Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stema e Sofjes përmes shikimit të fëmijëve

БНР Новини

Ditë të numëruara para Festës së Kryeqytetit – 17 shtatorit, Muzeu për Historinë e Sofjes paraqiti veprat e pjesëmarrësve në konkursin “Stema e Sofjes”. Në të morën pjesë fëmijë në moshë nga 7 deri në 14 vjeç. Detyra e tyre ishte të rikrijojnë, ashtu siç ata e shikojnë, shenjen dalluese të kryeqytetit të Bullgarisë.

Stema e Sofjes u krijua në vitin 1900 nga piktori Harallampi Taçev. Ajo ishte e domosdoshme për prezantimin e vendit në Ekspozitën Botërore në Paris po këtë vit. Fillimisht stema përfshinte një kurorë në formën e kështjellës, të vendosur mbi një mburojë të ndarë në katër fusha. Në gjysmën e sipërme në të majtë është e rikrijuar Ulpija Serdika, në të djathtë – kisha Shën Sofija. Në gjysmën e poshtme shihen mali Vitosha dhe statuja e Apolonit, e cila simbolizon burimet me ujë kurues mineral në qytet. Katër fushat i bashkon një luan, i huazuar nga një varëse zbuluar në qytetin Tërnovo. Ai simbolizon vazhdimësinë midis dy qyteteve si kryeqytete të Bullgarisë. Në vitin 1911 me propozim të ndihmësit të kryetarit të bashkisë Radi Radev, pranë stemës u shtua edhe mbishkrimi “Rritet, por nuk plaket”.

116 vet më vonë Muzeu për Historinë e Sofjes vendosi që të zbulojë, si të vegjlit e shikojnë dhe e lexojnë stemën e kryeqytetit. Më shumë hollësi për konkursin, që u organizua, sjell Erina Krësteva, përfaqësuese e muzeut:

“Me ide të drejtoreshës Nadezhda Kirova-Jovçeva organizuam konkursin për fëmijë “Stema e Sofjes”. U paraqitën shumë vepra – piktura, instalime, makete, mozaikë të punuara me materiale jo tradicionale. Është i gëzueshëm fakti, se fëmijët me imagjinatë rikrijuan stemën e Sofjes përmes shikimit të tyre. Në fillim të javës festive u rregulluam një ekspozitë me të gjitha veprat. Zoti Stojan Deçev mbajti një leksion i kushtuar stemës së kryeqytetit dhe simbolikën e saj. Fituesit do të shpallen ditën festive, 17 shtatorin.”

СнимкаPasi nuk kishte kufizime në materialet e shfrytëzuara prej fëmijëve, deshëm të mësojmë nga zonja Krësteva, cila prej veprave ishte më origjinale dhe më interesante?

“Siç ju thash, ka një instalim. Ai është punuar prej farërave. Doemos më të shumta janë akuarelet. Është interesante të theksohet, se fëmijët paraqesin simbole alternative. Në vitin 1900 qyteti kishte emblemat, të cilat ne i shikojmë sot në stemë. Sot fëmijët na prezantojnë shenje të tjera dalluese të qytetit. Kështu veprat e tyre na ndihmojnë të shikojmë kryeqytetin tonë përmes prizmit të shikimit të tyre.”

СнимкаPërsa i përket çmimeve, zonja Erina Krësteva thekson: “Çmimet janë interesante, dhe mendoj, se janë të përshtatshme për fëmijë të orientuar te krijimtaria. Për vendin e parë parashikojmë një plaket dhe një komplet me pajisjet e domosdoshme për pikturim. Për vendin e dytë dhe të tretë do të ketë fleta të nderit dhe furça dhe akuarele. Krahas kësaj me vendim të jurisë do të ketë edhe çmime speciale.”

СнимкаSiç theksuam edhe më lartë fituesi do të shpallet më 17 shtator. Deri atëherë secili mund të shikojë veprat e fëmijëve të rregulluara në një nga sallat e Muzeut për Histori të Sofjes. Nëpunësit e muzeut kanë përgatitur një program special për Ditën e Kryeqytetit. Në të parashikohet të rikrijohen ngjarje historike, shëtitje mistike nëpër “Fshehtësitë e Sofjes” dhe shumë veprimtari të tjera tërheqëse dhe interesante si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit.

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Bozhidar Janev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD

Shoqata bullgaro–zvicerane “Kanatica” ndërton një Bullgari të vogël jashtë atdheut

Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..

botuar më 25-10-31 2.15.MD