes tyre afirmohet e Kazanllëkut (nga varieteti i Rosa damascena), e cili sot zë pothuajse të gjithë sipërfaqen e mbjellë me trëndafila. Në ndryshim nga varietetet e tjera, ajo çon lule njëherë në vit. Por era e saj është e shkëlqyer. Zakonisht zë lule që nga mesi i muajit maj deri më 10-15 qershor – ve në dukje Veliçka Todorova dhe akoma:

“Lulja e trëndafilit mblidhet në mëngjes herët aty rreth orës 4-5 kur ka vesë. Kjo nuk është gjë e rastit, sepse trëndafili atëherë jep më shumë vaj. Kur del dielli dhe fillon të ngrohë lulja fillon të ngjitë , kjo do të thotë se një pjesë nga vaji fillon të avullojë. Prandaj është e rekomandueshme, pasi të mblidhet lulja e trëndafilit, menjëherë të shpihet në vendin e caktuar dhe të përpunohet. Sa më shpejt bëhet kjo, kaq më shumë vaj trëndafili do të nxirret.”

Një ekspozitën e muzeve mund të shikojmë një punishte të vjetër për përpunimin e vajit të trëndafilit. Pajisje të ngjashme janë përdorur gjatë shekullit të VIII-XIX, bile dhe në fillim të XX. I kanë ndërtuar në afërsi të lumit, me qenë se uji ka qenë i domosdoshëm për ftohjen. Veliçka tregon një kazan, në të cilin përqindja ka qenë 1 kundrejt 4 me fjalë të tjera 15 kilogramë lule dhe 60 litra ujë. Nën enë është ndezur zjarr dhe ka filluar procesi i zierjes. Ai zgjat rreth 5 orë. Që të formohet një vaj i mirë prej trëndafili është i nevojshëm një distilim i dyfishtë. Me një fjalë, kjo bëhet në të njëjtin parim, ashtu si rakia. Supozohet se ky tip distilimi është i aplikuar pikërisht nga bullgarët, të cilët kanë pasur përvojë në bërjen e rakisë. Kështu gjatë shekullit të XVIII aplikohet distilimi i dyfishtë i vajit të trëndafilit.

Kunkuma e ruan erën e trëndafilit bile pas 70 viteveNa tërhoqi vëmendjen një enë interesante prej metali, të quajtur kunkum ose kunkuma, e ngjashme me barabanin, në të cilin është ruajtur vaji i trëndafilit. Ajo ka mbledhur rreth 200 kilogramë. Por ajo e cila e bën unikal është se tanimë 70 vjet nuk është e përdorur, qëndron bosh, por kur hapet, akoma ka aromën e trëndafilave. “Kjo është dëshmi se vaji i trëndafilit nuk ka afat të rezistencës”, shënon Veliçka.

“Që të mund të ruhet renomeja e vajit bullgar të trëndafilit, gjatë vitit 1912 në qytetin Kazanllëk ruhet një laborator kimik. Themelues i tij është Hristo Jarëmov – një mësues i kimisë, i cili fillon ta testojë vajin e trëndafilit dhe të neutralizojë përbërëset si barbarozë dhe vaj i germaniumit.”

Tani Instituti i trëndafilit dhe të kulturave eterike vajore në qytetin Kazanllëk ka laboratorin e vet të akredituar. Në fakt, çdo një mund të kuptojë nëse vaji i trëndafilit është i vërtetë, duke e lënë në dhomën e frigoriferit për disa sekonda, tregon Veliçka. Në momentin në të cilin formohen kristale, domethënë është i vërtetë. Vaji i trëndafilit kristalizon gjatë një temperature nga 18 deri më 22 gradë. Në qoftë se nuk kristalizon, domethënë diçka nuk është në rregull.

Në Muzeun e Trëndafilit mund të shikojmë foto dhe një informacion për tregtarë të njohur, të cilët gjatë viteve e kanë shpërndarë lavdinë dhe cilësinë e vajit të trëndafilit përtej kufirit të vendit. Gjatë viteve ai ka fituar medalje të arta në ekspozitat në Vjenë, Paris, Londër, Filadelfia, Çikago etj.

Dhe sot ai është ndër vajrat më të shtrenjta dhe të preferuara për markat prestigjioze të parfumeve, të kremrave dhe losioneve për trup. Vaji gjen vend dhe në mjekësi për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Emërtimi “Vaji bullgar i trëndafilit” është i mbrojtur me patentë gjatë vitit 2014 si një produkt bullgar në regjistrin e emërtimeve të mbrojtura gjeografike nga Komisioni Evropian.

Trëndafili si zbukurim në sendet e përditshmePërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD