Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia e trakëve – mishëruar në monumente me rëndësi

БНР Новини
Sevt III – koka prej bronzi e mbretit, zbuluar gjatë gërmimit të tumulës “Goljama Kosmatka”

I tulatur midis dy maleve – Sredna Gora dhe Stara Pllanina, struket rajoni i qytetit Kazanllëk. I shtrirë midis tyre, ai i gëzon një klime të butë dhe pjellorie. Kështu që nuk është e rastit se ato vise janë të populluara që nga koha parahistorike e deri në ditët tona. Më se 1500 janë monumentet e palëvizshme të kulturës të gërmuara aty. Këtu përfshihen tumula, nekropole, kështjella. Më shumë hollësi për këtë rajon interesant sjell Krasimira Stefanova krye kujdestare e Muzeut Historik “Iskra” në qytetin Kazanllëk:

Është interesante koha, kur rajoni i qytetit Kazanllëk popullohej nga fisi trak odrisi. Ai ishte i bashkuar në Mbretërinë e Odrisëve dhe një meritë për këtë kishte sunduesi Sevt III. Kryeqyteti Sevtopolis, për fat të keq, është nën ujërat e liqenit artificial “Koprinka”. Mbretëria e sunduesit Sevt ekzistonte për një kohë tepër të shkurtër. Pas kësaj fiset trake, të cilët populluan territorin e Bullgarisë filluan të luftojnë midis njeri tjetrit. Vetëm odrisët ishin të organizuar në një shtet.

Снимка

Qyteti u gërmua në periudhën e viteve 1948 – 1954. Mirëpo, atëherë njerëzit menduan më tepër për elektrifikimin, për ujitjen. Monumentet e kulturës mbeteshin në plan të dytë. Si rezultat u vendos, që qyteti Sevtopolis të zhytet nën ujërat e liqenit artificial Koprinka. Në vitin 1984 bënin profilaktikë të liqenit dhe ai u zbraz. Atëherë Krasimira Stefanova bashkë me kolegë të saj kishte mundësi të vizitojë qytetin e zhytur.

Përjetimi ishte i mrekullueshëm dhe i paharrueshëm. Uji është një konservues i mrekullueshëm, i cili ruan gjithçka: muret, rrugët, banesat. Gërmimet e qytetit Sevtopolis ishin shkolla për arkeologjinë bullgare.

Trashëgimia e trakëve mund të shihet edhe në tumulat interesante “Ostrusha”, “Shushmanec”, “Goljama Arsenallka”, “Helvecija”, “Sveticata”, “Grifonite”. Doemos edhe tumula “Goljama Kosmatka” ku është tempulli i mbretit Sevt III (vitet 330 – 300 para erës së re) është tepër përshtypëse. Do të kujtojmë, se koka e bronztë të pushtuesit vjet ishte një nga theksat e ekspozitës së madhe në Luvrin “Epopeja e mbretërve trakë – zbulime arkeologjike në Bullgari”. Një margaritar i padiskutueshëm në kurorën e kulturës trake është edhe Varreza Trake në qytetin Kazanllëk, e cila u zbulua në vitin 1944. Që nga viti 1979 ajo është në Listës e UNESKO-së të trashëgimisë kulturore botërore.

Снимка

Arsyetimet, që kjo varrezë të përfshihet në listën e UNESKO-së, janë afresket e saj mbi mur të cilat nuk e kanë shokun në pikturimin botëror nga shekujt IV-III para Krishtit –
rrëfen zonja Stefanova. – Në të vërtetë ato janë të mrekullueshme. Përveç piktorë, trakët ishin edhe mjeshtër duarartë argjendarë. Vepra të tyre të ruajtura edhe më sot, gjithashtu janë kryevepra pa analog në artin botëror të argjendarisë nga kjo periudhë.

Снимка

Për të ruajtur varrezën origjinale, e cila është në një gjendje shumë të mirë, në vitin 1974 u ndërtua një kopje e saj, ku priten mijëra turistë. Kopja është në përmasë një me një, ndërsa afresket mbi muret u pikturuan nga një kolektiv me udhëheqës profesor Ljuben Prashkov. Për varrezën origjinale tregohen kujdese të shumta. Mbaj mend se kur isha fëmijë në vitin 1966 hyra në këtë varrezë, sepse nëna ime, bënte analiza të afreskeve mbi mur për mikroorganizma. Ajo ishte mikrobiologe. Në fakt kjo ishte hyrja ime e parë në Varrezën e Kazanllëkut. Atëherë nuk e kisha të qartë, se profesioni imë do t’i kushtohet ruajtjes së monumenteve për brezat, popullarizimit dhe mbrojtjes së tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bulgariatravel.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD