Edicioni i nëntë i Festivalit folklorik për fëmijë “Orfeu këndon me detin” tërhoqi bullgarë të rinj e të talentuar nga 37 vendbanime të shtetit. Atje ata treguan talentin e tyre duke interpretuar muzikë popullore dhe duke kërcyer. Sipas traditës përparësi kishin solistët dhe ansamblet nga vendbanimet më të vogla.
Bashkorganizatorët e festivalit “Orfeu këndon me detin” janë shkollat muzikore për arte folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre janë motiv për shumë nxënës të vazhdojnë të studiojnë atje.
Festivali nuk ka karakter konkurrimi. Ideja është që para fillimit të vitit shkollor fëmijët të argëtohen, të dëfrehen dhe të takojnë moshatarë të tjerë me interesat e tyre. Ja se çfarë tha drejtoresha artistike e festivalit “Orfeu këndon me detin” Iliana Najdenova:
“Për herë të nëntë të radhës në shtator këngët dhe muzika e Orfeut u bashkuan me zhurmën e detit në Qendrën e të Rinjve “Helios” në qytetin Primorsko. Për herë të nëntë ky vend i mrekullueshëm u bë mikpritës i fëmijëve të talentuar dhe udhëheqësve të tyre. Tërë sezoni para kësaj ishte shumë i mirë. Në gusht u zhvillua Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Trëndafili bullgar”. Për herë të parë u zhvillua dhe festivali për muzikë pop dhe rock .Shpresoj se edicioni i ardhshëm i dhjetë do të vazhdojë më shumë dhe do të mbledhë më shumë pjesëmarrës.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..
Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga..
Dita e Shën Vangjelizmoit (Ungjillëzimi i Hyjlindëses) është një ditë e shenjtë, simbol i mëshirës së pafund të Zotit ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj figurës së gruas, e bekuar për të sjellë një jetë të re, por edhe mishërim i dëshirës së..