Jo, këtë herë nuk bëhet fjalë për politikë, por për dëfrime. Në qoftë se keni pasur dëshirë për ta vizituar Londrën, por nuk keni pasur mundësi – këtë herë ajo do të jetë për vizitë në Sofje. Vitin e dytë me radhë atmosfera e kryeqytetit anglez vjen në Bullgari dhe u ofron miqve koktej alkoolik me xhin dhe çaj, receta autentike për përgatitjen e çajit anglez me demonstrime, valle në rrugë dhe muzikë britanike. Të guximshmit kanë mundësi t’i bëjnë vetes tatuazh te një prej mjeshtërve më të mëdhenj në këtë sferë – Mr Heggie, kurse pas kësaj mund të shijojnë gurme-burgerin e njohur. Festivali 7 ditor Sofia London Week këtë javë është duke mirëpritur artistë në fusha të ndryshme nga 27 qershori deri në 3 korrik.
Valltarët rrugorë B-Boy Mouse & R-Qi-Tek tashmë kishin shfaqje në rrugën “Vitoshka”. Ereson Catipon (B-Boy Mouse) është një prej emrave të mëdhenj në skenën ndërkombëtare të breakdance. Ai ka lindur dhe është rritur në Filipine, por është vendosur në Londër në vitin 1996. Pasi 10 vjet i ishte dhënë pas stilit funky, Mouse fitoi kampionatin botëror B-boy. Sivjet në Sofje paraqitet me Amiir the R-Qi-Tek.
Nuk mund të kemi atmosferë autentike pa pasur xhin me tonik për vizituesit. Prandaj kokteji ofrohet disa centimetra larg dansingut. Kudo dëgjohet të folur anglez me aksentin e dashur. Siç duket, britanikët kanë ardhur për t’u siguruar se Java e Londrës në Sofje zhvillohet ashtu siç duhet. Adhuruesit e muzikës së bukur mund të shijojnë interpretimet e Lewis Mctie (muzikant rrugor), Djambo Basch (muzikë house) dhe Catheriene Tarrant (Katrin Tarant), e cila këndon dhe i bie kitarës dhe ukulele-s.
Përshtypje të madhe shkakton edhe puna e Mr. Heggie. Ilustruesi ka lindur në Londër, ku bën studime në degën e arteve të bukura. Ai e krahason stilin e vet me atë të një fëmije katërvjeçar, i cili i di të gjitha fjalët e këqija. Pikturat e tij zakonisht janë sarkastike: protagonistë nga filmat e vizatuar, kafshë të çmendura, kafka të bukura etj. Tatuazhi i tij i dashur është numri i qenit të tij, të cilin e ka marrë nga një strehim për qenë. Mr Hegiie është duke marrë pjesë në një projekt bamirës – paratë nga tatuazhet e tij me mace përdoren për shpëtimin e maceve endacake. Mr Hegiie nuk shfaqet në internet, sepse anonimiteti sipas tij është më tërheqës.
Ja se çfarë na tregoi Mr Hegiie para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
Fillova të merrem me tatuazhe para 8 vitesh. Gjatë tërë kohës duhet të mësohesh, të zhvillohesh në stile dhe teknika të ndryshme, të punosh me makina të ndryshme. Dëshira të bëhesh gjithnjë e më i mirë duhet të jetë e përhershme. Unë gjithmonë kam pasur dëshirë për t’u bërë më i mirë. Shpresoj se pas disa vitesh kjo do të ndodhë. Kur isha fëmijë u dashurova me tatuazhet dhe modifikimet trupore. I shikoja transmetimet televizive të National Geographic për fiset dhe si ata i ndryshojnë trupat e tyre, duke i bërë vetes tatuazhe. E dija që atëherë se do të merrem me këtë.
Megjithë “Brexit”-in, atmosfera e festivalit është shumë e këndshme. Edhe ju mund ta shijoni Javën e Londrës në Sofje, e cila do të vazhdojë deri më 3 korrik.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..