Në një të përditshme të kryeqytetit u publikua një informacion nga „Голас.ua“ se bullgarët në Ukrainë kanë kërkuar nga Presidenti Poroshenko autonomi territoriale në Krahinën e Odesës dhe në atë të Hersonit. Informacioni u përhap gjithashtu në pasqyrën e shtypit të programeve televizive të mëngjesit dhe në sajtet e ndryshme. Kërkuam mendimin e Anton Kisse, kryetar i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë, deputet në Këshillin e Qarkut të Odesës dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Bashkimeve Kombëtare pranë Presidentit të Ukrainës:
“Unë gjithashtu u njoha me informacionin se bullgarët e Hersonit kanë një iniciativë të tillë. Menjëherë vendosa kontakt dhe doli se ky informacion nuk është e vërtetë. Nuk ka iniciativë për krijimin e një autonomie të tillë. Për se bëhet fjalë? Para një jave në Zaporozhie u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Bullgarëve në Ukrainë. Atje u shqyrtua çështja për një reformë administrative dhe territoriale dhe të gjithë përkrahëm mendimin se Rajoni i Bolgradit duhet të mbetet rajon administrativ me qendër Bolgrad, kurse me të të bashkohen të gjitha fshatrat e lokalitetit, si dhe rajonet e tjera, ku ka popullsi me origjinë bullgare. Ia drejtuam këtë kërkesë Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit Rosen Plevneliev, si dhe Presidentit tonë – zoti Poroshenko. Morëm sigurime se zoti Poroshenko do ta përkrahë idenë për rajonin administrativ me qendër qytetin Bolgrad.”
Zoti Kisse, ju lutem për më shumë sqarime sa i përket kazusit të autonomisë?
“Situata në Ukrainë është mjaftë e ndërlikuar dhe dëshira për autonomi shkakton tension, pakënaqësi dhe transformime të padëshiruara strukturore. Para mediave Presidenti ynë Poroshenko kishte thënë se është pro dhënies së autonomisë tatarëve të Krimesë. Pas kësaj kishte shumë komente, jo vetëm të bullgarëve, rumunëve dhe hungarezëve, për ndryshime në Kushtetutën e Ukrainës lidhur me këtë çështje. Ju e dini se unë bëj pjesë në Komisionin Kushtetues, ku jemi duke punuar mbi këtë çështje – për të rishikuar të drejtën e popujve të vegjël, të cilët jetojnë në Ukrainë, të mund të krijojnë autonomi të tyre kombëtare kulturore, që ta ruajnë gjuhën e tyre, traditat, zakonet dhe në rastin konkret – historinë e tyre bullgare. Pikërisht për këtë bëhet fjalë. Ne, bullgarët në Ukrainë, ndjekim me vëmendje të madhe situatën dhe veprojmë në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit tonë. Dhe, kuptohet, nuk duhet t’u jepen preferenca disa popujve. Të gjithë në Ukrainë duhet të kenë kushte të barabarta, pavarësisht nga kombësia e tyre.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..