Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pokemonët u shpërndanë në masë nëpër rrugët e Sofjes

БНР Новини
Foto: BGNES

Ka diçka tepër fenomenale në lojën “Në ndjeke të pokemonit”/ Pokemon Go/ dhe kjo është në popullaritetin të rrufeshëm që fitoi ajo ditë të numëruara pas daljes së saj. Pavarësisht nga zgjedhja e madhe prej lojërave kompjuterike në rrjet, vetëm për 3 ditë krijuesit e manisë së re llogaritën , se çdo ditë 21 milionë veta ndajnë orë të tëra që të “kapin pokemonë” në pikë të ndryshme të botës. Pokemon Go korri një sukses më të shpejt dhe nga rrjeti social Fecebook për nga numri i angazhimit të konsumatorëve. Prezantimi i fort i lojës ka dhe shpjegimin e vet logjik dhe kjo deri në një shkallë të madhe fshihet në nostalgjinë e fëmijëve të rritur ndaj heronjve të animacionit nga fëmijëria.

Loja është e bazuar  mbi serinë e animacionit “Pokemon” që në fillim ka startuar si një lojë në video. Pas lëshimit të filmit të anotacionit për qeniet e vogla simpatike, Pokemon kthehet në një mani nëpër të gjithë botën. Në Bullgari pokemonët u bënë të njohur gjatë vitit 2001, kur filloj transmetimi i serive të para nga vargu. Me të u rrit brezi i viteve 90, i cili tani më mirë e kupton kënaqësinë nga kjo “të takosh” pokemon në rrugë përpara vetes. “Gjëja më e mirë në lojë është se ajo afrohet me realitetin, thotë Andrej, i cili është 25 vjeç dhe është nga Sofja. Që të gjithë flasin dhe komentojnë pokemonët, nuk ka sesi kjo të mos të zgjojë kureshtjen dhe ti të provosh. Shumë njerëz luajnë dhe për shkak të nostalgjisë, sepse historitë për pokemonët janë shumë afër nesh dhe na kujtojnë për kohën, kur kalonim orë të tëra përpara televizorit”-tregon i riu.

Снимка

Filip, një “ndjekës të heronjve të animacionit” në qytetin e madh , shton se ndien një sfidë në këtë të dalë nga shtëpia dhe të kapë të gjithë pokemonët përreth. “Fakti se loja është e përshtatur me vendin, në të cilin gjendem, më detyron të dalë jashtë dhe të ec  ose dhe të fugoj drejt pikëve, ku më është dhënë se gjenden pokemonët. Në sajë të lojës arrita deri në vende, të cilat asnjëherë përpara kësaj nuk i kisha vizituar. Përveç kësaj , gjatë dy ditëve të fundit, qëkurse startoi loja, kam bërë më tepër lëvizje dhe ushtrime, sesa gjatë 3 muajve të kaluar të marra së bashku”. Filip përmen dhe aspektin social, të cilin e ka Pokemon Go. Thotë se, loja e lidh me njerëz si ai, të cilët po kështu kanë dalë të luajnë  dhe me të cilët asnjëherë nuk do të komunikojë, në qoftë se nuk qe shtesa mobile dëfryese.

Një mbledhje masive të njerëzve të cilët luajnë u zhvillua kohët e fundit në kopshtin me shatërvanët përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Çdo një me telefon në dorë kishte shansin të përmirësojë nivelin e vet në një konkurrencë me mijëra gejmër të tjerë të flaktë . Mes organizatorëve në këtë takim-garë të përmbushur me njerëz për fansat e pokemonëve  qe dhe Radosllav Kavallxhiev-Roro. Ai është producent dhe drejtues në televizionin e bazuar në internet dhe po kështu një adhurues e pasionuar të aventurave elektronike.

Снимка

“Kjo është mes ngjarjeve, të cilat rastisin në bazë të një mënyre të natyrshme, dhe është krijuar nga vet fansat e lojës. Ata tanimë ishin mbledhur rreth Pallatit Popullor të Kulturës të sjellë përmes “Pokemon Go”. Vet loja përmban në vetvete baza të veçanta, rreth të cilave mblidhen njerëzit, që të dëfrejnë dhe të luajnë. Ne hymë në rolin e organizatorëve , sollëm muzikë të mirë, një gjendje të mirë shpirtërore dhe zhvilluam gara dhe turnir për ata, të cilët tanimë e njihnin lojën.  Befasia është se “Pokemon Go” përdor një platformë, e cila nuk është e re, kjo është lojë-trashëgimtare e një titulli tjetër –“Ingress” që në të njëjtën mënyrë nxori një grup njerëzish jashtë nëpër rrugë akoma përpara 1-2 vjetëve. Por për shkak të mangësive të marketingut kjo lojë nuk fitoi një popullaritet të tillë dhe nuk qe e suksesshme. Tani në të njëjtën platformë është futur bota shumëngjyrëshe e heronjve të animacionit-pokemonët. Interesantja në të është që përmes realitetit, në të cilin jetojmë dhe shikojmë përmes telefonave mobil, kur ndezim kamerën, paraqiten pamje nga realiteti virtual, një gjë shumë moderne kohët e fundit. Kjo e bëri lojën shumë zbavitëse. Përfytyroni, qëndroni në një rrugë, ku nuk rastis asgjë. Por, shtypni telefonin dhe kamerën tuaj dhe menjëherë në rrugë dalin njerëz të vegjël me ngjyra, të cilat ju duhet ti ndiqni. Loja me të vërtetë është fenomenale, sepse përmban në vetvete një grimcë prej teknologjive të reja dhe jep deklaratë për inovacionet e së ardhmes. Jetojmë në sferën e realitetit virtual, që po hyn gjithnjë e më shumë në lojërat, dëfrimet, në sferën e arsimit.”

Sipas Radisllav Kavallxhievit Bullgaria mbetet mbrapa nga tendencat botërore të luhen lojëra elektronike në mënyrë masive. Derisa në Amerikë dhe në shumë vende të tjera evropiane mijëra fansa i përmbushin stadiumet dhe luajnë bashkë, tek ne, adhuruesit e gjejming kulturës shikohen si “njerëz të zombuar” të cilët janë të mbyllur në vetvete dhe të ndryshëm nga të tjerët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD