Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Game Evolution bashkon sportet tradicionale dhe sportet elektronike

БНР Новини

Industri për 3.8 miliardë dollarë, të ardhura për vitin 2015 në përmasë të 325 milionë dollarësh, një vëllim vjetor prej 70% dhe një auditor prej 226 milionë vetash, i cili rritet vazhdimisht – ky është gamingu. Në Korenë e Jugut /e cila konsiderohet si “Meka” e gamingut/ bile është një formë e mësimit jashtëshkollor dhe një sport kombëtar. Një pjesë kyçe e kësaj industrie janë turnet, të cilët transmetohen në online platformën Twitch /me 45 milionë vizita unikale në ditë/ ku shuma e përgjithshme e fondeve të tyre të dekorimit gjatë vitit të kaluar është 61 milionë dollarë. Tanimë dhe Bullgaria ka gaming ngjarjen e vet madhështore-Game Evolution. Ajo do të zhvillohet nga data 9 deri më 11 shtator në sallën “Arena Armeec” në Sofje. Dimitër Aleksandrov është një nga organizatorët kryesor të Game Evolution-it dhe ish “gaming profesional”. Ai thotë se me këtë ngjarje do që të ndryshojë përfytyrimin për lojtarët e lojërave kompjuterike tek ne, e pikërisht se ata janë një grup i papjekur dhe i mbyllur dhe të tregojë, se kjo përveç një hobi e thjesht, mund të jetë dhe një profesion i paguar mirë:

Qëllimi ynë është që të mund të tregojmë se në çfarë është kthyer gamingu në kohën e sotme dhe mundësitë, të cilat i jep ai. Rrogat në skuadrat profesionale janë rreth 10-20 000 euro për njeri. Bullgaria gjithmonë ka pasur një gaming shumë të fort. Gjatë viteve të fundit ai bile deri në një farë shkalle ka mbetur mbrapa. Ne duam që ta ndryshojmë këtë, ta kthejmë në Bullgari.

Снимка

Dimitër Aleksandrov premton se në Game Evolution , derisa njerëzit nuk luajnë lojë kompjuterike, do të mund të dëfrejnë dhe me sporte të ndryshme:

Federata bullgare e basketbollit do të ndërtojë një shesh lojërash dhe do të ketë gara në basketbollin rrugor. Do të ketë dhe prezantime në futbollin amerikan, me qenë se ky është një sport shumë interesant, por mjerisht i pazhvilluar në Bullgari. Do të ketë dhe një zonë për skateboard. Më interesantja është se, 24 nga valltarët më të mirë në Bullgari  do të ndahen në 8 skuadra dhe do të zhvillohen shfaqje-vallëzimi gjatë kohës së ditëve të pushimit.

Deri në fund të gushtit biletat do të kushtojnë 20 leva për të tria ditët, kurse pas kësaj nga 25 leva. Aty në vend do të shiten dhe bileta ditore nga 10 leva. Përdorimi i  shesheve për të luajtur përpara sallës do të jetë falas. Të tria ditët e ngjarjes do të fillojnë në orën 9 në mëngjes  dhe do të përfundojnë në orën 22. Dimitri shton:

Çdo njeri i cili ka dëshirë dhe kureshtje për të parë se çfarë përbëjnë sportet elektronike, mund të vijë dhe të shikojë se çfarë do të thotë të jesh nga 12 orë në një sallë dhe gjatë gjithë kohës të të jetë interesante dhe të ketë se çfarë të bësh. Një nga zonat më kureshtare do ti kushtohet realitetit virtual racing. Do të ketë katër sedije krejtësisht të pajisura me timonë, me levë të marsheve e kështu me radhë. Secili do të mund të ulet dhe të provojë se cila është ndjenja. Kurse ajo me të vërtetë është e shkëlqyer.

Снимка

Game Evolution ka një fond fillestar dekorimi prej 21 000 leva dhe dekorata me sende. Dimitër sqaroi rregulloren:

Kemi 6 lojë . Ato themeloret janë League Of Legends, Counter Strike dhe HearthStone. Dy të parat luhen në bazë skuadrash prej nga 5 veta. Për këto lojë fondet e dekorimit do të jenë nga 7000 leva. HearthStone është loja, e cila luhet kryesisht prej njerëzve në një moshë mbi 30 vjeç. Si shtesë kemi Warcraft. Ajo është interesante fillimisht në lidhje me filmin i cili doli kohët e fundit. Unë isha profesionist i gaming-ut i Warcraftit dhe vendosa, se nuk ka sesi të mos të bëjmë një turnir pa këtë lojë. Overwatih është loja jonë e pestë. Ajo është e re-në një muaj, tani kompania po hyn në treg. Loja e fundit është FIFA. Në qoftë se ndonjë do që të njihet me gamingun, ajo mbase është më e përshtatshme. Me qenë se nuk ka sesi të bësh gabim për atë që rastis në lojë. Do të kemi prezantime dhe takime të fansave të Minecraft-it. Një nga befasitë  është se do të bëjmë studio, ku një komentues profesionist do të komentojë ndeshjet. Do të ketë rreth 20 playstation për turnirin në FIFA. Presim të krijohet diçka me të vërtetë shumë interesante. Përveç këtyre 21 000 levave, një përqindje nga shuma e mallrave , të cilat do të shiten në ngjarje , do të shkojnë në fondin e dekorimit. Prandaj dhe presim në fund të jetë mjaft më i madh. Mund të arrijmë dhe një shumë të dyfishtë.

Aktualisht po rrjedhin kualifikimet për ngjarjen në Bullgari, Rumani dhe Greqi. Nga fqinjët tanë do të klasifikohen 3 skuadra rumune dhe 3 skuadra greke, përkatësisht në League Of Legends dhe Counter Strike dhe nga 3 veta në HearthStone. Si shtesë pritet dhe një interes jo i vogël nga shtetet e tjera fqinje dhe skuadra të tjera të cilat të marrin pjesë. Për mot plani i organizatorëve është të ketë edhe katër ngjarje të tjera, ku 3 prej tyre të mos të jenë në Sofje, por vetëm finalet do të zhvillohen në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore  për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..

botuar më 25-05-28 6.58.MD

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..

botuar më 25-05-28 7.00.PD

Mbi 140 ekspozues marrin pjesë në Panairin Pranveror të Librit të në Sofje

“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..

botuar më 25-05-27 9.57.PD