Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat ”që në fillim të vitit, tani është radha e “Më trego diçka”.

Toma sërish punon me Rumen Gajdev – Garo, i cili është autor i muzikës dhe tekstit. Për aranxhimin e këngës këngëtari iu drejtua Ivan Shopov.
Energjia mes këtij ekipi të ri ka sjellë një atmosferë të veçantë rock dhe country, për të cilën Toma thotë:
“Doja që kënga të tingëllonte në mënyrë që kur të ktheheni në shtëpi nga deti, mali, ose nga ku keni kaluar momente të këndshme pushimi, kur të ktheheni, pikërisht kënga t’ju kujtojë këto momente. Në përgjithësi, është një histori për verën."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”