Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen në datën 15 të çdo muaji.
Kënga e pare quhet “Deti i rinisë”, është nga viti 1966 dhe interpretohet nga këngëtarja e madhe Lili Ivanova.
Propozimi i dytë është kënga “Surf, erë dhe det” në interpretim të këngëtarit Diço Hristov (2008).
Kënga e tretë quhet “Dashuria është det”, incizimi është nga viti 1965 dhe interpretohet nga Liana Antonova.
Këtë herë kënga “Në vathë” kryesoi klasifikimin për këngë popullore.
Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të BNR. Ai është “Valle të korrësve” të kompozitorit Diko Iliev. Fituesit janë: Anna Seiser nga Gjermania, Marlene Sherburne (SHBA) dhe Natalia Zabollotna nga Ukraina.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..