Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhëtim deri në fshatin Banica në ndjekje të byrekut më të shijshëm

БНР Новини
Foto: Diana Cankova

Mund ta përgatisim në mënyrë nga më të ndryshmet, ti fusim dhe akoma kaq shumë herë dashuri, por çfarëdo që të bëjmë, ajo ndriçon gjithmonë si diell. Lartësia e tij Byreku! Përpara tij përkulen bile në tokat më të largëta-dhe sa më shumë psherëtijnë dhe marrin frymë thellë, aq më shpesh u vjen ajo për vizitë përpara syve në ëndërr gjatë natës.

“Mirë se keni ardhur në festën e 16 tradicionale të byrekut në fshatin Banica. Dhe në qoftë se ndonjë nuk është në humor të dijë se koha do të jetë me ne. Tani është mirë, fryn një erë e dobët dhe byrekët janë në një gjendje të mirë, ashtu si dhe ne.”

СнимкаNjë gjendje shumë e mirë shpirtërore, sy të gëzuar dhe një diell i cili po del nga pak pas një reje të madhe – me të vërtetë këto janë përshtypjet e para të shkëlqyera nga fshati bullgar me emrin më të shijshëm Banica (vetë emri i fshatit do të thotë byrek). I parë nga lart, fshati i përngjan një byreku të vërtitur në tavë. Dhe jo rastësisht njëherë në vit kthehet në një vend ku mund t’i shikohen byrekë të shumtë dhe të shumëllojshëm në botë.

Fshati i rrethit të qytetit Vraca, mbledh më shumë se 100 mjeshtër, të cilët paraqesin krijimet e veta në vatrën e kulturës. Të parën të cilën e takojmë mes tavolinave të përmbushura është Ivanka Parisova nga fshati Pavollçe – e veshur me kostum popullor si në një festë bullgare.

“Më i rëndësishëm është byreku im i ujkut, i cili bëhet shumë vështirë, por ama është shumë i shijshëm. Me djathë, proshutë, kërpudha – si për ujk, të cilin e ka marrë uria së tepërmi. Dhe që të bëhet byreku i mirë, harxhi që i vihet brenda duhet të jetë prodhim shtëpie dhe të bëhet me shumë dashuri, sqaron sekretin e krijimit të vet ajo.”

Byrek i ujkut (majtas)Pranë saj Dani – e cila është 7 vjeçe buzëqesh sepse ka qëndruar pranë një tave me një byrek tradicional. “Unë bëj byrek me gjyshen – mburret vajza. – Me vezë, djathë dhe petë. Ja kështu –i përziej vezët dhe i ndihmojë që t’i thyej. Bëhet shumë e mirë.”

Mjeshtrit e delikatesës më të njohur bullgare i kanë ngarkuar tavolinat e gjata në të dyja korridoret e vatrës së kulturës. Byrekët janë me vezë dhe djathë, me mish të grirë, me spinaq, me spec djegës, me kungull, me çokollatë, me llokume, me hallvë, me kokos – në përgjithësi me fantazitë e çuditshme të profesionalistëve dhe të amatorëve, janë dhurim për të gjithë miqtë. Por dhe sfidë për mjeshtëritë kulinarë dhe mendimet artistike. “Eksponatet” janë në garë në katër kategori – të kripura tradicionale, me mish dhe me perime, të ëmbla dhe origjinale, kurse në rolin e gjyqtarit të rreptë të produktit më të dashur bullgar – “më të preferuar dhe më të dashur dhe si rakia” hyn drejtuesi i transmetimit kulinar televiziv Ivan Zvezdev.

Dhe derisa juria po kryen punën e vet, vizita jone po vazhdon. Ndalojmë një zonjë të re, e cila mbush verë në gota bojë kafe prej balte – mbase një aksent të shijshëm ndaj krijimit të vet.

“Po, byreku është me spec djegës dhe shkon shumë me verë. Por me vërë shtëpie – sqaron Ivelina Danova nga fshati Kostalevo dhe fillon të qesh me zë të lartë. – Kur fillon të na djeg, fillojmë të pimë. Por jo dhe në mëngjes herët.”

Byreku i burrave i Nikollaj Nikollovit po kështu kërkon alkool. Nuk ka sesi të jetë ndryshe kur vet autori zbutet me emra ledhatuese.

“Pakës miell, pas kësaj kaçkavall, sallam dhe akoma shumë gjëra të tjera ve. Receta nuk është e imja, por unë nga ana ime shtova disa gjëra. Sepse kur shkoj në kopsht dhe marr nga pak nga të gjitha gjërat që rriten aty, i pres hollë-hollë ose në kube të vogla i fus në tavë dhe gati. Ky lloj byreku shkon siç me verë ashtu edhe me raki ose birrë.”

Byreku i burraveTregimi ynë mund të vazhdojë pa fund, sepse rreth çdo një tave me byrek qëndron ndonjë histori e shkurtër. Por ne zgjedhim të përfundojmë me praninë origjinale të grupit të grave nga Zgorigrad.

“Mjeshtëritë tona janë të mëdha, kapaciteti ynë është i madh. Mundim dhe i bëjmë – krenohet në emër të të gjithëve Sillvija Pavllova. – Byreku i cili fare nuk është tradicional është me pulë si dhe byreku im i cili është me hallvë. Byreku me pulë është tipik për Zgorigrad si bukuri, dizajn dhe përgatitet një ditë më parë. Pula vihet në mes të tepsisë-sikur ngroh vezët, kurse përreth është byreku.” Dhe me të vërtetë, pula sikur të shikon nga tava.

Me të vërtetë, festa qe shumë e gëzueshme. Në fshatin Banica, banuesit vendas dhe miqtë, hëngrën byrek me bollëk dhe që të gjithë qenë të mendimit “Byreku bullgar është një ndër më të shijshmit!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD