Këngëtarja Petja Dankova është një muzikante jashtëzakonisht e talentuar, e cila që tani paraqiti para publikut të gjerë zërin e saj të jashtëzakonshëm në gërshetim me një teknikë perfekte vokale. Shkaku për t’u folur më shumë për të kohët e fundit është albumi i saj “Sweet or Bitter” (“E ëmbël apo e hidhur”). Petja paraqiti projektin e saj në festivalin e xhazit “A to Jazz”, që u zhvillua para disa ditësh në Sofje. “Sweet or Bitter” përbën një sintezë prej stileve xhaz, rock, soul dhe R&B, të gërshetuara në orkestrime interesante. Atje kanë shfaqur talentin e tyre edhe Mirosllav Ivanov (kitarë), Bozhidar Vasilev (trombon), Radosllav Sllavçev (baskitarë), si dhe vetë interpretuesja.
“Gjithmonë kam menduar se do të bëhem violiniste. Fillova t’i bie violinës që si fëmijë dhe gjatë të gjitha këtyre viteve kam bërë shumë përpjekje që të bëhem muzikante e mirë. Në gjimnaz fillova të merrem me këndim operistik, por në fakt askush nuk më ka mësuar për të kënduar në stilin pop dhe xhaz. Nuk e kam mësuar teknikën vokale. Kam marrë pjesë në grupin “Indigo”, të krijuar nga nëna ime. Pas kësaj bashkë me akoma pesë vajza krijuam “Indigo – klamer” – një formacion etno-xhaz, të cilin në një moment fillova ta udhëhiqja. Në zhvillimin tim si këngëtare më ndikuan shumë Viki Almazidu, Millço Leviev dhe Valeri Kostov. Ata më treguan një rrugë më të ndryshme në përgatitjen time muzikore. Sa i përket teknikës sime vokale – unë grumbullova mjaftë përvojë, duke kërkuar mënyra të ndryshme për të kënduar ndonjë këngë, ose fragment. Gjithçka që kam mësuar nga viola si metodikë e aplikoj në përdorimin e zërit tim. Siç e dimë, kjo është vegla më e përsosur muzikore.”
Në albumin e saj të parë “Sweet or Bitter” Petja Dankova ka përfshirë dhjetë kompozime. Tri prej tyre janë në bullgarisht.
“Kam punuar katër vjet mbi krijimin e këtij albumi. Në fakt unë jam përsosur gjatë tërë kohës – vazhdon Petja Dankova. – Mirëpo, produkti përfundimtar ishte gati vitin e fundit. Orkestrimet i krijuam bashkë me Mirosllav Ivanov, Bozhidar Vasilev, Radosllav Sllavçev, Svetosllav Sotirov. Nga ata mësova shumë, sepse këta janë njerëz dhe profesionistë të jashtëzakonshëm. Është specifike se çdo një prej këngëve në “Sweet or Bitter” është një histori e përjetuar nga unë. E krijova këtë album tani, sepse atje ka energji, e cila duhej të dilte jashtë, që të çlirohet vend për diçka të re dhe të vazhdoj përpara.”
Petja Dankova ka dëshirë për të realizuar edhe një koncert në fillim të shtatorit, pas të cilit do të xhirojë një spot të këngës “Sweet or Bitter”. Produkti muzikor tashmë përhapet në të gjitha platformat e internetit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..