Kohët e fundit pothuaj nuk ka ditë, kur të mos njoftohet për shpërthimin e një zjarri. Fatkeqësi të ndryshme natyrore vëzhgohen gjithnjë e më shpesh në tërë pjesën juglindore të Evropës. Duke folur për zjarret, duhet të shënojmë se Bullgaria është mjaftë e prekshme. Çfarë është situata lidhur me zjarret në Bullgari? Përgjigje të këtyre pyetjeve kërkuam nga kryekomisari Nikollaj Nikollov, drejtor i Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë.”
“Zjarret e shpërthyera gjatë disa muajve të fundit janë lidhur para se gjithash me pyet dhe livadhet. Shkaku kryesor janë temperaturat e larta, niveli i ulët i lagësisë dhe era. Për fat të keq më shumë se 98 për qind e zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njeriut – zakonisht këto nuk janë zjarre me qëllim. Ato janë shkaktuar për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e qytetarëve, megjithë thirrjet tona për të qenë më të vëmendshëm, sidomos gjatë periudhës më të nxehtë të verës. Që nga fillimi i vitit 2016 deri tani ekipet e Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë” .kanë marrë pjesë në shuarjen e 20 321 zjarreve. Për fat të mirë, vetëm 201 prej tyre janë në fondin pyjor. Janë vrarë 77 veta, kurse 181 të tjerë janë të plagosur” – vuri në dukje komisari Nikollov.
Shërbimet zjarrfikëse disponojnë specialistë të përgatitur shumë mirë, kurse në blerjen e teknikës për shuarjen e zjarreve janë investuar disa qindra mln euro. Mirëpo, një problem i madh është mungesa e aviacionit, prandaj zjarrfikësit bashkëpunojnë aktivisht me Forcat Ushtarako-Ajrore. Shumë shpesh ka nevojë për mobilizimin edhe të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes , policisë dhe xhandarmerisë. Në raste të tilla përdoren shërbimet e vullnetarëve. Ka gjithashtu një bashkëpunim tradicionalisht të mirë me vendet fqinje dhe vendet e Mesdheut.
Komisari Nikollov foli gjithashtu për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen në rast fatkeqësie:
“Aktualisht në Bullgari ka një sistem unik shpëtimtar. Atje i është kushtuar një vëmendje të posaçme reagimit dhe prevencës me kohë. Ekipi ynë kishte nevojë për më shumë se një vit, që t’i bëjë analizat e domosdoshme dhe të propozojë më të mirën. U njohëm me praktikat më të mira të Evropës, SHBA-së, Australisë. Sipas ligjit të ri në vend të parë për nga rëndësia është prevenca, pas kësaj janë planifikimi, përgatitja, reagimi, kurse etapa e fundit është rimëkëmbja. Ekipi ynë është shumë krenar, sepse 90 për qind e ligjit u përgjigjet ofertave që morëm nga Komisioni Evropian, i cili e vlerësoi shumë mirë punën tonë. Kuptohet që e gjithë kjo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Konferencat e OKB-së në Sendaj të Japonisë dhe Paris të Francës për ndryshimet klimatike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..