Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Geri Turijska dhe bota e saj përrallore

БНР Новини

Geri Turijska bënë përshtypje me buzëqeshjen e dëlirë, prapa së cilës fshihet një personalitet energjik. Me jetën e saj ajo dëshiron të na bind, që njeriu mund të mbajë dy shalqinj nën një sqetull.  Për më tepër, se mund të bëjë këtë në mënyrë të suksesshme. Ajo është autore e shumë prej këngëve në zë, është soliste e grupit Rubikub, shkruan poezi, ka blog të vet, është autore e “Kutisë Postare për Përralla”, dhe jo në vend të fundit është nënë. Sivjet “Kutia Postare për Përralla” shënon jubileun 6-vjeçar. Ky projekt filloi si një shaka, frymëzuar nga  një roman në thelbin e të cilit janë letrat e dashurisë midis një burri dhe një grua. Autorë të tij ishin Geri Turijska dhe poeti Stojan Dinkov. Krijuesja e re ftoi të afërm dhe miq të shkruajnë nga një letër dashurie dhe të lënë në kutinë postare bojë kuqe. Një pjesë prej letrave, shumica prej të cilave anonime, u lexuan në një lokal nga muzikantë, artistë dhe gazetarë bullgarë. Auditori ishte i thjeshtë, por ideja pushtoi zemrat e njerëzve. Kështu edhe më sot qindra njerëz mblidhen që t’i kënaqen kësaj veprimtarie kulturore. Historitë janë më tepër humoriste, por ngandonjëherë mund të dëgjohen edhe rrëfime të trishtueshme. Lidhur me këtë Geri Turijska shpjegon.

СнимкаPo vazhdojmë, siç e bëmë këtë që ditën e parë. Ka njerëz nga publiku, të cilët janë me ne që nga fillimi. Kështu që kemi një auditor i qëndrueshëm, i cili nuk mërzitet nga kjo që bëjmë. Tashmë autorët nuk janë anonim. Kishim një autore – Stefka Kilimanxharo. Ishte e dukshme që ky nuk ishte emri i vërtetë i atij që shkruante. Mirëpo, pasi herën e tretë lexuam veprën e këtij autori dhe ajo u mirëprit nga publiku, ai më tha, se do të dalë nga anonimiteti dhe se që tani e tutje do të shkruajë me emrin e vet, sepse dëshiron, që suksesi të jetë i tiji. 

“Kutia postare për përrallë” është një dëshmi, se çdo njeri, pavarësisht me çfarë merret, mund të provojë të shkruajë. Nikolla Krumov për shembull debutoi në një nga edicionet e kutisë dhe tashmë në tregun e librave është vepra e tij “Ditari i pallateve parafabrikate”.

Si autore Geri Turijska frymëzohet nga artisti për të cilin shkruan. Ajo është e mendimit, se vitet e fundit muzika bullgare rimëkëmbet, sepse ka shumë interpretues të rinj, ndërsa publiku filloi të shfaqë interes ndaj këngëve bullgare. Përsa iu përket teksteve të këngëve, të cilët shkruan vet ajo rrëfen:

Kishte një periudhë, në të cilën shfaqa xhelozi ndaj teksteve të krijuara. Kishte tekste, të cilët nuk desha që t’u jap të tjerëve. Kështu u grumbulluan një sasi të madhe tekstesh. Atëherë vendosa, se pasi këndoj mirë, vet unë mund të interpretoj. Është e vërtetë, se kur në vitin 2010 formuam grupin Rubikub, nuk isha gati. Në procesin e punës në studio mësova shumë hollësi për incizimet. Më se 10 vjet vetëm asistova në punën e studios. E kisha të qartë si incizohen këngën dhe emocionet e interpretuesve, përderisa bëhet incizimi. Por një gjë është, që njeriu të shikojë anas, tjetër është të përjetojë tërë procesin. Secili duhet të përvetësojë mësimet e veta.

Që nga e vogla Geri Turijska shkruan poezi. Deri tashti në blogun e saj ajo ka botuar afro 600 vepra.

Shkruaj, duke ndjekur rrymën e mendimeve të mia. Kur e kam frymëzimin të shkruaj vetëm ulem para fletës së bardhë. Zakonisht kjo ndodh në orët e natës, kur jam vet dhe është shumë qetë. Mirëpo, kur je nënë, kjo është tepër e vështirë. Krahas teksteve të këngëve zbulova, se mund të shkruaj edhe në autobusin, në veturë, në park, pra në vende të gjallëruara, ku ka edhe zhurmë. Vjen koha kur krijuesi kupton se e kontrollon energjinë e frymëzimit. Mendoj, se muza më e madhe është afati i fundit. Kështu është edhe me edicionet e “Kutive Postare”. Tri ditët e fundit vijnë pothuajse 90 për qind prej letrave – tregon Geri Turijska.

Снимка

Pas shumë historive të lexuara në “Kutinë Postare për Përrallë” Geri Turijska takoi princin e ëndrrave – Jasen Kozev. Tani dy ata kujdesen për të bijën Anika dhe punojnë mbi projekte të përbashkëta. Dashuria midis nënës dhe fëmijës është e pakushtëzuar, rrëfen nëna e re.

Dhe megjithëqë të gjithë çuditen si është e mundshme që në një ditë të plotësohen aq shumë detyra Geri Turisjka është e bindur, se gjithçka varet nga organizimi i punimeve. Ka kohë për gjithçka në ditën time – thotë me buzëqeshje bashkëbiseduesja jonë joshëse.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi:Arkiv privat



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD