Në qytetin më jugor të bregdetit tonë në Detit të Zi – Ahtopoll, gjendet një muze relativisht i ri, por interesant dhe i pasur me zbulimet e veta dhe me rregullimin – “Historia e spirancës”. Ekspozita është krijuar si një koleksion publik të Bashkimit “Stranxha e Detit të Zi” me kryetar inxhinieri Petër Kënev. Drejtoria shkencore e projektit i është dhënë si ngarkesë historianit Atanas Oraçev. Çfarë përmban ekspozita e muzeut?
“Spiranca të mëdha, të vëna nëpër sheshet me barrë të cilat janë kryesisht nga shekulli i XIX dhe i XX – shënon doktor Oraçev. – Ekspozita e brendshme tregon vetë historinë e spirancës. Në të janë vendosur në praktikë pothuajse të gjitha llojet e kësaj pajisjeje bazë të anijeve, të cilat takohen në Detin e Zi që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit deri në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Në vitrinat dhe nëpër podiumet mund të shikohen dhe gërmime të ndryshme nga anijet e fundosura. Koleksioni qe i mbledhur për 6 vjet dhe është një nga më të mëdhenjtë në botë si tip dhe lloje. Zbulimet në fakt janë nga ekuatori midis qepit Maslen dhe Rezovo. Kurse ky bregdet doli se është më i rrezikshëm për lundrimin e anijeve në përgjithësi në Detin e Zi.”
Cilat janë shkaqet për këtë?
“Ky bregdet është i prerë shumë dobët, është kompozuar kryesisht prej shkëmbinjve vullkanik, posaçërisht bregdeti nga qyteti Ahtopoll e në jug. Kurse lart nëpër të ka dhe shkëmbinjsedimentarë (ata janë mjaft më të butë). Dhe prandaj për shembull në qytetet Primorsko dhe Kiten ka duna të mëdha prej rëre, kurse këtu, duke përjashtuar gjirin verior, ku ka një vijë të madhe plazhi, vija të ngjashme ka deri në jug nga Rezovo. Me fjalë të tjera ky është një breg i pjerrët vertikal. Dhe kur një anije nga epoka e lundrimit me vela bie në era dhe stuhi të rrezikshme, ai nuk ka se ku të fshihet. Prandaj këtu ka më tepër anije të mbytura.”
Kurse prej tyre dhe shumë sende të gjetura, kuptohet...
Në ekspozitë ka dhe fragmente përfaqësive të hartave evropiane, të cilat zbulojnë etapat bazë në njohjen e Detit të Zi dhe të bregdetit të Stranxhës.
Dhe akoma diçka tjetër: çdo vit këtu në një nga sallat vjen për vizitë me pronësitë e veta ndonjë nga muzetë buzë bregut. Sivjet artefaktet e veta i paraqet muzeu në qytetin Bjalla. Bohet fjalë për sende të gjetura nga kalaja e antikitetit në kepin Shën Atanas. Aty, për shtatë vjet, arkeologu docenti Valeri Jotov tregon sesi duhet të punohet për socializmin e një objekti dhe për kthimin e tij në një nga atraksionet më të vlefshme turistike, ve në dukje Atanas Oraçev.
Përveç spirancave dhe mbeturinave të tyre, shumë monedha dhe sende të tjera, të gjetura në ujërat e Detit të Zi, në muze ka një përmbledhje, e cila prezanton historinë e qytetit Ahtopoll dhe të banuesve të tij. Duke shikuar ekspozitën, vizituesit mund të informohen në 3 gjuhë: bullgarisht, anglisht dhe rusisht.
Muzeu është koleksioni i parë publik i krijuar në Bullgari. Financohet krejtësisht prej dhuruesve. Hyrja është e lirë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..