Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknologjitë e mençura i ndryshojnë rregullat e biznesit

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Bankës Botërore 75% nga produkti global ekonomik krijohet në qytete. Sipas prognozave deri në vitin 2030, sipërfaqja e qyteteve vetëm në vendet në zhvillim do të trefishohet. Në Bullgari ky proces mund të lëvizë me ritme më të ngadalta, po tendenca është e njëjta: përqendrimi i njerëzve aty do të çojë deri në një konsum më të madh të ujit, energjisë, dhe lëndëve. Do të rriten emisionet e dëmshme, mbeturinat, ndotjet. A mund të drejtohet ky proces? Cili është vështrimi i njerëzve nga pushteti, biznesi dhe shkenca për të ardhmen e qyteteve tona? Këto pyetje qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së forumit “Qytetet e gjelbra të Bullgarisë”, organizuar me iniciativë të biznesit.

Si shumë e mirë qe vënë në dukje iniciativa shtetërore për centralizim dhe digjitalizim të shërbimeve publike. Një nga prioritetet e qeverisë është aplikimi i një menaxhimi elektronik në praktikë. Shpresa është se, në këtë mënyrë do të pakësohet “Gjurma e karbonit”nga të gjithë prej nesh mbi mjedisin rrethues, në llogari të atij virtual i cili do të shtohet. Kështu mendojnë drejtuesit nga brezi i ri. Biznesi, i cili merr pjesë në të ashtuquajturin “Rreth të gjelbër”, var shpresa më të mëdha për pakësimin e emisioneve të dëmshme dhe ruajtjen e natyrës të hyrjes së gjerë të teknologjive mobile.

Foto: sbj-bg.eu“Në Bullgari rastisin shumë ndryshime të shpejta pozitive sa i përket lidhjes mobile, pavarësisht se jo gjithmonë u kushtohet vëmendje e mjaftueshme” – tregon Jasen Guev, drejtor në një nga kompanitë prijëse për shërbime mobile dhe kryetar i “Rrethit të gjelbër” në Bullgari. Sipas fjalëve të tij, shumë inkurajues është fakti se, Ligji për ndërtimin e rrjeteve të telekomunikacionit tanimë po shqyrtohet nga deputetët. Me të, synohet drejt hyrjes së teknologjive në jetën e njeriut të zakonshëm dhe kjo të bëhet më shpejt dhe pa pengesa. Dhe akoma një diçka tjetër nga Jasen Guevi: “Qëllimi i kësaj, gjërat të rastisin më shpejt është se ka ardhur koha, ku çdo një prej nesh, kudo që të gjendet do të duhet të ketë prani deri tek rrjeti global, përmes çdo lloj pajisjeje. Përpara viteve flisnim për “Shtëpinë e lidhur”, kurse ajo sot është realitet, pavarësisht se është një teknologji pak e shtrenjtë për momentin. Gjërat të cilat deri vonë i kemi parë nëpër filma, si për shembull të mund të ndjekësh se kush i bie ziles në derën e shtëpisë tënde përmes telefonit mobil, kjo tanimë është krejtësisht e mundur. Shembull janë pronarët e dyqaneve, të cilët kanë montuar sisteme për siguri dhe mundin vazhdimisht të vërejnë se çfarë rastis në objektin e tyre tregtar. Në treg ka po kështu pajisje për ngrohje, ndaj të cilave mund të shtohet një softuer i posaçëm, përmes të cilit ngrohja mund të drejtohet nga një distancë e madhe. Lidhshmëria tanimë kthehet në një shërbim bazë, nga i cili mund të shfrytëzohen që të gjithë. Të mund të kesh lidhshmëri, tanimë është një nevojë bazë njerëzore. Si përdorimi i biznes shërbimeve, ashtu dhe shërbime nga administrata shtetërore, tanimë do të kalojnë përmes teknologjive mobile.”

Sipas fjalëve të Asen Guevit është shumë tregues shembulli me kompaninë multi-kombëtare për transporte Uber, sepse faktori më i rëndësishëm në të, siç nënvizoi ai nuk janë njerëzit dhe transportuesit, por nëse në mënyrë ligjore kompania ka lejen të punojë në një vend relevant.

“Rreziku i madh është i lidhur me legjislacionin, me gjërat siç janë të vëna, sepse do të preken interesat e ndokujt. Debati do të jetë i ndërlikuar, sepse nuk mund të thuhet se cili vendim është i drejtë dhe cili jo. Fjalën e fundit e ka shteti, çdo gjë do të zgjidhet në një nivel shtetëror. Por një gjë është e qartë – çështjet e lidhshmërisë informative e mobile janë me një rëndësi të dorës së parë, sepse prekin drejtpërsëdrejti jetën e secilit prej nesh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD