Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Spirancave – nëpër gjurmët e kohës

БНР Новини
6
Foto: Ilijan Ruzhin

Në qytetin më jugor të bregdetit tonë në Detit të Zi – Ahtopoll, gjendet një muze relativisht i ri, por interesant dhe i pasur me zbulimet e veta dhe me rregullimin – “Historia e spirancës”. Ekspozita është krijuar si një koleksion publik të Bashkimit “Stranxha e Detit të Zi” me kryetar inxhinieri Petër Kënev. Drejtoria shkencore e projektit i është dhënë si ngarkesë historianit Atanas Oraçev. Çfarë përmban ekspozita e muzeut?

Снимка“Spiranca të mëdha, të vëna nëpër sheshet me barrë të cilat janë kryesisht nga shekulli i XIX dhe i XX – shënon doktor Oraçev. – Ekspozita e brendshme tregon vetë historinë e spirancës. Në të janë vendosur në praktikë pothuajse të gjitha llojet e kësaj pajisjeje bazë të anijeve, të cilat takohen në Detin e Zi që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit deri në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Në vitrinat dhe nëpër podiumet mund të shikohen dhe gërmime të ndryshme nga anijet e fundosura. Koleksioni qe i mbledhur për 6  vjet dhe është një nga më të mëdhenjtë në botë si tip dhe lloje. Zbulimet në fakt janë nga ekuatori midis qepit Maslen dhe Rezovo. Kurse ky bregdet doli se është më i rrezikshëm për lundrimin e anijeve në përgjithësi në Detin e Zi.”

СнимкаCilat janë shkaqet për këtë?

“Ky bregdet është i prerë shumë dobët, është kompozuar kryesisht prej shkëmbinjve vullkanik, posaçërisht bregdeti nga qyteti Ahtopoll e në jug. Kurse lart nëpër të ka dhe shkëmbinjsedimentarë (ata janë mjaft më të butë). Dhe prandaj për shembull në qytetet Primorsko dhe Kiten ka duna të mëdha prej rëre, kurse këtu, duke përjashtuar gjirin verior, ku ka një vijë të madhe plazhi, vija të ngjashme ka deri në jug nga Rezovo. Me fjalë të tjera ky është një breg i pjerrët vertikal. Dhe kur një anije nga epoka e lundrimit me vela bie në era dhe stuhi të rrezikshme, ai nuk ka se ku të fshihet. Prandaj këtu ka më tepër anije të mbytura.”

Kurse prej tyre dhe shumë sende të gjetura, kuptohet...

СнимкаNë ekspozitë ka dhe fragmente përfaqësive të hartave evropiane, të cilat zbulojnë etapat bazë në njohjen e Detit të Zi dhe të bregdetit të Stranxhës.

Dhe akoma diçka tjetër: çdo vit këtu në një nga sallat vjen për vizitë me pronësitë e veta ndonjë nga muzetë buzë bregut. Sivjet artefaktet e veta i paraqet muzeu në qytetin Bjalla. Bohet fjalë për sende të gjetura nga kalaja e antikitetit në kepin Shën Atanas. Aty, për shtatë vjet, arkeologu docenti Valeri Jotov tregon sesi duhet të punohet për socializmin e një objekti dhe për kthimin e tij në një nga atraksionet më të vlefshme turistike, ve në dukje Atanas Oraçev.

СнимкаPërveç spirancave dhe mbeturinave të tyre, shumë monedha dhe sende të tjera, të gjetura në ujërat e Detit të Zi, në muze ka një përmbledhje, e cila prezanton historinë e qytetit Ahtopoll dhe të banuesve të tij. Duke shikuar ekspozitën, vizituesit mund të informohen në 3 gjuhë: bullgarisht, anglisht dhe rusisht.

Muzeu është koleksioni i parë publik i krijuar në Bullgari. Financohet krejtësisht prej dhuruesve. Hyrja është e lirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD