Një vajzë e re ulet në autobus dhe fillon të lexojë një libër me fotografinë e një gruaje provokuese në kopertinë. Pranë saj është ulur një burrë i moshuar, i cili e shikon kopertinën e librit. Ai nuk e ka dëgjuar titullin, megjithëse bëhet fjalë për një vepër klasike. Burri fillon të mendojë negativisht për të rinjtë. Një ngjarje të tillë bashkëkohore na tregon Edi Rumjan në tregimin e tij “Në autobus”, me të cilin u paraqit në edicionin e sivjetshëm të festivalit “Sofja merr frymë”. Një vëmendje e posaçme iu kushtua autorëve të rinj me krijimtari origjinale. Formati crossreading, ose prezantim i ndërsjellë i veprave të autorëve të ndryshëm, u jep shans edhe shkrimtarëve edhe dëgjuesve për të ndarë përshtypjet e tyre. Për Edi Rumjanin çdo një takim i publikut është i vlefshëm. Sipas fjalëve të tij sot çdonjëri, i cili ka blog të vet, mendon se mund të shkruajë, vë në dukje Edi. Prandaj autori nga rrethi “Shkrimtarë pa libra” krenohet për auditorin e tij të madh prej miqve të rastit, i cili dëgjon me interes të madh historinë e sajuar nga ai:
“Ndër publikun kishte njerëz të moshës më të ndryshme, kurse kjo që unë kisha shkruar u përkiste njerëzve të moshuar, sepse bëhen aluzione për regjimin para vitit 1989 dhe madje përmenden emra, të cilët të rinjtë nuk i dinë. Përmenden disa emra, për të cilët unë bëra disa sqarime, që të mund të kuptohet tregimi im. Kam përfshirë një protagoniste nga romani i Çarlz Bukovskit – Lidia, e cila është një protagoniste fiktive, një personazh real është përkthyesi Bogdan Rusev, i cili e ka përkthyer romanin. Kurse njeriu i tretë, i cili tashmë nuk është ndër të gjallët, është një njeri, i cili u largua nga veprimtaria aktive që para vitit 1989. Ai ka qenë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare. Emri i tij është Jordan Jotov. Këta tre emra kanë lidhje njëri tjetrin në tregimin tim, që të krijohet subjekti. Në fakt ky ishte një eksperiment i mirë, deri tani nuk kisha shkruar tregim me pjesëmarrjen e njerëzve realë. Ideja ime në fillim ishte të shkruaja diçka groteske dhe absurde, si pasqyrë e shoqërisë dhe kohës.”
Në “top 10” të autorëve dhe librave të cilët ndikuan mbi Edi Rumjan gjatë të gjitha këtyre viteve është Fridrih Djurenmat dhe romani i tij “Drejtësia”. “Para se të fillosh të shkruash duhet të ketë lexuar ti vetë shumë” – thotë autori i ri. Ja përse leximi mbetet një prej veprimtarive, të cilat e zhvillojnë më shumë imagjinatën, mendon Edi Rumjan.
“Njerëzit para se gjithash duhet të lexojnë. Sigurisht që është mirë të shkruhet, por një botues dhe mik imi kishte thënë se kohët e fundit shkrimtarët janë më shumë se lexuesit. Kjo është një tendencë e pafavorshme, sepse këtu nuk bëhet fjalë thjeshtë për një lavdërim para miqve se ti lexon shumë. E vërteta është se leximi të jep mundësi të pranosh pikëpamje të ndryshme dhe në këtë mënyrë njeriu pasurohet. Duke lexuar libra të ndryshëm, njeriu kupton se nuk i pëlqejnë të gjitha librat. Kjo nuk do të thotë se libri është i keq, thjeshtë këndvështrimi i autorit të librit është më i ndryshëm nga këndvështrimi yt. Kjo nuk do të thotë gjithashtu se duhet të heqim dorë nga leximi. Përkundrazi, duhet të lexojmë letërsi të shumëllojshme, por kjo letërsi duhet të zgjidhet nga ne dhe jo ne të lexojmë letërsinë që lexohet nga të tjerët. Jemi duke jetuar në një kohë, ku ndeshemi me hipokrizi të madhe, kam ndjenjën se ajo ekziston edhe në lexim. Për mendimin tim leximi duhet të jetë i sinqertë, nuk mund të lexosh vetëm që të kesh imazh pozitiv. Leximi duhet të jetë brenda teje. Ai edukohet te fëmija nga prindërit, pas kësaj është roli i shkollës.”
Sipas autorit të ri nuk ka shkollë, ku të të mësojnë se si të bëhesh shkrimtar. Ndikimi i jashtëm nuk është i vërtetë dhe ndihet nga publiku. Shkrimi është rezultat i asaj që dëshiron të tregosh para lexuesve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..