Bari anglez i prerë në mënyrë të shkëlqyer, ekipet e bardha dhe e diela e shenjtë për pushim – mbase nuk ka një turnir të tenisit më konservativ nga “Uimbëlldën”. Por pas traditave të tij qëndrojnë nderim i madh ndaj historisë dhe kurorëzimi i më të mirëve me një oreol. Dhe në ditët kur tenis elita botërore garon për trofetë e radhës, në Londër përsëri flitet me mahnitje dhe mirënjohje për familjen e lavdishme Maleevi.
Julija Berberhjan, e cila i ktheu që të tria vajzat e saj në kampione, mori dekoratën “Nënë” të Asociacionit të Tenisit për Gra WTA gjatë kohës së turnirit më prestigjioz në botë “Uimbëlldën”.
Këtë dekoratë e pranoi me shumë gëzim dhe tani e kuptoi se çfarë ndien kohët e fundit skulptori i njohur amerikan me një prejardhje bullgare Hristo Javashev, i njohur si Kristo. Ai e krijoi instalimin e tij, “Skelat lundruese”, që të mund të kenë njerëzit ndjenjën se ecin mbi ujë ose se fluturojnë. Dhe unë ndihem pikërisht në këtë mënyrë, thotë Julia Berberjan.
Suksesi i madh ka dhe çmimin e vet, por kur njeriu ka sukses, sikurse i harron që të gjitha vështirësitë”, nënvizon bashkëbiseduesja jonë.
Julia Berberjan është 20 vjeçe, kur dëgjon për herë të parë fjalën “Uimbëlldën”. Kurse kur vajza e saj më e madhe Manuella është 12 vjeçe, fillon të ëndërrojë ta dërgojë në “Orinxh boll” në Majami.
Arritëm një ditë përpara turnirit – në 40 gradë, kurse u nisëm nga minus 20 gradë në fund të muajit dhjetor, kujtohet Julija. Pasi shefi i CSKA-së më pati thënë, se dhe Zoti nuk mund të më ndihmojë, morëm pasaporta minutën e fundit. Kështu u gjetëm në Majami në një ndryshim prej 60 gradave dhe Manuela për shumë pak nuk u bë e para prej 128 fëmijëve nga e gjithë bota. Vapa dhe lagështia në Majami, për herë të parë një klimë të tillë e papërballueshme – këtë nuk kam për ta harruar dhe kjo nuk do të fshihet nga vetëdija ime – si dhe të vajzës sime 12 vjeçe. Të dyja qemë të veshura në ekipe dhe atlete – të cilat dukeshin si lecka, saqë kur i shikojmë tani fotografitë, fillojmë të qeshim.
Pasojnë suksese të pa kaluara dhe sot në historinë e tenisit bullgar. Manuela arriti vendin e tretë në ranglistën botërore. Katerina u rendit e 6-ta, kurse Magdalena e 4-ta. Dhe e gjithë kjo – e arritur me përpjekje të jashtëzakonshme dhe një familje shumë të bashkuar dhe të ngrohtë të vetme. Federata e Tenisit jo vetëm se nuk ndihmon për zhvillimin e talentit të tyre, por mbledh dhe nga 10% nga fondet e dekorimit. Kurse pasaportat dhe vizat gjithmonë janë nën pikëpyetje.
Unë kam qenë një nënë punuese dhe fëmijët e mi janë rritur rreth meje në barin e stadiumit të CSKA-së. Papritmas filluan të luajnë, filluan të fitojnë ndeshje, papritmas u bënë kampione për femra, kur qenë 13 vjeçe. Thjesht punohej me ngulm që në mëngjes deri vonë në darkë, gjashtë ditë në javë, nganjëherë dhe gjatë ditës së diel. Unë nuk i kam vënë vetes asnjëherë qëllime të larta.
Në këtë mënyrë Julija Berberjan i përgjigjet kureshtjes rreth përbërëses sekrete të suksesit të madh. Dhe shton akoma se, në qoftë se e dinte, do ta thoshte. Dhe me qenë se e gjithë jeta e saj i është përkushtuar tenisit, përfshi dhe në akademinë e porsahapur të familjes Maleevi, ajo ka një vështrim tepër të gjallë dhe të mbrehtë drejt sportistëve tanë më të mirë, të cilët mjerisht, sivjet ranë shumë herët në “Uimbëlldën”:
“Cvetana Pironkova dhe Grigor Dimitrov u bënë sportistë të shkëlqyer. Kurse fakti se ndokush i lejon vetes ta quajë Grigorin “një talent të dështuar” është një gjë kaq mizore, saqë në qoftë se kanë dashur që ta dhëmbë, e kanë arritur qëllimin e vet. Me siguri që e ka dhembur shumë. Por unë nuk besoj se, ata të dy janë talent të dështuar. I përshëndes për këtë, që kanë bërë, sepse ajo nuk është fare gjë e vogël dhe shpresoj se ka akoma se çfarë të tregojnë para vetes së tyre, dhe jo para atyre, të cilët i gjykojnë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..