Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori i grafitit Jahone: Arti mund të shndërrojë edhe më të shëmtuarën në një gjë të bukur

БНР Новини

Mbretëresha ultravjollce e ndërgjegjes trekëndëshe vetëm për një çast zbulon fytyrën e rikrijuar mbi një mur. Kjo përderisa krijuesi pikturon një grafit. Që atëherë ai preferon të shprehë mendimet nëpërmjet artit, ndërsa personalitetin e vërtet e fsheh pas një pseudonimi.

Ai vizaton mbi fasadat me një stil të vet autentik, i cili flet më mirë se sa emri i tij. “Grafiti më zgjodhi, kurrë nuk kam menduar, se do të vizatoj mbi muret ose mbi sipërfaqet e vendeve publike”, thotë për veten djali i njohur në internet si Joan Baraban.

“Johan Baraban është një artist i thjeshtë rrugor nën emrin Jahone – rrëfen vet krijuesi. – Ai vjen nga kultura rastafari, e cila përhap paqen, unitetin dhe dashurinë ndër njerëzit dhe është kundër dhunës dhe luftës. Kjo ka shumë pikëtakime me artin tim dhe me bindjen time, që vetëm kështu njerëzit mund të bëhen më të lumtur, mund të ndjejnë veten më mirë dhe mund të buzëqeshën më shumë. Arti i Grafitit është një mënyrë e mirë, që të arrij deri te zemrat e njerëzve.”

Jahone pikturon tërë jetën – dhe përderisa para kohe rikrijonte heronjtë e tij të dashur, personalitete të njohura dhe peizazhe mbi letrën, sot ai zbulon mundësi të pikturojë kudo në qytet. Krijuesi i diplomuar në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative tashmë zbukuroi jo një fasadë në qytetet Sofje, Pllovdiv, Jamboll, Bansko. Vendi më i pabesueshëm, në të cilin ai pikturoi është një kamion me kuzhinë të lëvizshme. Ai nuk kërkon murin më të mirë, por iu referohet intuitës. Vet vendi për pikturim e tërheq:

Снимка“Shpesh herë vet vendi më sugjeron çfarë të rikrijoj – rrëfen Jahone. – Prapëseprapë grafiti varet edhe nga lokacioni, nga atë, a ka porositës ase tema është e lirë. Në një kënd të tillë, në një oborr privat të fshehur për shumicën e njerëzve, por të arritshëm për fqinjët, është “Mbretëresha ultravjollce e ndërgjegjes trekëndëshe”. Vet vendi jap ide çfarë të bëjmë. Kështu që atë që pamë me imagjinatën, atë e rikrijuam.”

СнимкаNdryshe nga artistët e vetmuar të rrugës, Jahone është nga ata, të cilët preferojnë të punojnë me të tjerët. Kështu lindi projekti i tij “L.O.V.” (në përkthim Dashuri nga brenda). Ai e realizoi këtë ide në bashkëpunim me piktorin tjetër të grafiteve TASK. Ideja është që të ndajmë dashurinë ndaj arrit nëpërmjet mureve, mbi të cilët pikturojmë, shpjegon ai. Një ndjenjë e tillë pëlqimi përbën fytyra laramane e një gruaje, e cila shikon kalimtarët nga një mur në një nga lagjet e kryeqytetit.

СнимкаJahone e konsideron një përgjegjësi të krijuesit çdo shfaqje, e cila lënë gjurma të qëndrueshme në qytet. Prandaj nuk pranon çdo gërvishtje mbi fasadat nga vandalët. Ai është i bindur, se në se do të ketë më shumë mure siç muri nga 10 metra në shëtitoren kryesore të qytetit Burgas, ndërtuar pikërisht për shfaqje krijuese të secilit, atëherë do të ketë më pak godina të shëmtuara përreth. Dhe pasi neveritja nuk rrjedh vetëm nga muret e pikturuara keqme grafite, por është një trashëgimi nga e kaluara jo e largët, artisti rrugor beson, se arti mund të shndërrojë edhe më të shëmtuarën në bukuri.

СнимкаMegjithëkëtë mjeshtri i grafiteve është i bindur, se nuk duhet të pikturohet mbi të gjitha sipërfaqet, edhe krijuesi të jetë më i miri. Jahone është i mendimit, se nuk është e lejueshme që të ristrukturohen fasadat e monumenteve të kulturës dhe të godinave të vjetra. Krijuesi rrugor tani punon mbi projektin për përmirësimin e mjedisit të parkut në qytetin Montana. Në pikturat e ardhshme ai ka ndërmend t’i kushtojë një vëmendje speciale hyjnisë Diana, e cila sipas tij është mbrojtëse e këtij vendbanimi bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD