Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisari Nikollov: Po rritet numri i zjarreve pyjore në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Kohët e fundit pothuaj nuk ka ditë, kur të mos njoftohet për shpërthimin e një zjarri. Fatkeqësi të ndryshme natyrore vëzhgohen gjithnjë e më shpesh në tërë pjesën juglindore të Evropës. Duke folur për zjarret, duhet të shënojmë se Bullgaria është mjaftë e prekshme. Çfarë është situata lidhur me zjarret në Bullgari? Përgjigje të këtyre pyetjeve kërkuam nga kryekomisari Nikollaj Nikollov, drejtor i Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë.”

СнимкаZjarret e shpërthyera gjatë disa muajve të fundit janë lidhur para se gjithash me pyet dhe livadhet. Shkaku kryesor janë temperaturat e larta, niveli i ulët i lagësisë dhe era. Për fat të keq më shumë se 98 për qind e zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njeriut – zakonisht këto nuk janë zjarre me qëllim. Ato janë shkaktuar për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e qytetarëve, megjithë thirrjet tona për të qenë më të vëmendshëm, sidomos gjatë periudhës më të nxehtë të verës. Që nga fillimi i vitit 2016 deri tani ekipet e Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë” .kanë marrë pjesë në shuarjen e 20 321 zjarreve. Për fat të mirë, vetëm 201 prej tyre janë në fondin pyjor. Janë vrarë 77 veta, kurse 181 të tjerë janë të plagosur” – vuri në dukje komisari Nikollov.

Shërbimet zjarrfikëse disponojnë specialistë të përgatitur shumë mirë, kurse në blerjen e teknikës për shuarjen e zjarreve janë investuar disa qindra mln euro. Mirëpo, një problem i madh është mungesa e aviacionit, prandaj zjarrfikësit bashkëpunojnë aktivisht me Forcat Ushtarako-Ajrore. Shumë shpesh ka nevojë për mobilizimin edhe të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes , policisë dhe xhandarmerisë. Në raste të tilla përdoren shërbimet e vullnetarëve. Ka gjithashtu një bashkëpunim tradicionalisht të mirë me vendet fqinje dhe vendet e Mesdheut.

Снимка

Komisari Nikollov foli gjithashtu për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen në rast fatkeqësie:

Aktualisht në Bullgari ka një sistem unik shpëtimtar. Atje i është kushtuar një vëmendje të posaçme reagimit dhe prevencës me kohë. Ekipi ynë kishte nevojë për më shumë se një vit, që t’i bëjë analizat e domosdoshme dhe të propozojë më të mirën. U njohëm me praktikat më të mira të Evropës, SHBA-së, Australisë. Sipas ligjit të ri në vend të parë për nga rëndësia është prevenca, pas kësaj janë planifikimi, përgatitja, reagimi, kurse etapa e fundit është rimëkëmbja. Ekipi ynë është shumë krenar, sepse 90 për qind e ligjit u përgjigjet ofertave që morëm nga Komisioni Evropian, i cili e vlerësoi shumë mirë punën tonë. Kuptohet që e gjithë kjo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Konferencat e OKB-së në Sendaj të Japonisë dhe Paris të Francës për ndryshimet klimatike.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e ekonomisë Kombëtare dhe..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD