Në galerinë Kombëtare “Kuadrat 500” është hapur ekspozita “Muza dhe modele”, e cila i kushtohet trupit lakuriq të gruas. Një temë e përjetshme në art, por e cila i frymëzon krijuesit që nga periudha e Antikitetit deri më sot. Pas Çlirimit nga sundimi osman, kur ndërtohet shtetformimi i ri bullgar, në Sofje është krijuar një shkollë për Pikturë, e cila më vonë do të rritet në Akademinë e sotme Kombëtare Artistike. Me ndërtimin e këtyre dy institucioneve fillon dhe përgatitja akademike e piktorëve bullgar. Kuratore e ekspozitës është Iskra Trajanova. Ajo ka zgjedhur krijime të mjeshtërve të penës bullgar dhe të huaj nga gjysma e parë të shekullit të 20,krijimet e të cilëve të pikturimit janë një pjesë nga fondi i galerisë.
Në seleksionimin bullgar janë të njohur emra si Nikolla Tanev, Kirill Conev, Deçko Uzunov, Masha Zhivkova, Boris Ivanov, Sulltana Suruzhon, Vera Nedkova...”Por në fakt fillohet me pikturën e Ivan Mërkviçka “Grua e cila lahet”-ve në dukje Iskra Trajanova. Ai ka lindur në Çeki, por ka marrë shtetësi bullgare dhe e konsideron veten si një piktor bullgar. Kështu që ky punim i tij, i cili është i krijuar rreth vitit 1900, shënon fillimin e bisedës sa i përket “Muzave dhe modeleve”.
Zgjedhja e krijimeve, të pikturuara prej piktorëve të huaj, po kështu përfshin artist të njohur: Maurice Brianchon, Maurice Loutreuil, André Favory, Jules Cavaillès, Rollan Udo, Filip Maljavin...
“I gjithë interesi i kuratorëve është i lidhur me 10 piktorë bullgar dhe 10 evropianë, me qenë se krijimet e tyre janë pjesë nga fondi i muzeut-ve në dukje zonja Trajanova. Në fakt, kjo është ekspozita e parë nga vargu i nismave të ngjashme , të cilat do të përfshihen në kuadrin e projektit të ri “Pika e kryqëzimit”, e filluar nga galeria Kombëtare.”
Qëllimi i këtij projekti është të dallohen bashkëveprimet kulturore gjatë takimit të artit të ri bullgar me përvojën artistike evropiane. Dhe gjatë këtij takimi të mund të gjendet me anën e kritikëve të artit pika ndërprerëse aty, ku njihen dhe janë absolutisht të barabartë si piktorët evropian ashtu dhe ata bullgarë, të cilët në fakt janë po kështu evropianë.
“Trupi lakuriq është vetëm shkak për demonstrimin e një pranie të barabartë të piktorëve bullgar në kontekstin evropian, më në veçanti në 40 vjetët nga fillimi i shekullit të 20, kur piktori tonë tanimë është me një vetëdije mjaft të paraqitur. Ai ka fituar dhe një shkollim mjaft solid akademik jo kudo që të jetë, por në qendrat më të mëdha evropiane. Në fillim Parisi dhe Vjena janë prijëset, më vonë përfshihen Berlini, Firence dhe Roma. Kështu grumbullohet një përvojë mjaft e mirë akademike, e cila fillon të japë frutat e veta në vend”.
Ja sesi në forume prestigjioze evropiane autorë nga Bullgaria dhe nga vendet e tjera në kontinentin e Vjetër tregojnë krijimet e veta njëra afër tjetrës-në Sallonin e të pavarurve , në sallonin “Tjujleri” ose në sallonin e Vjeshtës në Paris. “Këto janë forume shumë të mëdha, të , të mos të flasim për dy pjesëmarrjet e piktorëve bullgar në ekspozitën e Parisit. Njëra është në vitin 1900, tjetra në vitin 1937. Si dhe në bienalen e Venecias. Kështu që piktori bullgar barazohet me kolegun e tij të huaj afirmohet në kontekstin evropian të artit të ri modern”.
Në qoftë se shikojmë jetën tonë bashkëkohore-si sipas kuratores pikturohet një trup lakuriq?
“Ai pikturohet si në antikitetin e lashtë, sepse aty krijohet i gjithë repertori i proporcioneve. Ai është ai trup ideal i shtrirë thellë tek piktori modern, drejt të cilit ai kthehet vazhdimisht” – përgjithëson Iskra Trajanova.
Ekspozita mund të shikohet deri më 30 tetor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: nationalartgallerybg.org
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..